Pages

Ju jeni kripa e tokës - E Enjte 8 Gusht 2013


Leximi i parë: 2 e Timoteut 4:1-5
Psalm: Psalm 37:3-6, 30-31
UNGJILLI: Mateu 5:13-16

Leximi i parë: 2 e Timoteut 4:1-5

1 Po të përbej para Hyjit dhe para Krishtit Jezus, i cili do të gjykojë të gjallët e të vdekurit: pash Ardhjen e tij dhe Mbretërinë e tij:
2 predikoje Fjalën, nxit në rast të volitshëm dhe në rast të pavolitshëm, këshillo, qorto, urdhëro me plot duresë dhe mësim!
3 Sepse do të vijë koha, kur njerëzit nuk do ta durojnë mësimin e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të bashkojnë rreth vetes mësues për të kënaqur veshin;
4 do t’i largojnë veshët prej së vërtetës dhe do t’i sjellin drejt përrallave.
5 Ti veç rri zgjuar në çdo gjë me kujdes, duroji të vështirat, kryeje mirë detyrën e ungjilltarit, kryeje plotësisht shërbesën tënde!

 
Psalm: Psalm 37:3-6, 30-31
 

3

Ki besim tek Zoti dhe bëj të mira; bano vendin dhe shto besnikërinë.

4

Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate.

5

Vendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka për të vepruar.

6

Ai do të bëjë të shkëlqejë drejtësia jote si drita dhe ndershmëria e saj si mesdita.

30

Nga goja e të drejtit del dituri dhe gjuha e tij flet për drejtësi.

31

Ligji i Perëndisë të tij është në zemrën e tij; hapat e tij nuk do të lëkunden.


UNGJILLI: Mateu 5:13-16

Kripa e tokës e drita e botës
(Mk 9, 50; Lk 14, 34 35)

13 “Ju jeni kripa e tokës. Po qe se kripa prishet, me çka mund të kripet? S’vlen më për asgjë, përveçse të hidhet jashtë e ta shkelin njerëzit.

14 Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet qyteti i ngritur në majë të malit.

15 As nuk ndizet dritëza për ta vënë nën magje, por për ta vënë mbi pishtar për t’u bërë dritë të gjithëve në shtëpi.

16 Ashtu të shndrisë edhe drita juaj para njerëzve, që t’i shohin veprat tuaja të mira e ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiell.”