Leximi i parë:
Eksodi 32:7-14
Psalm: Psalm
106:19-23
UNGJILLI: Gjoni
5:31-47
-----------------------------------------
Leximi i parë:
Eksodi 32:7-14
7. Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Tani shko, zbrit, sepse
populli yt, që ti nxore nga vendi i Egjiptit, është korruptuar;
8. u larguan shpejt, janë përdalë nga rruga që unë e kisha
urdhëruar të ndiqte; bëri një viç prej metali të shkrirë, u përkul para tij, i
ofroi flijime dhe tha: "O Izrael, kjo është perëndia jote që të nxori nga
vendi i Egjiptit"".
9. Zoti i tha akoma Moisiut: "E pashë këtë popull, dhe ja,
është një popull me qafë të fortë.
10. Më lër, pra, të veproj, në mënyrë që zemërimi im të ndizet
kundër tyre dhe t`i konsumoj; por nga ti do të bëj një komb të madh".
11. Atëherë Moisiu e luti Zotin, Perëndinë e tij, dhe i tha:
"Pse, o Zot, zemërimi yt duhet të ndizet kundër popullit tënd që e nxore
nga vendi i Egjiptit me fuqi të madhe dhe me dorë të fortë?
12. Pse duhet që Egjiptasit të thonë: "Ai i nxori për t`ju
bërë të keq, që të vriten mbi malet dhe për t`i shfarosur nga faqja e
dheut"? Hiq dorë nga zemërimi yt i zjarrtë dhe nga qëllimi yt për t`i bërë
keq popullit tënd.
13. Kujto Abrahamin, Isakun dhe Izraelin, shërbëtorë të tu, të
cilëve u je betuar mbi veten tënde, duke u thënë atyre: "Unë do të
shumëzoj pasardhësit tuaj si yjet e qiellit dhe do t`u jap pasardhësve tuaj
tërë atë vend për të cilin të fola, dhe ata do ta zotërojnë
përjetë"".
14. Kështu Zoti ndryshoi mendim lidhur me të keqen që kishte thënë
se do t`i bënte popullit të tij.
Psalm: Psalm
106:19-23
19. Bënë një viç në Horeb dhe adhuruan një shëmbëlltyrë prej
metali të shkrirë,
20. dhe e ndërruan lavdinë e tyre me shëmbëllytrën e një kau që ha
bar.
21. Harruan Perëndinë, Shpëtimtarin e tyre, që kishte bërë gjëra
të mëdha në Egjipt,
22. mrekullitë në vendin e Kamit, gjëra të tmerrshme në Detin e
Kuq.
23. Prandaj ai foli t`i shfarosë, por Moisiu, i zgjedhuri i tij, u
paraqit mbi të çarën përpara tij për të penguar që zemërimi i tij t`i
shkatërronte.
UNGJILLI: Gjoni
5:31-47
31. Nëse unë dëshmoj për veten time, dëshmia ime nuk është e
vërtetë.
32. Është një tjetër që dëshmon për mua, dhe unë e di se dëshmia
që ai jep për mua është e vërtetë.
33. Ju keni dërguar te Gjoni dhe ai i ka dhënë dëshmi të vërtetës.
34. Tani unë nuk e marr dëshminë nga asnjë njeri, por i them këto
gjëra që ju të shpëtoheni.
35. Ai ishte një kandil që digjet e ndriçon; dhe ju deshët të
gëzoheni për pak kohë në dritën e tij.
36. Por dëshmia që kam unë është më e madhe nga ajo e Gjonit;
sepse veprat që Ati më ka dhënë të kryej, ato vepra që bëj unë, dëshmojnë për
mua, se Ati më ka dërguar.
37. Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua; ju nuk e
keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij,
38. dhe nuk e keni fjalën e tij që të banojë në ju, sepse nuk
besoni në atë që ai ka dërguar.
39. Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë
të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua.
40. Por ju nuk doni të vini tek unë që të keni jetën.
41. Unë nuk marr lavdi nga njerëzit.
42. Por unë ju njoh, që nuk keni dashurinë e Perëndisë në ju.
43. Unë kam ardhur në emër të Atit tim dhe ju nuk më pranoni; po
të vinte ndonjë tjetër në emër të vet, ju do ta pranonit.
44. Si mund të besoni ju, ju që ia merrni lavdinë njëri-tjetrit
dhe nuk kërkoni lavdinë që vjen vetëm nga Perëndia?
45. Mos mendoni se unë ju padis tek Ati; ka kush t`ju padisë:
Moisiu, në të cilin ju kishit varur shpresën tuaj;
46. sepse nëqoftëse ju do t`i kishit besuar Moisiut, do të më
besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua.
47. Por nëqoftëse ju nuk u besoni shkrimeve të tij, si do t`u
besoni fjalëve të mia?``.