Pages

E kur të luteni, mos e teproni me fjalë të kota porsi paganët - E Martë 11 Mars 2014

Leximi i parë: Isaia 55:10-11
Psalm: Psalm 34:4-7, 16-19
UNGJILLI: MATEU 6:7-15


Leximi i parë: Isaia 55:10-11

Fuqia e Fjalës së Zotit

10 Dhe sikurse zbret shiu e bora nga qielli e atje nuk kthehet,
por e ujit tokën, e zbrun dhe i jep fuqi të blerojë,
i jep bujkut farën dhe bukën për ushqim,

11 kështu edhe fjala ime që del prej gojës sime,
s’do të kthehet tek unë pa fryt,
pa pasë kryer gjithçka më pëlqen
dhe pa pasë zbatuar atë për çka e nisa.

Psalm: Psalm 34:4-7, 16-19

4 Bashkë me mua jepni lavdi Zotit,
le ta lartësojmë së bashku Emrin e tij.

5 E kërkova Zotin e ai më dëgjoi
edhe më çliroi nga çdo frikë që pata.

6 Shikojeni atë e do të ndriçoheni
fytyra juaj nuk do të turpërohet.

7 Ja, ky skamnor e thirri në ndihmë e Zoti e dëgjoi
dhe e shpëtoi nga të gjitha vuajtjet e tija.

16 Sytë e Zotit shohin të drejtët,
veshët e tij ua dëgjojnë ofshamat.

17 Fytyra e Zotit është kundër keqbërësve
për ta zhdukur prej dheut kujtimin e tyre.

18 Klithin të drejtët, Zoti i dëgjon,
i liron prej të gjitha vështirësive të tyre.

19 Zoti është afër atyre që pendohen me zëmër,
i shpëton shpirtpërgrirët.

UNGJILLI: MATEU 6:7-15

7 E kur të luteni, mos e teproni me fjalë të kota porsi paganët: ata mendojnë se do t’u plotësohet lutja nëse thonë shumë fjalë. 

8 Mos bëni si ata, sepse Ati juaj e di mirë se për çka keni nevojë para se t’i luteni.

9 Prandaj lutuni kështu:

Ati ynë që je në Qiell,
u shenjtëroftë Emri Yt!
Ardhtë Mbretëria Jote!
U bëftë Vullneti Yt
si në Qiell ashtu në Tokë!

Bukën tonë të përditshmen na e jep sot!
Na i fal fajet tona,
si i falim ne fajtorët tanë!
E mos na lër të biem në tundim,
por na shpëto nga i keqi!

14 Vërtet, në qoftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, edhe Ati juaj qiellor do t’jua falë juve; 

15 por, nëse ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj qiellor nuk do t’jua falë juve gabimet tuaja.”



Ati I Përjetshëm, i fortë në shpëtim, Krahu i të Cilit mban dallgët e trazuara, Ai që e bën oqeanin e thellë ta ruaj kufirin e caktuar. O dëgjona ne kur të thërrasim Ty, për ata që janë në rrezik në det. Amin

Himni i Marinës Amerikane


Eternal Father, strong to save, whose arm doth bind the restless wave, who bidst the mighty ocean deep its own appointed limits keep. Oh hear us when we cry to thee, for those in peril on the sea. Amen
-- U.S. Navy hymn