Pages

Bijë, feja jote të shpëtoi! Shko në paqe!

Leximi i pare: Hebrenjve 12:1-4
Psalmet 22:26-28, 30-32
Ungjilli: Marku 5:21-43

Leximi i pare: Hebrenjve 12:1-4

1 Këndej, pra, edhe ne, të rrethuar me një re kaq të madhe dëshmitarësh, ta flakim tej çdo barrë dhe mëkatin që na pengon dhe të vrapojmë me qëndresë në luftimin që na u caktua, 2 me shikim të drejtuar mbi Autorin dhe Përkryesin e fesë, Jezusin, i cili, në vend të gëzimit që i takonte, duroi kryqin duke e përbuzur turpin dhe ndenji në të djathtën e fronit të Hyjit. 

3 Mendoni, pra, atë që duroi nga ana e mëkatarëve një kundërshtim aq të madh kundër vetes, në mënyrë që ju të mos moliseni dhe të mos ju lëshojë zemra. 4 Ju ende, duke luftuar kundër mëkatit, nuk bëtë qëndresë deri në derdhje të gjakut.

Psalmet 22:26-28, 30-32

26 Prandaj do të të lëvdoj në kuvendin e dheut,
ndër sy të besimtarëve të tu do t’i kryej kushtet.
27 Do të hanë skamnorët e do të ngihen,
do ta lavdërojnë Zotin ata që e kërkojnë:
‘Rroftë zemra e tyre për amshim!’
28 Do të kujtohen e do të kthehen te Zoti
mbarë skajet e tokës,
do të adhurojnë para tij mbarë familjet e kombeve.
30 Atë, vetëm atë do ta adhurojnë
të gjithë ata që pushojnë nën dhe,
para tij do të përmbysen të gjithë ata që kthehen në pluhur.
Kurse shpirti im për të do të jetojë,
31 në shërbim të tij do të jetë fara ime,
breznisë së ardhshme do t’i tregohet për Zotin,
32 për drejtësinë e tij do t’i tregohet popullit që vjen:
“Kështu bëri Zoti”!

Ungjilli: Marku 5:21-43

Vajza e Jairit dhe gruaja që i preku Jezusit petkun
(Mt 9, 18‑26; Lk 8, 40‑56)

21 Kur Jezusi përsëri kaloi me barkë në anën tjetër, ngarendi tek ai turmë e madhe populli. Ai zuri vend në breg të detit. 22 Erdhi një nga kryetarët e sinagogës, që quhej Jair, e, kur e pa, ra në gjunjë para tij 23 dhe i lutej shumë: “E kam vajzën në fill të vdekjes! Eja, vëri duart mbi të që të shërohet e të jetojë!” 24 Jezusi shkoi me të.
I shkonte pas një turmë e madhe dhe furej rreth tij nga çdo anë.

25 Një grua ishte e sëmurë që prej dymbëdhjetë vjetësh nga derdhja e gjakut. 26 Hoqi shumë keq ndër mjekë të ndryshëm e shpenzoi gjithçka pati pa farë dobie ‑ por, ishte edhe më keq. 27 Ajo kishte dëgjuar për Jezusin, hyri në turmë e, pas shpinës, ia preku petkun Jezusit. 28 I thoshte mendja: “Nëse ia prek vetëm petkat, do të shërohem.” 29 Aty për aty iu ndal gjaku e në trupin e vet ndjeu se u shërua nga sëmundja.

30 Jezusi përnjëherë e ndjeu në vete fuqinë që shpërtheu prej tij, u soll në mes të turmës e tha:
“Kush m’i preku petkat?”
31 Nxënësit e tij iu përgjigjën:
“Po a s’e sheh popullin si të furet në katër anët e thua: ‘Kush më preku’“
32 Ai shikoi përreth për të parë atë që e kishte prekur.
33 Gruaja, plot frikë e tmerr, sepse e dinte se ç’i ndodhi, u afrua, ra me fytyrë për dhe para tij dhe tregoi tërë të vërtetën. 34 Ai i tha: “Bijë, feja jote të shpëtoi! Shko në paqe! Dhe ji e shëruar nga sëmundja jote!”

35 Ndërsa Jezusi ende po fliste, erdhën prej shtëpisë së kryetarit të sinagogës dhe i thanë: “Vajza jote vdiq. Pse ta trazosh më Mësuesin?” 36 Kur Jezusi dëgjoi ç’thanë, i tha kryetarit të sinagogës: “Mos ki frikë! Ti vetëm beso!” 37 Jezusi nuk lejoi ta përcjellë askush tjetër, përveç Pjetrit, Jakobit e Gjonit, vëllait të Jakobit. 38 Arritën te shtëpia e kryetarit të sinagogës. Jezusi vuri re një pështjellim të madh e njerëz që qanin e vajtonin me zë të lartë. 39 Hyri dhe u tha: “Pse bërtitni e vajtoni? Fëmija nuk ka vdekur, por fle.” Ata e përqeshën.

