Pages

Jesusi: "Kushdo që beson në Atë nuk do humbasë" - E Martë 9 Prill 2013


Leximi i parë: Veprat e Apostujve 4:32-37
Psalm: Psalm 93:1-2, 5
UNGJILLI: Gjoni 3:7-15



Leximi i parë: Veprat e Apostujve 4:32-37

32. Dhe numri i madh i atyre që besuan ishte me një zemër të vetme dhe me një shpirt të vetëm; askush nuk thoshte se ç`kishte ishte e vet, por të gjitha gjërat i kishin të përbashkëta.

33. Dhe apostujt me fuqi të madhe jepnin dëshmi të ringjalljes së Zotit Jezus; dhe hir i madh ishte mbi të gjithë ata.

34. Sepse midis tyre nuk kishte asnjë nevojtar, sepse të gjithë ata që zotëronin ara ose shtëpi i shisnin dhe sillnin fitimin nga gjërat e shitura,

35. dhe i vinin te këmbët e apostujve; pastaj secilit i jepej, sipas nevojës së tij.

36. Kështu Iose, i mbiquajtur nga apostujt Barnaba (që do të thotë "biri i ngushëllimit"), Levit, me prejardhje nga Qipro,

37. kishte një arë, e shiti dhe solli fitimin dhe i vuri te këmbët e apostujve.


Psalm: Psalm 93:1-2, 5

1. Zoti mbretëron; ai është veshur me madhështi; Zoti është mbuluar me mantel, është ngjeshur me forca. Po, bota është e qëndrueshme nuk do të tundet kurrë.

2. Froni yt është nga përjetësia i qëndrueshëm; ti je i tillë nga përjetësia.

5. Statutet e tua janë jashtëzakonisht të qëndrueshme. Shenjtëria i shkon shtëpisë sate, o Zot, përjetë.


UNGJILLI: Gjoni 3:7-15

7. Mos u mrrekullo që të thashë: "Duhet të lindni përsëri".

8. Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen as ku po shkon; kështu është edhe çdo njëri që ka lindur nga Fryma``.

9. Nikodemi, duke u përgjigjur, i tha: ``Si mund të ndodhin këto gjëra?``.

10. Jezusi u përgjigj dhe i tha: ``Ti je mësuesi i Izraelit dhe nuk i ditke këto gjëra?

11. Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se ne flasim atë që dimë dhe dëshmojmë atë që pamë, por ju nuk e pranoni dëshminë tonë.

12. Në qoftë se ju fola për gjërat tokësore dhe ju nuk besoni, si do të më besoni nëse ju flas për gjërat qiellore?

13. Askush nuk u ngjit në qiell, përveç atij që zbriti nga qielli, pra, Birit të njeriut që është në qiell.

14. Dhe ashtu si Moisiu e ngriti lart gjarprin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut,

15. që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.