Leximi i parë:
Ligji i Përtërirë 4:1, 5-9
Psalm: Psalm
147:12-13, 15-16, 19-20
UNGJILLI: Mateu
5:17-19
---------------------------------------------------
Leximi i parë:
Ligji i Përtërirë 4:1, 5-9
1. "Tani, pra, o Izrael, dëgjo statutet dhe dekretet që po ju
mësoj, që t`i zbatoni në praktikë, të jetoni dhe të shtini në dorë vendin që
Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ju jep.
5.Ja, unë ju mësova statutet dhe dekretet, ashtu si Zoti, Perëndia
im, më ka urdhëruar, me qëllim që t`i zbatoni në vendin në të cilin po hyni për
ta shtënë në dorë.
6. Do t`i respektoni, pra, dhe do t`i zbatoni në praktikë; sepse
kjo do të jetë dituria dhe zgjuarsia juaj në sytë e popujve, të cilët, duke
dëgjuar të flitet për të gjitha këto statute, kanë për të thënë: "Ky komb
i madh është një popull i ditur dhe i zgjuar!".
7. Cili komb i madh ka në fakt Perëndinë aq pranë vetes, si Zotin
Perëndinë tonë, që është pranë nesh sa herë e kërkojmë?
8. Cili komb i madh ka statute dhe dekrete të drejta si gjithë ky
ligj që po ju vë përpara sot?
9. Vetëm kini kujdes për veten tuaj dhe tregohuni të zellshëm për
shpirtin tuaj, në mënyrë që të mos harroni gjërat që sytë tuaj kanë parë dhe
këto të mos largohen nga zemra juaj për të gjitha ditët e jetës suaj. Por ua
mësoni bijve tuaj dhe bijve të bijve tuaj.
Psalm: Psalm
147:12-13, 15-16, 19-20
12. Lëvdo Zotin, o Jeruzalem, kremto Perëndinë tënd, o Sion.
13. Sepse ai ka përforcuar shufrat e portave të tua dhe ka bekuar
bijtë e tu në mes teje.
15. Dërgon mbi tokë urdhërin e tij, fjala e tij merr dheun.
16. Dërgon borën si lesh dhe përhap brymën si hi.
19. Ai ia ka bërë të njohur Jakobit fjalën e tij, dhe Izraelit
statutet e tij dhe dekretet e tij.
20.Ai nuk e ka bërë këtë me asnjë komb tjetër; dhe ato nuk i
njohin dekretet e tij. Aleluja.
UNGJILLI: Mateu
5:17-19
17. ``Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose
profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar.
18. Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të
kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të
plotësohet gjithçka.
19. Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla,
dhe do t`u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e
qiejve; kurse ai që do t`i vërë në praktikë dhe do t`ua mësojë të tjerëve, do
të quhet i madh në mbretërinë e qiejve.