40 Jezusi atëherë i nxori përjashta të gjithë. Me vete mori të atin e t’ëmën e fëmijës e përcjellësit e vet dhe hyri atje, ku ishte fëmija. 41 E kapi fëmijën për dore e i tha: “Talitha kum!” që do të thotë: “Vajzë, unë po të them: çohu!” 42 Vajza aty për aty u ngrit e nisi të ecë. Ishte dymbëdhjetë vjeçe. Të gjithë mbetën pa masë të habitur. 43 Jezusi u urdhëroi rreptësisht të mos ia tregojnë askujt ngjarjen dhe u tha t’i japin vajzës të hajë.


Jezusi sheron te djallosurin

Leximi i pare: Hebrenjve 11:32-40
Psalmet 31:20-24
Ungjilli: Marku 5:1-20 

Leximi i pare: Hebrenjve 11:32-40

32 Po çka të them më? Nuk do të më dilte koha të flas për Gjedeonin, për Barakun, për Samsonin, për Jeftin, për Davidin, për Samuelin dhe për profetët, 33 të cilët me anë të fesë nënshtruan mbetëri, vunë në veprim drejtësinë, fituan premtimet, mbyllën gojën e luanëve, 34 shuan fuqinë e zjarrit, shpëtuan nga tehu i shpatës, u shëruan nga sëmundjet, u dëftuan trima të fortë në luftë, zmbrapsën ushtritë e të huajve. 35 Disa gra i fituan, me anë të ngjalljes, të vdekurit e vet. Të tjerë, të vënë në mundime, nuk e pranuan faljen, që të fitonin një ngjallje më të mirë. 36 Prapë disa të tjerë sprovuan poshtërime, frushkullime, madje, edhe pranga dhe burgje; 37 u vranë me gurë, u sharruan, u prenë me teh të shpatës, u enden të veshur me lëkura delesh, me lëkura dhish, në skamje, të nëpërkëmbur, të marrë me të keq 38 - bota nuk ishte e denjë për ta - endeshin nëpër shkretëtirë, nëpër male, nëpër shpella dhe nëpër gropa dheu. 39 Të gjithë këta, edhe pse e morën dëshminë e mirë me anë të fesë, megjithatë, nuk morën çka u qe premtuar, 40 sepse Hyji parapa diçka më të mirë për ne: që pa ne ata të mos e arrijnë përsosmërinë.

Psalmet 31:20-24

20 Oh, sa e madhe është mirësia jote, o Zot,
të cilën e ruan për ata që të druajnë,
e ke përgatitur për ata që shpresojnë në ty
në sy të bijve të Adamit.
21 Ti i fsheh në strehën e fytyrës sate
larg nga ngatërresat e njerëzve,
i strehon në Tendën tënde
larg nga gjuhët ngatërrestare.
22 Qoftë bekuar Zoti që më pajisi
me mirësi të mrekullueshme në qytet të fortë!
23 Ndërsa në vështirësinë time mendoja:
“I përjashtuar jam prej syve të tu!”,
por ti e dëgjove zërin e lutjes sime
kur drejt teje lëshova kushtrimin.
24 Duani Zotin, të gjithë shenjtërit e tij:
ai i ruan besimtarët e vet,
por edhe atë që vepron me madhështi
Zoti e shpaguan sipas meritave.

Ungjilli: Marku 5:1-20

SHËRIMI I TË DJALLOSURIT NGA GERAZA


1 Arritën matanë detit në krahinën e gerazenëve.
2 Posa Jezusi doli prej lundrës (menjëherë) nga varrezat i doli përpara një njeri që kishte djallin në trup. 3 Ky banonte në varreza. Askush nuk mundte më as ta lidhë në hekura. 4 Shpesh e kishin lidhur në pranga e zinxhirë, por ai i copëtonte prangat e i këpuste zinxhirët. Askush s’ishte më i zoti ta zotërojë. 5Gjithë natën e ditën nëpër varre e nëpër male bërtiste e rrahte veten me gurë.
6 Kur prej së largu e pa Jezusin, u lëshua me vrap, ra para tij përmbys për dhe, 7 e atëherë, me sa zë pati, bërtiti:
“Çka do prej meje, Jezus, Biri i Hyjit tejet të Lartë? Po të përbej në Hyjin mos më mundo!”
8 Sepse Jezusi i kishte thënë: “Shpirti i ndytë, dil prej këtij njeriu!”
9 Atëherë Jezusi e pyeti:
“Si quhesh?”
“Quhem Legjion ‑ u përgjigj ai ‑ sepse jemi shumë.”
10 Ai i lutej shumë Jezusit që të mos i dëbonte prej asaj krahine.
11 Tashti, aty në rrëzë të malit po kulloste një tufë e madhe thish. 12 Shpirtrat e ndytë e përbenin:
“Na dërgo ndër thi të hyjmë në ta.”
13 Ai i lejoi. Shpirtrat e ndytë, pasi dolën, hynë në thi dhe tufa, afërsisht dy mijë copë ‑ u lëshuan me turr nga gremina, kërceu në det dhe u mbyt.
14 Barinjtë ndërkaq ikën dhe e përhapën lajmin nëpër qytet e fshatra. Njerëzit shkuan të shohin ç’kishte ndodhur. 15 Erdhën te Jezusi dhe, kur e panë të djallosurin, që kishte pasur në trup një legjion të tërë, ndenjur, të veshur dhe shëndosh në mend, i kapi frika. 16 Ata që kishin parë me sytë e vet u treguan si ndodhi puna me të djallosurin dhe me thitë. 17 Atëherë ata filluan t’i luten Jezusit të largohet prej krahinës së tyre.
18 Kur Jezusi hyri në barkë, ai që kishte qenë i djallosur zuri t’i lutej ta merrte me vete. 19 Jezusi nuk e lejoi, por i tha:
“Shko në shtëpinë tënde te familja jote e tregoju ç’nder të bëri Zoti dhe si pati mëshirë për ty.”
20 Ai shkoi dhe filloi të tregojë nëpër Dekapolis gjithçka Jezusi bëri për të. Gjithkush mrekullohej.


