Pages

Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme - E Enjte 11 Prill 2013


Leximi i parë: Veprat e Apostujve 5:27-33
Psalm: Psalm 34:2, 9, 17-20
UNGJILLI: Gjoni 3:31-36



Leximi i parë: Veprat e Apostujve 5:27-33

27. Kështu, pra, i sollën dhe i paraqitën përpara sinedrit; dhe kryeprifti i pyeti,

28. duke thënë: ``Po a nuk ju kemi ndaluar rreptësisht të mësoni në atë emër? Dhe ja, ju e keni mbushur Jeruzalemin me doktrinën tuaj dhe doni që të bjerë mbi ne gjaku i atij njeriu``.

29. Por Pjetri dhe apostujt, duke u përgjigjur, thanë: ``Duhet t`i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.

30. Perëndia e etërve tanë e ka ringjallur Jezusin, që ju e vratë, duke e varur në dru.

31. Perëndia e lartësoi me të djathtën e vet dhe e bëri princ dhe shpëtimtar për t`i dhënë Izraelit pendimin dhe faljen e mëkateve.

32. Dhe për këto gjëra ne jemi dëshmitarë të tij, si edhe Fryma e Shenjtë, që Perëndia ua ka dhënë atyre që i binden atij``.

33. Kur i dëgjuan këto gjëra, ata u tërbuan dhe vendosën t`i vrasin.

Psalm: Psalm 34:2, 9, 17-20

2. Shpirti im do të krenohet me Zotin; njerëzit e përulur do ta dëgjojnë dhe do të gëzohen.

9. Kini frikë nga Zoti, ju shenjtorë të tij, sepse asgjë nuk u mungon atyre që kanë frikë prej tij.

17. Të drejtët bërtasin dhe Zoti i dëgjon dhe i çliron nga të gjitha fatkeqësitë e tyre.

18. Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar.

19. Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por Zoti e çliron nga të gjitha.

20. Ai i ruan tërë kockat e tij, dhe asnjë prej tyre nuk copëtohet.


UNGJILLI: Gjoni 3:31-36

31. Ai që vjen nga lart është përmbi të gjithë; ai që vjen nga dheu është nga dheu dhe flet për dheun; ai që vjen nga qielli është përmbi të gjithë.

32. Dhe ai dëshmon çfarë ka parë dhe dëgjuar, por askush nuk e pranon dëshminë e tij.

33. Ai që e pranoi dëshminë e tij e vulosi se Perëndia është i vërtetë.

34. Sepse ai që Perëndia ka dërguar flet fjalët e Perëndisë, sepse Perëndia nuk e jep Frymën e tij me masë.

35. Ati e do Birin dhe i ka dhënë në dorë çdo gjë.

36. Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të``.