Leximi i parë:
Isaia 49:8-15
Psalm: Psalm
145:8-9, 13-14, 17-18
UNGJILLI: Gjoni
5:17-30
------------------------------------------------
Leximi i parë:
Isaia 49:8-15
8. Kështu thotë Zoti: "Në kohën e hirit unë ta kam plotësuar
dëshirën dhe në ditën e shpëtimit të kam ndihmuar; do të të ruaj dhe do të të
bëj aleancën e popullit, për ta ringjallur vendin, për të të shtënë në dorë
trashëgimitë e shkatërruara,
9. për t`u thënë robërve: "Dilni", dhe atyre që janë në
terr: "Shfaquni". Ata do të kullosin gjatë rrugëve dhe në të gjitha
lartësitë e braktisura do të kenë kullotat e tyre.
10. Nuk do të kenë as uri as etje, nuk do të goditen më as nga
vapa as nga dielli, sepse ai që ka mëshirë për ta do t`i udhëheqë dhe do t`i
çojë te burimet e ujit.
11. Do t`i ndryshoj tërë malet e mia në rrugë, dhe rrugët e mia
kryesore do të ngrihen.
12. Ja, këta vijnë nga larg; ja, ata nga veriu dhe nga lindja, dhe
ata nga vendi i Sinimit".
13. Ngazëlloni, o qiej, gëzohu, o tokë, dhe lëshoni britma gëzimi,
o male, sepse Zoti ngushëllon popullin e tij dhe i vjen keq për të pikëlluarit
e tij.
14. Por Sioni ka thënë: "Zoti më ka braktisur, Zoti më ka
harruar".
15. "A mundet një grua të harrojë foshnjen e gjirit dhe të
mos i vijë keq për fëmijën e barkut të saj? Edhe sikur ato të të harrojnë, unë
nuk do të harroj.
Psalm: Psalm
145:8-9, 13-14, 17-18
8. Zoti është i dhemshur dhe mëshirplot, i ngadalshëm në zemërim
dhe i madh në mirësi.
9. Zoti është i mirë me të gjithë dhe plot dhemshuri për të gjitha
veprat e tij.
13. Mbretëria jote është një mbretëri përjet dhe sundimi yt
vazhdon brez pas brezi.
14. Zoti përkrah tërë ata që rrëzohen dhe ngre përsëri në këmbë
tërë ata që janë rrëzuar.
17. Zoti është i drejtë në të gjitha rrugët e tij dhe dashamirës
në të gjitha veprat e tij.
18. Zoti është pranë gjithë atyre që kërkojnë, pranë gjithë atyre
që e kërkojnë në të vërtetë.
UNGJILLI: Gjoni
5:17-30
17. Por Jezusi u përgjigj atyre: ``Im Atë vepron deri më tash, edhe unë veproj``.
18. Për këtë Judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vrisnin, sepse jo
vetëm se shkelte të shtunën, por edhe se thoshte se Perëndia ishte ati i vet,
duke e barazuar veten me Perëndinë.
19. Atëherë Jezusi u përgjgj dhe u tha atyre: ``Në të vërtetë, në
të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç asaj
që sheh se bën Ati; gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri.
20. Sepse Ati e do Birin dhe i dëfton gjithçka që bën vetë; dhe do
t`i dëftojë vepra më të mëdha se këto, që të mrekulloheni.
21. Në fakt ashtu si ati ringjall të vdekurit dhe u jep atyre
jetën, po kështu edhe Biri i jep jetën kujtdo që do.
22. Sepse Ati nuk gjykon asnjë, por gjithë gjyqin ia dha Birit,
23. që të gjithë ta nderojnë Birin ashtu siç nderojnë Atin; kush
nuk e nderon Birin, nuk nderon Atin që e ka dërguar.
24. Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën
time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen
në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë.
25. Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Po
vjen ora, madje ka ardhur, kur të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Birit të
Perëndisë, dhe ata që e kanë dëgjuar do të jetojnë.
26. Sepse, sikurse Ati ka jetë në vetvete, kështu ia ka dhënë dhe
Birit të ketë jetë në vetvete;
27. dhe i ka dhënë gjithashtu autoritet të gjykojë, sepse është
Bir i njeriut.
28. Mos u mrrekulloni për këtë, sepse po vjen ora kur të gjithë
ata që janë në varre do ta dëgjojnë zërin e tij
29. dhe do të dalin prej tyre; ata që kanë bërë të mira, në
ringjallje të jetës, dhe ata që kanë bërë të liga, në ringjalljen e dënimit.
30. Unë s`mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që
dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por
vullnetin e Atit që më ka dërguar.