Pages

A kujtoni se erdha të sjell paqen mbi tokë? - E Diele, 18 Gusht 2013

Leximi i parë: Jeremia 38:4-6, 8-10
Psalm: Psalm 40:2-4
Leximi i dytë: Hebrenjve 12:1-4
UNGJILLI: Luka 12:49-53


Leximi i parë: Jeremia 38:4-6, 8-10

4 Atëherë paria i thanë mbretit: “Kërkojmë që të vritet ky njeri: me qëllim po ua humb guximin luftëtarëve që qëndrojnë në këtë qytet dhe mbarë popullit duke u thënë fjalë të tilla, sepse ky njeri nuk kërkon të mirën e këtij populli, por të zezën. 
5 Mbreti Sedeci tha: “Ja, ai është në duart tuaja; mbreti s’ka se si t’ju mohojë ndonjë gjë!” 
6 Kështu, pra, e morën Jereminë dhe e hodhën në një sternë të Malkisë, birit të mbretit, që ishte në oborr të burgut. Në sternë Jereminë e lëshuan me litarë. Në ubël nuk kishte ujë, por baltë. Kështu Jeremia u zhyt në baltë.
8 Abdemeleku doli nga pallati mbretëror dhe foli me mbretin. I tha: 
9 “Imzot, o mbret, kanë vepruar keq ata njerëz gjithçka kanë bërë kundër profetit Jeremi: e kanë hedhur në ubël që të vdesë aty prej urisë, sepse në qytet nuk ka më bukë!” 
10 Atëherë mbreti i dha Abdemelekut etiopas këtë urdhër: “Merri me vete prej këtu tre burra dhe nxirre profetin Jeremi nga ubla para se të vdesë!”

Psalm: Psalm 40:2-4

2. Më nxorri jashtë një grope shkatërrimi, nga balta e moçalit, i vendosi këmbët e mia mbi një shkëmb dhe i ka bërë të qëndrueshme hapat e mia.
3. Ai vuri në gojën time një kantik të ri për të lëvduar Perëndinë tonë; shumë njerëz kanë për ta parë këtë, do të dridhen dhe do t`i besojnë Zotit.
4. Lum ai njeri që i beson Zotit dhe nuk u drejtohet krenarëve dhe as atyre që marrin rrugë të keqe duke u dhënë pas gënjeshtrës.


Leximi i dytë: Hebrenjve 12:1-4

1 Këndej, pra, edhe ne, të rrethuar me një re kaq të madhe dëshmitarësh, ta flakim tej çdo barrë dhe mëkatin që na pengon dhe të vrapojmë me qëndresë në luftimin që na u caktua, 
2 me shikim të drejtuar mbi Autorin dhe Përkryesin e fesë, Jezusin, i cili, në vend të gëzimit që i takonte, duroi kryqin duke e përbuzur turpin dhe ndenji në të djathtën e fronit të Hyjit. 
3 Mendoni, pra, atë që duroi nga ana e mëkatarëve një kundërshtim aq të madh kundër vetes, në mënyrë që ju të mos moliseni dhe të mos ju lëshojë zemra.
4 Ju ende, duke luftuar kundër mëkatit, nuk bëtë qëndresë deri në derdhje të gjakut.


UNGJILLI: Luka 12:49-53

Jezusi shkak përçarjeje
(Mt 10, 34‑36)

49 “Erdha të sjell zjarrin mbi tokë e sa dëshiroj të ishte tashmë i ndezur flakë!
50 E po, më duhet të pagëzohem me pagëzim, e sa ngushtë jam derisa të kryhet!
51 A kujtoni se erdha të sjell paqen mbi tokë? Jo, po ju them, por përçarjen! 
52 Që tani, për të vërtetë, pesë anëtarë në një shtëpi, do të jenë të ndarë: tre kundër dyve e dy kundër treve:
53 babai do të zihet me djalin,
e djali me babain,
nëna me të bijën,
e bija me t’ëmën,
vjehrra me të renë
e reja me vjehrrën.”