Pages

Jesusi "Po të mos shikoni shenja dhe mrekulli, ju nuk besoni" - E Hene 11 Mars 2013


Leximi i parë: Isaia 65:17-21
Psalm: Psalm 30:2, 4-6, 11-12
UNGJILLI: Gjoni 4:43-54
------------------------------------------

Leximi i parë: Isaia 65:17-21

17. "Sepse ja, unë krijoj qiej të rinj dhe një tokë të re, dhe gjërat e mëparshme nuk do të kujtohen më dhe nuk do të vijnë më në mëndje.

18. Por ju gëzohuni dhe ngazëllohuni përjetë për atë që krijoj; sepse, ja, unë krijoj Jeruzalemin për kënaqësinë dhe popullin e tij për gëzimin.

19. Do të kënaqem me Jeruzalemin dhe do të gëzohem me popullin tim; në të nuk do të dëgjohet më asnjë zë vaji ose zë klithme.

20. Nuk do të ketë më në të asnjë fëmijë që të jetojë vetëm pak ditë, as plak që nuk plotëson ditët e tij; sepse i riu do të vdesë njëqind vjeç dhe mëkatari që nuk arrin të njëqind vjetët, do të quhet i mallkuar.

21. Do të ndërtojnë shtëpi dhe do të banojnë në to, do të mbjellin vreshta dhe do të hanë frytin.


Psalm: Psalm 30:2, 4-6, 11-12

2. O Zot, Perëndia im, unë të kam klithur ty, dhe ti më ke shëruar.

4. I këndoni lavde Zotit, ju, shenjtorë të tij, dhe kremtoni shenjtërinë e tij,

5. sepse zemërimi im mban vetëm një çast, por mirësia e tij mban një jetë të tërë. Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.

6. Kur kisha bollëk thoja: "Unë nuk do të prekem kurrë".

11. Ti e ke kthyer vajtimin tim në valle; ma ke hequr grethoren dhe më ke mbushur me gëzim,

12. me qëllim që shpirti im të mund të të këndojë lavdi pa pushim. O Zot, Perëndia im, unë do të të kremtoj përjetë.


UNGJILLI: Gjoni 4:43-54

43. Pra, si kaluan ato dy ditë, ai u nis prej andej dhe shkoi në Galile,

44. sepse vetë Jezusi dëshmoi se një profet nuk nderohet në vendlindjen e vet.

45. Pra, kur arriti në Galile, Galileasit e pritën, sepse kishin parë të gjitha ato që kishte bërë në Jeruzalem gjatë festës, sepse edhe ata kishin shkuar për festë.

46. Jezusi erdhi, pra, përsëri në Kanë të Galilesë, ku e kishte bërë ujin verë. Dhe aty ishte një nëpunës i mbretit, djali i të cilit ishte i sëmurë në Kapernaum.

47. Ky, kur dëgjoi se Jezusi kishte ardhur nga Judeja në Galile, shkoi tek ai dhe iu lut që të zbriste e ta shëronte birin e tij, që ishte gati për vdekje.

48. Atëherë Jezusi i tha: ``Po të mos shikoni shenja dhe mrekulli, ju nuk besoni``.

49. Nëpunësi i mbretit i tha: ``Zot, zbrit para se djali im të vdesë``.

50. Jezusi i tha: ``Shko, djali yt jeton!``. Dhe ai njeri i besoi fjalës që i tha Jezusi dhe shkoi.

51. Pikërisht kur ai po zbriste, i dolën përpara shërbëtorët e vet dhe e informuan duke thënë: ``Djali yt jeton!``.

52. Dhe ai i pyeti ata në cilën orë u bë më mirë; ata i thanë: ``Dje në orën e shtatë e lanë ethet``.

53. Atëherë i ati e kuptoi se ishte pikërisht në atë orë në të cilën Jezusi i kishte thënë: ``Djali yt jeton``; dhe besoi ai dhe gjithë shtëpia e tij.

54. Jezusi bëri edhe këtë shenjë të dytë, kur u kthye nga Judeja në Galile.