Leximi i parë:
Veprat e Apostujve 6:8-15
Psalm: Psalm
119:23-24, 26-27, 29-30
UNGJILLI: Gjoni
6:22-29
Leximi i parë:
Veprat e Apostujve 6:8-15
8. Dhe Stefani, plot besim dhe fuqi, bënte mrekulli dhe shenja të
mëdha nëpër popull.
9. Dhe disa nga sinagoga, që quhej e Libertinëve, të Kirenarëve,
të Aleksandrinëve dhe të atyre të Kilikisë dhe të Azisë u ngritën që të
grindeshin me Stefanin;
10. por nuk mund t`i bënin ballë urtësisë dhe frymës me anë të së
cilës ai fliste.
11. Atëherë nxitën disa njerëz të thoshnin: ``Ne e kemi dëgjuar
duke folur fjalë blasfemie kundër Moisiut dhe kundër Perëndisë``.
12. Edhe e ngacmuan popullin, pleqtë dhe skribët; dhe, iu sulën, e
kapën dhe e çuan te sinedri.
13. Pastaj paraqitën dëshmitarë të rremë që thoshnin: ``Ky njeri
nuk pushon së foluri fjalë blasfemie kundër këtij vendi të shenjtë dhe kundër
ligjit.
14. E kemi dëgjuar, në fakt, duke thënë se ky Jezusi, Nazareasi,
do ta rrënojë këtë vend dhe do të ndryshojë ritet që na ka dhënë Moisiu``.
15. Dhe të gjithë ata që rrinin në sinedër i ngulën sytë në të,
dhe panë fytyrën e tij posi fytyra e një engjëlli.
Psalm: Psalm
119:23-24, 26-27, 29-30
23. Edhe sikur princat të ulen dhe të flasin kundër teje,
shërbëtori yt do të mendohet thellë mbi ligjet e tua.
24. Porositë e tua janë gëzimi im dhe këshilltarët e mi.
26. Të kam treguar rrugët e mia, dhe ti më je përgjigjur; më mëso
statutet e tua.
27. Më bëj që të kuptoj rrugën e urdhërimeve të tua, dhe unë do të
mendohem thellë mbi mrekullitë e tua.
29. Mbamë larg nga gënjeshtra dhe, në hirin tënd, bëmë të njohur
ligjin tënd.
30. Kam zgjedhur rrugën e besnikërisë; i kam vënë dekretet e tua
para vetes.
UNGJILLI: Gjoni 6:22-29
22. Të nesërmen turma, që kishte mbetur në bregun tjetër të detit,
pa se atje nuk kishte tjetër përveç një barke të vogël, në të cilën kishin
hipur dishepujt e Jezusit, dhe që ai nuk kishte hipur me ta, dhe që dishepujt e
tij ishin nisur vetëm;
23. ndërkaq kishin ardhur barka të tjera nga Tiberiada, afër
vendit ku kishin ngrënë bukë, pasi Zoti kishte falënderuar.
24. Turma, kur pa se Jezusi nuk ishte më atje dhe as dishepujt e
tij, hipi edhe ajo nëpër barka dhe erdhi në Kapernaum, duke kërkuar Jezusin.
25. Kur e gjetën përtej detit i thanë: ``Mësues, kur erdhe këtu?``
26. Jezusi u përgjigj dhe tha: ``Në të vërtetë, në të vërtetë po
ju them se ju më kërkoni jo pse patë shenja, por sepse keni ngrënë nga bukët
dhe keni qenë të ngopur.
27. Mos punoni për ushqimin që prishet, por për ushqimin që mbetet
për jetë të përjetshme, të cilin do t`jua japë Biri i njëriut, sepse mbi të
Ati, domethënë Perëndia, vuri vulën e tij.``
28. Atëherë e pyetën: "Çfarë duhet të bëjmë për të kryer veprat e
Perëndisë?".
29. Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: "Kjo është vepra e
Perëndisë: të besoni në atë që ai ka dërguar."