Lum ata që janë të pastër në zemër sepse do ta shohin Hyjin

Leximi i pare: Sofonia 2:3; 3:12-13
Psalmet 146:5-9
Leximi i dyte: 1 e Korintasve 1:26-31
Ungjilli: Mateu 5:1-12

Leximi i pare: Sofonia 2:3; 3:12-13

3 Kërkojeni Zotin,
të gjithë ju, të përvuajturit e tokës,
ju që i kryeni urdhërimet e tij!
Kërkoni drejtësinë, kërkoni butësinë,
që disi të mund të fshiheni
Ditën e zem’rimit të Zotit!
12 Do të bëj në mjedisin tënd të qëndrojë
populli i përvuajtur e i varfër!
Në emër të Zotit do të kërkojë strehim
Teprica e Izraelit.
13 Paudhësi nuk do të bëjnë më,
rrena më nuk do të thonë,
në gojë të tyre s’do të gjendet më
gjuhë gënjyese!
Por do të kullosin e do të mrizojnë
pa pasur kush t’i shqetësojë!”

Psalmet 146:5-9

5 Lum ai qė ka Perėndinė e Jakobit si ndihmė, shpresa e tė cilit ėshtė tek Zoti, Perėndia i tij,
6 qė ka krijuar qiejtė dhe tokėn, detin dhe gjithēka ėshtė nė to, qė ruan besnikėrinė pėrjetė,
7 qė u jep tė drejtė tė shtypurve dhe ushqim tė uriturve. Zoti ēliron tė burgosurit.
8 Zoti u hap sytė tė verbėrve, Zoti ngre ata qė janė rrėzuar, Zoti i do tė drejtėt.
9 Zoti mbron tė huajt, ndihmon jetimin dhe gruan e ve, por pėrmbys udhėn e tė pabesėve.

Leximi i dyte: 1 e Korintasve 1:26-31

26 Jo, po, vëllezër, pleqëroni kush jeni ju që e morët thirrjen e Hyjit? S’ka ndër ju shumë të dijshëm për sy të njerëzve, as shumë të fuqishëm, as shumë bujarë! 27 Por, Hyji zgjodhi të marrët në sy të botës për t’i turpëruar të mençurit dhe të dobëtit në sy të botës i zgjodhi Hyji, për t’i turpëruar të fortët; 28 dhe jo bujarët e botës e të përbuzurit i zgjodhi Hyji, mu edhe ata që nuk janë, që t’i asgjësojë ata që janë, 29 në mënyrë që asnjë njeri të mos mburret para Hyjit. 30 Po, Ai bëri “që ju të jeni” në Krishtin Jezus, i cili u bë për ne dije që vjen prej Hyjit, drejtësi, shenjtërim dhe shpërblim, 31 siç thotë Shkrimi i shenjtë:
‘Kush mburret, le të mburret në Zotin.’

Ungjilli: Mateu 5:1-12

1 Jezusi, kur pa turmën, u ngjit në mal. Kur u ul, iu afruan nxënësit e tij. 2Atëherë mori fjalën dhe i mësoi duke thënë:

Lumturitë
(Lk 6, 20‑23)

3 “Lum skamnorët në shpirt
sepse e tyre është Mbretëria e qiejve!
4 Lum ata që qajnë
sepse do të ngushëllohen!
5 Lum ata që janë të butë
sepse do ta trashëgojnë tokën!
6 Lum ata që kanë uri e etje për drejtësi
sepse do të ngihen!
7 Lum të mëshirshmit
sepse do të gjejnë mëshirë!
8 Lum ata që janë të pastër në zemër
sepse do ta shohin Hyjin.
9 Lum pajtuesit
sepse do të quhen bijtë e Hyjit.
10 Lum ata që salvohen pse kryejnë çka Hyji kërkon
sepse e tyre është Mbretëria e qiejve.
11 Të lumët ju kur t’ju shajnë e t’ju salvojnë dhe kur, për shkakun tim, t’i thonë të gjitha të zezat kundër jush, por në rrenë! 

