Leximi i parë: 1 e Korintasve 1:3-9
Psalm: Psalm 138:1-5
UNGJILLI: LUKA 17:11-19
Leximi i parë: 1 e Korintasve 1:3-9
3 Paçi hir e paqe prej Hyjit, Atit tonë,
dhe prej Zotit Jezu Krisht!
4 Përherë i faleminderit Hyjit tim për ju që ju dha hirin hyjnor me anë të Krishtit Jezus,
5 sepse në Krishtin ju u bëtë të pasur me gjithçka ‑ në çdo fjalë e në çdo dije.
6 Kështu, aq u përforcua në ju dëshmia e Krishtit,
7 sa që nuk ju mungon asnjë dhuratë juve që pritni Zbulimin e Zotit tonë Jezu Krishtit.
8 Por edhe Ai do t’ju forcojë deri në fund që të jeni pa mungesa në Ditën e Zotit tonë Jezusit (Krisht).
9 Besnik është Hyji që ju thirri në shoqërinë e Birit të vet, Jezu Krishtit, Zotit tonë.
Psalm: Psalm 138:1-5
Himn falënderimi
1 I Davidit.
Me gjithë shpirt të falënderoj, o Zot,
sepse i dëgjove fjalët e gojës sime.
Të këndoj në praninë e engjëjve,
2 adhuroj në drejtim të Tempullit tënd të shenjtë.
E lavdëroj Emrin tënd
për dashurinë e besnikërinë tënde,
sepse e madhërove tesve premtimin tënd.
3 Sa herë të thirra në ndihmë, ti më vështrove,
shpirtit tim ia kërthndeze fuqitë.
4 Do të të lavdërojnë, o Zot, të gjithë mbretërit e tokës
sepse i dëgjuan premtimet e gojës sate.
5 Do t’i këndojnë udhët e Zotit,
sepse e madhe është lavdia e Zotit;
UNGJILLI: LUKA 17:11-19
Shërimi i dhjetë të gërbulurve
11 Duke udhëtuar për
12 Kur hyri në një fshat [i] dolën para dhjetë të gërbulur. Ata zunë vend larg
13 e filluan të bërtasin: “Jezus, Mësues, ki mëshirë për ne!”
14 Kur i pa u tha: “Shkoni e paraqitjuni priftërinjve!”
E ndodhi që, ndërsa po shkonin, u
pastruan.
15 Njëri prej tyre, si pa se u shërua, u kthye duke e lëvduar Hyjin me zë të madh lartë.
16 Ra përmbys para këmbëve të Jezusit dhe e falënderoi.
17 Jezusi mori fjalën e tha: “
18 A nuk u gjet asnjë që të kthehet e t’i japë lavdi Hyjit, përveç këtij të huaji?
19 Çohu e shko ‑ i tha ‑ feja jote të shpëtoi!”
Nëse jam i denjë për një favor të tillë nga Zoti,
unë do të kërkoja që Ai të më dhuronte mua këtë mbrekulli të vetme: që me hirin
e Tij Ai të mund të më bënte mua një njeri të mirë.
-- Shën Ansgar