Pages

Jezusi "Unë jam udha, e vërteta dhe jeta" - E Premte, 26 Prill 2013


Leximi i parë: Veprat e Apostujve 13:26-33
Psalm: Psalm 2:6-11
UNGJILLI: Gjoni 14:1-6



Leximi i parë: Veprat e Apostujve 13:26-33

26. Vëllezër, bij të pasardhësve të Abrahamit, dhe ata prej jush që druajnë Perëndinë, juve ju është dërguar fjala e këtij shpëtimi.

27. Sepse banorët e Jeruzalemit dhe krerët e tyre, duke mos e njohur këtë Jezus, duke e dënuar, kanë përmbushur fjalët e profetëve që lexohen çdo të shtunë.

28. Dhe, ndonëse nuk i gjetën asnjë faj që të meritonte vdekjen, i kërkuan Pilatit që ai të vritet.

29. Dhe mbasi u kryen të gjitha gjërat që janë shkruar për të, atë e zbritën nga druri dhe e vunë në varr.

30. Por Perëndia e ringjalli prej të vdekurve;

31. dhe ai u pa për shumë ditë nga ata që ishin ngjitur me të nga Galilea në Jeruzalem, të cilët tani janë dëshmitarë të tij para popullit.

32. Dhe ne po ju shpallim lajmin e mirë të premtimit që u ishte bërë etërve,

33. duke ju thënë se Perëndia e ka përmbushur për ne, bij të tyre, duke ringjallur Jezusin, ashtu si dhe është shkruar në psalmin e dytë: "Ti je Biri im, sot më linde".

Psalm: Psalm 2:6-11

6. Dhe do të thotë: "E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë.

7. Do të shpallë dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: "Ti je biri im, sot më linde.

8. Më kërko dhe unë do të jap kombet si trashëgimi për ty dhe mbarë dheun si zotërim tëndin.

9. Ti do t`i copëtosh me një shufër hekuri, do t`i bësh copë-copë si një enë prej argjile"".

10. Tani, pra, o mbretër, tregohuni të urtë; pranoni ndreqjen, o gjyqtarë të dheut.

11. Shërbeni me frikë Zotin dhe gëzohuni me drithma.


UNGJILLI: Gjoni 14:1-6

1. ``Zemra juaj mos u tronditë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua!

2. Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t`ju thoja. Unë po shkoj t`ju përgatis një vend.

3. Dhe kur të shkoj e t`ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t`ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.

4. Ju e dini se ku po shkoj dhe e njihni edhe udhën``.

5. Thomai i tha: ``Zot, ne nuk e dimë se ku po shkon; pra, si mund ta njohim udhën?``

6. Jezusi i tha: ``Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.



Pyeteni bukurinë e tokës, pyeteni bukurinë e detit, pyeteni bukurinë e ajrit që bymehet dhe shpërndahet, pyete bukurinë qiellit….pyeti të gjitha këto realitete. Të gjitha do të përgjigjen: “Shiko, ne jemi të bukura.” Bukuria e tyre është një vepër. Këto bukuri mund të ndryshojnë. Kush i krijoi ato përveçse I Bukuri i cili nuk ndryshon?

-- Shën. Augustinë