12 Gëzohuni e galdoni, sepse i madh do të jetë shpërblimi juaj në qiell! Jo po, kështu I persekutuan edhe profetët para jush!”


Pse jeni frikacakë? Po a ende nuk besoni?

Leximi i pare: Hebrenjve 11:1-2, 8-19
Luka 1:69-75
Ungjilli: Marku 4:35-41

Leximi i pare: Hebrenjve 11:1-2, 8-19

1 Feja është një mënyrë të pasuri të gjërave që shpresohen, mjet të njihen gjërat që nuk shihen. 2 Në fuqi të saj, madje, të parët tanë fituan një dëshmi të mirë.

8 Me anë të fesë Abrahami, kur qe grishur, dëgjoi të çohet dhe të niset drejt vendit që do ta fitonte në trashëgim; e la vendin edhe pse nuk dinte se ku do të shkonte. 9 Me anë të fesë erdhi të banojë në tokën e premtuar si në tokën e huaj dhe jetoi nën tenda me Izakun dhe me Jakobin, bashkëtrashëgimtarët e të njëjtit premtim, 10 sepse priste Qytetin me themele të palëkundshme, arkitekti dhe ndërtuesi i të cilit është Hyji.

11 Me anë të fesë - edhe vetë Sara beronjë - fitoi mundësinë të bëhej nënë - megjithëse i kishte kaluar mosha - sepse e mbante besnik Atë që i dha premtimin. 12 Këndej, prej një njeriu - dhe ai gati i vdekur, lindi një shumicë e madhe porsi yjet në qiell dhe rëra e panumërueshme në bregun e detit.

13 Të gjithë këta vdiqën në fe pa marrë çka u qe premtuar. Ata vetëm e vërejtën prej së largu dhe e përshëndetën duke pranuar se janë të huaj dhe udhëtarë përmbi tokë. 14 Vërtet, ata që flasin kështu, dëftojnë qartë se kërkojnë atdheun. 15 Patjetër, po të kishin menduar për atdheun prej të cilit dolën, do të kishin pasur kohë të ktheheshin. 16 Por, tashti, ata dëshirojnë një atdhe më të mirë - d. m. th. atë qiellore. Për këtë arsye Hyjit nuk i vjen turp të quhet Hyji i tyre: vërtet, Ai ua ka bërë gati Qytetin.

17 Me anë të fesë, Abrahami, i vënë në provë, e flijoi Izakun. Flijonte djalin e vetëm ai që kishte marrë premtimin, 18 të cilit i qe thënë: »Pasardhësit e tu do të rrjedhin prej Izakut«, 19 plotësisht i bindur se Hyji mund të ngjallë edhe të vdekurit. Prandaj edhe e rifitoi - dhe qe një shëmbëlltyrë.

Luka 1:69-75

69 Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë
në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
70 sikurse premtoi kaherë me gojë të profetëve të tij të shenjtë:
71 se do të na shpëtojë prej armiqve tanë dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;
72 se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë e do t’i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë
73 e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë, se do të na e bëjë të mundshme 
74 t’i shërbejmë pa frikë, të çliruar nga duart e armikut 
75 në shenjtëri e drejtësi para tij për çdo ditë të jetës sonë.

Ungjilli: Marku 4:35-41

Fashitja e detit
(Mt 8, 23‑27; Lk 8, 22‑25)

35 Po atë ditë, kur u err, u tha nxënësve: “Të kalojmë matanë!”
36 Ata e nisën popullin, kurse Jezusin e morën ashtu siç ishte në lundër. E përcillnin edhe lundra të tjera. 37 Ndërkaq, u çua një stuhi e madhe. Valët e detit u tërbuan aq sa hidheshin brenda e gati e mbushën me ujë. 38 Jezusi po flinte në nënkresë. E zgjuan dhe i thanë: “Mësues! A nuk shqetësohesh që po mbytemi?”
39 Ai u zgjua i urdhëroi erës dhe i tha detit: “Qetësohu! Shuaj!”
Era pushoi e u bë fashë e madhe.
40 Atëherë u tha: “Pse jeni frikacakë? Po a ende nuk besoni?”
41 Ata i kapi frikë e madhe dhe i thoshin njëri‑tjetrit:
“Vallë, kush është ky të cilit po i nënshtrohen era dhe deti?”


Vendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka për të vepruar.

