Pages

Festa e Shen Jozefit, bashkeshorti i te Bekuares Virgjeres Mari - E Marte 19 Mars 2013


Leximi i parë: 2 e Samuelit 7:4-5, 12-14, 16
Psalm: Psalm 89:2-5, 27, 29
Leximi i dytë: Romakëve 4:13, 16-18, 22
UNGJILLI: Mateu 1:16, 18-21, 24 ose Luka 2:41-51



Leximi i parë: 2 e Samuelit 7:4-5, 12-14, 16

4. Por po atë natë fjala e Zotit iu drejtua Nathanit në këtë mënyrë:

5. "Shko t`i thuash shërbëtorit tim David: Kështu thotë Zoti: "A do të më ndërtosh një shtëpi, që unë të banoj në të?

12. Kur t`i kesh mbushur ditët e tua dhe të jesh duke pushuar bashkë me etërit e tu, unë do të ngre mbas teje pasardhësit e tu që do të dalin nga barku yt dhe do të vendos mbretërinë tënde.

13. Ai do të ndërtojë një shtëpi në emrin tim dhe unë do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë fronin e mbretërisë së tij.

14. Unë do të jem për të një baba dhe ai një djalë për mua; kur do të bëjë ndonjë të keqe, unë do ta dënoj me shufra njeriu dhe me goditje të bijve të njerëzve,

16. Shtëpia jote dhe mbretëria jote do të bëhen të qendrueshme për gjithnjë para meje, dhe froni yt do të jetë i qëndrueshëm për gjithnjë".


Psalm: Psalm 89:2-5, 27, 29

2. Sepse kam thënë: "Mirësia jote do të ekzistojë përjetë, ti do të vendosësh besnikërinë tënde në vetë qiejtë".

3. "Unë kam lidhur një besëlidhje me të zgjedhurin tim, i jam betuar Davidit, shërbëtorit tim, duke thënë:

4. "Do t`i vendos pasardhësit e tu përjetë dhe do të ndërtoj fronin tënd për të gjitha brezat"". (Sela)

5. Dhe qiejtë do të kremtojnë mrekullitë e tua, o Zot, dhe besnikërinë tënde në kuvendin e shenjtorëve.

27. Do ta bëj gjithashtu të parëlindurin tim, më të shkëlqyerin ndër mbretërit e dheut.

29. Do t`i bëj gjithashtu pasardhësit e tij të përjetshem dhe fronin e tij si ditët e qiejve.

Leximi i dytë: Romakëve 4:13, 16-18, 22

13. Në fakt premtimi për të qenë trashëgimtar i botës nuk iu bë Abrahamit dhe pasardhësve të tij nëpërmjet ligjit, por nëpërmjet drejtësisë së besimit.

16. Prandaj trashëgimia është nëpërmjet besimit; në këtë mënyrë ajo është nëpërmjet hirit, me qëllim që premtimi të jetë i siguruar për të gjithë pasardhësit, jo vetëm për atë që është nga ligji, por edhe për atë që vjen nga besimi i Abrahamit, i cili

17. (siç është shkruar: ``Unë të kam caktuar atin e shumë kombeve``), është ati i të gjithë neve para Perëndisë që ai besoi, i cili i jep jetë të vdekurve dhe thërret gjërat që nuk janë sikur të ishin.

18. Ai, duke shpresuar kundër çdo shprese, besoi për t`u bërë ati i shumë kombeve sipas asaj që i ishte thënë: ``Kështu do të jetë pasardhja jotë``.

22. Prandaj edhe kjo iu numërua atij për drejtësi.

UNGJILLI: Mateu 1:16, 18-21, 24

16. Jakobit i lindi Jozefi, bashkëshorti i Marisë, nga e cila lindi Jezusi, që quhet Krisht.

18. Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Frymën e Shenjtë.

19. Atëherë Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta poshtëronte botërisht, vendosi ta linte fshehtas.

20. Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: ``Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç`është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë.

21. Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t`i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre``.

24. Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori pranë vetës gruan e tij;