Pages

Jesusi: "Lum ata që nuk panë e besojnë!” - E Dielë 7 Prill 2013


Leximi i parë: Veprat e Apostujve 5:12-16
Psalm: Psalm 118:2-4, 13-15, 22-24
Leximi i dytë: Zbulesa 1:9-13, 17-19
UNGJILLI: Gjoni 20:19-31



Leximi i parë: Veprat e Apostujve 5:12-16

12 Shumë shenja e mrekulli bëheshin prej apostujve në popull...
Të gjithë besimtarët si me marrëveshje e kishin zakon të bashkohen në Tremen e Salomonit. 13 Prej të tjerëve askush s’kishte guxim të bashkohet me ta, porse megjithatë populli u jepte nderim. 14 Dhe kështu, gjithnjë shtohej numri i burrave e i grave që besonin në Zotërinë, 15 kështu që i nxirrnin në tregje të sëmurët dhe i vinin në vigje e në shtroja në mënyrë që, duke kaluar Pjetri aty pari, së paku hija e tij t’i binte ndonjërit prej tyre. 16 Po edhe një turmë e madhe njerëzish ngarendte nga qytetet përreth Jerusalemit: sillnin të sëmurë e nga ata që i kishin pushtuar shpirtrat e ndytë dhe të gjithë 

Psalm: Psalm 118:2-4, 13-15, 22-24

2 Le të thotë tashti Izraeli, sepse është i mirë,
e amshuar është dashuria e tij!
3 Le të thotë tani shtëpia e Aronit,
e amshuar është dashuria e tij!
4 Le të thonë tani ata që e druajnë Zotin,
e amshuar është dashuria e tij!
13 Më shtytën, më dhanë shtytje për të më rrëzuar,
por më ndihmoi ndihma e Zotit.
14 Fuqia ime e lavdia ime është Zoti,
ai është shpëtimtari im.
15 Ja, britma gëzimi e ngadhënjimi
në tendat e të drejtëve:
22 Guri, që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit,
erdhi e u bë guri i këndit;
23 Zoti e bëri këtë gjë:
sa mrekulli për sytë tanë!
24 Kjo është dita që na e dhuroi Zoti:
të galdojmë e të gëzojmë në të!


Leximi i dytë: Zbulesa 1:9-13, 17-19

9 Unë Gjoni, vëllai juaj dhe bashkë me ju pjesëtar në vuajtje, në mbretëri dhe në qëndresë në Jezusin: isha për shkak të fjalës së Hyjit dhe të dëshmisë së Jezusit në ishullin që quhet Patmos10 Një ditë të Diel pata vegim prej Shpirtit Shenjt dhe pas meje dëgjova një zë të madh, porsi zë trumbete, 11 që më thoshte: »Çka po sheh, shkruaj në libër dhe dërgojua shtatë kishave: në Efes, në Smimë, në Pergam, në Tiatirë, në Sardë, në Filadelfi dhe në Laodice!«
12 U solla ta shoh zërin që po fliste me mua; si u ktheva, pashë shtatë shandanë të artë 13 dhe në mes të shandanëve dikë si Birin e njeriut, të veshur me petk të gjatë dhe të ngjeshur me brez ari rreth parzmës, 
17 Kur e pashë, rashë para këmbëve të tij porsi i vdekur. Ai vuri mbi mua të djathtën e vet e tha: »Mos u tremb! Unë jam i Pari dhe i Fundit, 18 i Gjalli! Isha i vdekur dhe, ja, jam i gjallë për shekuj të shekujve dhe unë i kam çelësat e Vdekjes dhe të Nëntokës!
19 Shkruaj, pra, çka pe: çka është dhe çka do të ndodhë më vonë!

UNGJILLI: Gjoni 20:19-31

19 Në mbrëmjen e po asaj dite ‑ të parën ditë të javës ‑ ndërsa dyert e shtëpisë, ku banonin nxënësit, ishin të mbyllura prej frikës së judenjve, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: “Paqja me ju!” 
20 Si u tha kështu, u tregoi duart dhe kraharorin. Nxënësit u gëzuan, kur e panë Zotërinë. 
21 Pastaj u tha prapë: “Paqja me ju! Siç më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju.”
22 Si foli kështu, hukati mbi ta dhe u tha: “Merrni Shpirtin Shenjt!
23 Atyre që jua falni mëkatet, u falen, e atyre që nuk jua falni, nuk u falen.”
24 Porse Toma, njëri prej të Dymbëdhjetëve ‑ ai që quhet Binjak ‑ nuk ndodhi me ta kur erdhi Jezusi. 
25 I thanë, pra, nxënësit e tjerë: “E pamë Zotërinë!” 
Toma u përgjigj: “Pa e parë në duart e tij vritiën e gozhdave e pa e vënë gishtin tim në vendin e gozhdave; pa e shtirë vënë dorën time në kraharorin e tij, kurrë nuk besoj.”
26 Pas tetë ditësh nxënësit e tij ishin prapë brenda në shtëpi e me ta ishte edhe Toma. Megjithëse dyert ishin të mbyllura, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: “Paqja me ju!” 
27 Pastaj i tha Tomës: “Shtjere gishtin tënd këtu dhe ja, shihi duart e mia! Ma jep dorën tënde e shtjere në kraharorin tim dhe mos ji njeri që s’beson, por besimtar!”
28 Toma iu përgjigj: “Zotëria im dhe Hyji im!”
29 Jezusi i tha: “Pse po më sheh, po beson. Lum ata që nuk panë e besojnë!”
30 Jezusi bëri ndër sy të nxënësve [të vet] edhe shumë mrekulli të tjera, të cilat nuk u shënuan në këtë libër. 
31 Këto u shkruan që të besoni se Jezusi është Mesia, Biri i Hyjit, dhe, që duke besuar, ta keni jetën në Emër të tij.