Leximi i pare: Hebrenjve 10:32-39
Psalmet 37:3-6, 23-24, 39-40
Ungjilli: Marku 4:26-34 

Leximi i pare: Hebrenjve 10:32-39

32 Dhe tani sillni ndërmend ditët e mëparshme, në të cilat, pasi u ndriçuat, keni duruar një luftë të madhe vuajtjesh, 33 herë duke u bërë objekt fyerjesh dhe mundimesh, herë duke u solidarizuar me ata që trajtoheshin në këtë mënyrë. 34 Sepse treguat dhembje për mua në prangat e mia dhe keni pranuar me gëzim t`ju zhveshin nga pasuria juaj, duke ditur se keni për veten tuaj një pasuri më të mirë e të qëndrueshme në qiej. 35 Mos e hidhni tej guximin tuaj, që do të ketë një shpërblim të madh. 36 Sepse ju keni nevojë për ngulm që mbasi, të bëni vullnetin e Perëndisë, të merrni gjërat e premtuara. 37 ``Edhe fort pak kohë, edhe ai që duhet të vijë do të vijë dhe nuk do të vonojë. 38 Dhe i drejti do të jetojë prej besimit; por ne qoftë se ndokush tërhiqet prapa, shpirti im nuk do të gjejë pëlqim në të``. 39 Por ne nuk jemi nga ata që tërhiqen prapa për humbje, por nga ata që besojnë dhe i ruajnë shpirtrat e tyre.

Psalmet 37:3-6, 23-24, 39-40

3 Ki besim tek Zoti dhe bëj të mira; bano vendin dhe shto besnikërinë.
4 Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate.
5 Vendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka për të vepruar.
6 Ai do të bëjë të shkëlqejë drejtësia jote si drita dhe ndershmëria e saj si mesdita.
23 Hapat e njeriut i drejton Zoti, kur atij i pëlqejnë rrugët e tij.
24 Por kur njeriu rrëzohet, nuk shtrihet për tokë, sepse Zoti e mban për dore.
39 Por shpëtimi i të drejtëve vjen nga Zoti; ai është kështjella e tyre në kohën e fatkeqësisë.
40 Dhe Zoti i ndihmon dhe i ēliron; i ēliron nga të pabesët dhe i shpëton, sepse kanë gjetur strehë tek ai.

Ungjilli: Marku 4:26-34

Shëmbëlltyra e farës që rritet vetvetiu

26 Dhe vazhdoi: “Mbretëria e Hyjit është porsi kur njeriu e hedh farën në dhe. 27 Si të flejë si të rrijë zgjuar natë e ditë, fara mbin, rritet ‑ pa ditur ai se si. 28 Toka vetvetiu qet bimën; më parë kërcyllin, pastaj kallirin e në fund kallirin plot kokrra. 29 E posa fryti piqet, i vë draprin, sepse është koha e korrjes.”

Shëmbëlltyra e farës së sinapit
(Mt 13, 31‑32; Lk 13, 18‑19)

30 Dhe thoshte: “Me çka ta krahasojmë Mbretërinë e Hyjit? Ose me çfarë krahasimi ta paraqesim? 31 Ajo i përngjet kokrrës së sinapit që është më e vogla ndër farëra kur hidhet në dhe; 32 por, kur mbillet, rritet e bëhet më e madhe se të gjitha perimet; lëshon degë të mëdha, aq sa zogjtë e malit banojnë nën hijen e saj.”

Përdorimi i shëmbëlltyrave
(Mt 13, 34‑35)

33 Me shumë shëmbëlltyra si këto ua shpallte Fjalën, ashtu si ishin të zotët ta kuptojnë; 34 por pa shëmbëlltyra atyre nuk u fliste asgjë, kurse nxënësve ua shtjellonte veçmas të gjitha.


Të korrat janë të mëdha e punëtorë janë pak!

Leximi i pare: 2 e Timoteut 1:1-8
Psalmet 96:1-3, 7-8, 10
Ungjilli: Luka 10:1-9


Leximi i pare: 2 e Timoteut 1:1-8

1 Pali, apostulli i Krishtit Jezus për vullnet të Hyjit i dërguar për të shpallur jetën e premtuar që është në Krishtin Jezus: 2 Timoteut, birit të dashur: hir, mëshirë, paqe prej Hyjit Atë dhe prej Krishtit Jezus, Zotit tonë.

Falënderim Hyjit

3 E falënderoj Hyjin, të cilit i shërbej, sikurse edhe të parët e mi, me ndërgjegje të pastër, ndërsa pa pushim të kujtoj në lutja të mia natë e ditë. 4Dhe, kur më bien në mend lotët e tu, më kap një dëshirë e madhe të të shoh ty që të mbushem me gëzim. 5 Kujtoj fenë e çiltër që është në ty, që më parë ishte në gjyshen tënde Loidën dhe në nënën tënde Eunikën dhe jam i bindur se banon edhe në ty.

