Leximi i parë:
Jeremia 7:23-28
Psalm: Psalm
95:1-2, 6-9
UNGJILLI: Luka
11:14-23
------------------------------------------
Leximi i parë:
Jeremia 7:23-28
23. Por këtë urdhër u dhashë: "Dëgjoni zërin tim, dhe unë do
të jem Perëndia juaj, dhe ju do të jeni populli im; ecni në të gjitha rrugët që
ju kam urdhëruar, që të jeni të lumtur".
24. Por ata nuk dëgjuan as ma vunë veshin, por ecën sipas
këshillave dhe kryeneçësisë së zemrës së tyre të keqe, dhe shkuan prapa dhe jo
përpara.
25. Nga dita në të cilën etërit tuaj dolën nga vendi i Egjiptit e
deri më sot, ju kam dërguar tërë shërbëtorët e mi, profetët çdo ditë me
urgjencë dhe insistim.
26. Por ata nuk më kanë dëgjuar as ma vunë veshin, por e fortësuan
zverkun e tyre dhe u sollën më keq se etërit e tyre.
27. Prandaj ti do t`u thuash atyre tërë këto gjëra, por ata nuk do
të dëgjojnë; do t`i thërrasësh, por nuk do të përgjigjen.
28. Kështu do t`u thuash atyre: "Ky është kombi që nuk dëgjon
zërin e Zotit, Perëndisë së tij, dhe as pranon korrigjim; e vërteta është
zhdukur dhe është eliminuar nga goja e tyre".
Psalm: Psalm
95:1-2, 6-9
1. Ejani, t`i këndojmë me gëzim Zotit; t`i dërgojmë britma gëzimi
kalasë së shpëtimit tonë.
2. Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë.
6. Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara
Zotit që na ka bërë.
7. Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së
tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e
tij,
8. "mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e
Masas në shkretëtirë,
9. ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i
kishin parë veprat e mia.
UNGJILLI: Luka
11:14-23
14. Dhe Jezusi po dëbonte një demon që ishte memec; dhe ndodhi që,
kur demoni doli, memeci foli dhe turmat u mrekulluan.
15.Por disa nga ata thanë: ``Ai i dëbon demonët nëpërmjet
Beelzebubit, princit të demonëve``.
16. Kurse disa nga ata, për ta vënë në provë, kërkonin prej tij
një shenjë nga qielli.
17. Por ai, duke i njohur mendimet e tyre, u tha atyre: ``Çdo
mbretëri, e përçarë në vetvete shkatërrohet, dhe çdo shtëpi e përçarë në
vetvete rrëzohet.
18. Po të jetë, pra, edhe Satanai
i përçarë në vetvete, si do të mund të qëndrojë mbretëria e tij? Sepse ju thoni
se unë i dëboj demonët nëpërmjet Beelzebubit.
19. Por, nëse unë i dëbokam demonët nëpërmjet Beelzebubit,
nëpërmjet kujt i dëbojnë ata bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit
tuaj.
20. Por nëse unë i dëboj demonët me gishtin e Perëndisë,
mbretëria e Perëndisë, pra ka arritur deri te ju.
21. Kur burri i fortë, i armatosur mirë, e ruan shtëpinë e vet,
pasuria e tij është në paqe.
22. Por në qoftë se vjen një më i fortë se ai dhe e mund atë, ia
merr armët në të cilat kishte shpresë dhe i ndan plaçkat e tij.
23. Kush nuk është me mua, është
kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shpërndan.