6 Këndej të përkujtoj ta ringjallësh dhuratën e hirit të Hyjit që është në ty në saje të vënies së duarve të mia. 7 Sepse Hyji nuk na e ka dhënë shpirtin e frikës, por përkundrazi, shpirtin e virtytit, të dashurisë dhe të urtisë. 8 Prandaj mos të të vijë turp ta dëshmosh Zotin tonë, as mua të burgosurin e tij, por hiq keq bashkë me mua për Ungjill duke u mbështetur në fuqinë e Hyjit, 

Psalmet 96:1-3, 7-8, 10

Zoti mbret dhe gjykatës

1 Këndoni Zotit një këngë të re!
Mbarë toka le t’i këndojë Zotit!
2 Këndoni Zotit, bekojeni Emrin e tij,
shpalleni si një ditë për ditë shpëtimin e tij!
3 Kumtojeni ndër paganë lavdinë e tij,
ndër mbarë popujt mrekullitë e tija!
7 Jepni Zotit, familjet e popujve,
jepni Zotit nder e fuqi,
8 jepjani Zotit nderin e Emrit të tij!
Kushtoni dhurata e hyni në pallatet e tija,
10 Shpallni ndër paganë: “Mbret është Zoti”!
Ai e mban botën që të mos shkatërrohet;
i gjykon popujt me drejtësi.


Ungjilli: Luka 10:1-9

1 Pastaj Zotëria i zgjodhi edhe shtatëdhjetë [e dy] nxënës të tjerë dhe i dërgoi nga dy [e dy] përpara vetes në çdo qytet dhe vend, ku mendonte të shkonte. 2 U thoshte:

“Të korrat janë të mëdha e punëtorë janë pak! Luteni të zotin e të korrave të çojë punëtorë në të korrat e veta. 3 Shkoni! Ja, po ju dërgoj porsi qengja mes ujqish! 4 Mos merrni me vete as qese, as strajcë, as sandalet e mos përshëndetni udhës askënd! 

5 Në cilëndo shtëpi të hyni, më parë thoni: ‘Paqja me këtë shtëpi!’ 6 Po qe se është aty ndokush mik i paqes, mbi të do të zbresë paqja juaj; po qe se s’është asnjë, do të kthehet te ju. 

7 Rrini në atë shtëpi! Hani e pini çka t’u ketë qëlluar; sepse punëtori ka tagër në rrogën e vet. Mos kaloni prej një shtëpie në një tjetër!

8 Në çdo qytet që të hyni e t’ju pranojnë, hani çka t’ju vënë përpara. 9 Shëroni të sëmurët që janë në të e thuajini popullit: ‘U afrua Mbretëria e Hyjit!’



Dilni në mbarë botën e predikojani Ungjillin të gjithë njerëzve

Leximi i pare: Veprat e Apostujve 22:3-16
Psalmet 117:1-2
Ungjilli: Marku 16:15-18


Leximi i pare: Veprat e Apostujve 22:3-16

3 “Unë jam hebre, i lindur në Tarsin e Cilicisë, por që u rrita në këtë qytet e te këmbët e Gamalielit u edukova sipas Ligjit të të vjetërve: isha zelltar i Hyjit ashtu siç jeni edhe ju sot e kësaj dite. 4 Këtë Udhë e kam salvuar deri në vdekje, i kam hedhur në pranga dhe kam burgosur burra e gra, 5
si mund të ma bëjnë dëshmi edhe kryeprifti dhe paria. Prej atyre kam marrë edhe letrat për të burgosur vëllezërit në Damask dhe qesh nisur që edhe ata atje t’i bie të lidhur në Jerusalem për t’i ndëshkuar.”

Pali tregon kthimin e vet
(Vap 9, 1‑19; 26, 12‑18)

6 “Ndërsa po udhëtoja dhe po i afrohesha Damaskut, papritmas, rreth mesditës, prej qiellit më shndriti një dritë e madhe, 7 unë rashë për dhe e dëgjova një zë që më tha: ‘Saul, Saul, pse po më salvon?’ 8 Unë u përgjigja: ‘Kush je, o Zot?’ Ai më tha: ‘Unë jam Jezusi, Nazarenasi, të cilin ti e salvon!’ 9Ata që ishin me mua, dritën njëmend e panë, por zërin e atij që fliste me mua nuk e dëgjuan. 10 Atëherë thashë: ‘Çka duhet të bëj, o Zot?’ E Zoti më tha: ‘Çohu e shko në Damask e atje do të të thuhet çka duhet të bësh. 11 Pasi prej shkëlqimit të asaj drite më nuk shihja, shoqëruesit e mi më morën për dore e arrita në Damask.
12 Një farë Ananie, zbatues besnik i Ligjit, i cili gëzonte zë të mirë ndër hebrenj që banonin atje ‑ 13 erdhi tek unë dhe, si m’u afrua më tha: ‘Vëlla Saul, rifitoje dritën e syve!’ Dhe unë, aty për aty e rifitova të parët e syve. 14Ai vijoi: ‘Hyji i etërve tanë caktoi ta njohësh vullnetin e tij, ta shohësh të Drejtin e ta dëgjosh zërin prej gojës së tij, 15 sepse do të jesh dëshmitari i tij para të gjithë njerëzve për të gjitha ato që ke parë e dëgjuar. 16 Ç’ke që ngurron? Ngrihu, pagëzohu dhe laji mëkatet e tua duke e thirrur në ndihmë Emrin e tij!’”

Psalmet 117:1-2

1 ALELUJA!
Lavdërojeni Zotin, o kombe të gjitha,
madhërojeni së bashku, o popuj të gjithë!
2 Sepse e madhe është dashuria e tij ndaj nesh,
besnikëria e Zotit qëndron për amshim!

Ungjilli: Marku 16:15-18

15 Dhe u tha: “Dilni në mbarë botën e predikojani Ungjillin të gjithë njerëzve. 16 Kush do të besojë e do të pagëzohet, do të shëlbohet, ndërsa kush s’do të besojë, do të dënohet. 17 Shenjat që do t’i përcjellin ata që do të besojnë, janë këto: 
  • në emër tim do t’i dëbojnë djajtë, 
  • do të flasin gjuhë të reja; 
  • 18 [në duar] do t’i marrin gjarpërinjtë e, nëse do të pijnë ndonjë gjë që sjell vdekjen, nuk do t’u bëjë keq. 
  • Do t’i vënë duart mbi të sëmurë, e këta do të shërohen.”



Ja nëna ime e vëllezërit e mi!

Leximi i pare: Hebrenjve 10:1-10
Psalmet  40:1, 3, 6-7, 9-10
Ungjilli: Marku 3:31-35

Leximi i pare: Hebrenjve 10:1-10

1 Feja është një mënyrë të pasuri të gjërave që shpresohen, mjet të njihen gjërat që nuk shihen. 
2 Në fuqi të saj, madje, të parët tanë fituan një dëshmi të mirë. 
3 Me anë të fesë e dimë se botërat u trajtuan prej fjalës së Hyjit, në mënyrë që çka shihet u përftua nga ato që nuk shihen. 
4 Me anë të fesë Abeli i kushtoi Hyjit fli më të mirë se Kaini. Me anë të saj mori dëshminë se është i drejtë - Hyji u dha dëshmi dhuratave të tij - dhe, me anë të saj, edhe pse i vdekur, ende flet. 
5 Me anë të fesë Henoku u ndërrua vendit që të mos e shohë vdekjen dhe më nuk u gjet, sepse Hyji i ndërroi vend. E njëmend, para mbartjes mori dëshminë se i kishte pëlqyer Hyjit. 
6 Por pa fe nuk është e mundshme t’i pëlqehet Hyjit, sepse ai që i afrohet duhet të besojë se Hyji është dhe se i shpërblen ata që e kërkojnë. 
7 Me anë të fesë Noehi, i mësuar prej Hyjit për gjëra që ende nuk shiheshin, i bindur në shpirt, e punoi arkën për shpërtimin e familjes së vet; me anë të së cilës e dënoi botën dhe u bë trashëgimtari i drejtësisë që vjen nga feja. 
8 Me anë të fesë Abrahami, kur qe grishur, dëgjoi të çohet dhe të niset drejt vendit që do ta fitonte në trashëgim; e la vendin edhe pse nuk dinte se ku do të shkonte. 
9 Me anë të fesë erdhi të banojë në tokën e premtuar si në tokën e huaj dhe jetoi nën tenda me Izakun dhe me Jakobin, bashkëtrashëgimtarët e të njëjtit premtim, 
10 sepse priste Qytetin me themele të palëkundshme, arkitekti dhe ndërtuesi i të cilit është Hyji.

Psalmet 40:1, 3, 6-7, 9-10

1 Unė kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin, dhe ai u pėrkul mbi mua dhe dėgjoi britmėn time.
3 Ai vuri nė gojėn time njė kantik tė ri pėr tė lėvduar Perėndinė tonė; shumė njerėz kanė pėr ta parė kėtė, do tė dridhen dhe do t`i besojnė Zotit.
6 Ti nuk kėnaqesh as me flijime as me oferta; mė ke shpuar veshėt. Ti nuk ke kėrkuar as olokauste as flijime pėr mėkatin.
7 Atėherė unė thashė: "Ja, po vij. Nė rrotullin e librit shkruhet pėr mua.
9 E shpalla drejtėsinė tėnde nė kuvendin e madh; ja, unė nuk i mbaj buzėt tė mbyllura, o Zot, ti e di kėtė.
10 Nuk e kam fshehur drejtėsinė tėnde nė zemrėn time; kam shpallur besnikėrinė tėnde dhe shpėtimin tėnd; nuk e kam fshehur mirėsinė tėnde as tė vėrtetėn tėnde para kuvendit tė madh.

Ungjilli: Marku 3:31-35

Nëna dhe vëllezërit e Jezusit
(Mt 12, 46‑50; Lk 8, 19‑21)

31 Ndërkaq erdhën nëna e tij dhe vëllezërit e tij. Zunë vend përjashta dhe dërguan dikë ta thërrasë. 
32 E kishin rrethuar shumë njerëz. Po i thonë: “Nëna jote dhe vëllezërit e tu janë përjashta e po të kërkojnë.”
33 Ai u përgjigj: “Kush është nëna ime e kush janë vëllezërit e mi?”
34 Dhe, si ua hodhi sytë rreth e rrotull atyre që rrinin përreth tij, tha:
“Ja nëna ime e vëllezërit e mi! 
35 Sepse, kushdo e kryen vullnetin e Hyjit, ai është vëllai im, motra ime e nëna!”


Por kush ta shajë Shpirtin Shenjt, ai s’do të ketë falje për amshim

Leximi i pare: Hebrenjve 9:15, 24-28
Psalmet  98:1-6
Ungjilli: Marku 3:22-30

Leximi i pare: Hebrenjve 9:15, 24-28

15 Për këtë arsye Ai është Ndërmjetësi i Besëlidhjes së re që - me anë të vdekjes për shpërblim të fajeve të bëra në kohën e Besëlidhjes së parë - të grishurit ta fitojnë trashëgimin e përjetshëm të premtuar. 24 Sepse Krishti nuk hyri në Shenjtëroren e Shenjtëroreve të punuar me dorë, që është vetëm shëmbëllesë e thjeshtë e asaj të vërtetës, por drejt në qiell: që tani të ndërmjetësojë për ne para fytyrës së Hyjit. 25 Jo veç, që shumë herë ta flijojë vetveten sikurse kryeprifti çdo vit hyn në Shenjtëroren e Shenjtëroreve me gjak të huaj; 26 - përndryshe do t’i ishte dashur të pësojë shumë herë që prejkrijimit të rruzullit. Por tani u dëftua një herë të vetme - në mbarimin e kohës - për ta asgjësuar mëkatin me anën e flijimit të vetvetes. 27 Dhe, sikurse njerëzve u duhet një herë të vdesin - e pastaj vjen gjyqi - 28kështu edhe Krishti: u flijua vetëm një herë për të shlyer mëkatet e të gjithëve, kurse herën e dytë - jo më në lidhje me mëkate - do t’u duket atyre që e presin për t’u shëlbuar.

Psalmet  98:1-6

Zoti gjykatës i tokës

1 Psalm.
Këndoni Zotit një këngë të re,
sepse bëri vepra të mrekullueshme!
Ngadhënjeu me fuqi të së djathtës së vet,
me fuqi të krahut të vet të shenjtë.
2 Zoti e dëftoi shpëtimin e vet,
përpara paganëve e zbuloi drejtësinë e vet.
3 I ra ndër mend dashuria dhe besnikëria e vet
kundrejt shtëpisë së Izraelit.
Të gjitha skajet e botës e panë
shëlbimin e Hyjit tonë.
4 Mbarë toka le t’i brohorisë Zotit,
le të gëzojë, të duartrokasë e të këndojë.
5 Këndoni Zotit me harpë,
me tinguj veglash muzikore,
6 me trumbetë e me zë të pipëzës së bririt,
brohoritni para fytyrës së Zotit, Mbret!

Ungjilli: Marku 3:22-30

22 Kurse skribët që zbritën nga Jerusalemi, thoshin:
“E ka në trup Beelzebulin e me anë të kryetarit të djajve i dëbon djajtë”
23 Ai i thirri t’i afrohen dhe filloi t’u flasë me shëmbëlltyra:
“Si është e mundur që Djalli ta dëbojë djallin. 24 Në qoftë se një mbretëri çohet kundër vetvetes, ajo shkatërrohet. 25 Po ashtu edhe ajo shtëpi që çohet kundër vetvetes, shkatërrohet. 26 Nëse, pra, Djalli çohet kundër vetvetes dhe përçahet, ai shpartallohet ‑ i erdhi fundi! 27 Dhe dihet që s’ka njeri që mund të hyjë në shtëpinë e të fortit dhe t’ia marrë plaçkat pa e lidhur atë më parë. Vetëm atëherë mund t’ia plaçkisë shtëpinë.
28 Për të vërtetë po ju them: njerëzve do t’ju falen të gjitha mëkatet e blasfemitë, me të cilat do të blasfemojnë, 29 por kush ta shajë Shpirtin Shenjt, ai s’do të ketë falje për amshim; është fajtor i një mëkati të përhershëm. 30Sepse thoshin: “Ka qoftëlargun në trup!”