Pages

Prandaj mos u brengosni për të nesërmen, sepse e nesërmja .... - E Hene 2 Shtator 2013

Leximi i parë: Zanafilla 2:4-9, 15
Psalm: Psalm 90:2-5, 12-14, 16
UNGJILLI: MATEU 6:31-34


Leximi i parë: Zanafilla 2:4-9, 15

4 Kjo është zanafilla e qiellit dhe e tokës, kur qenë krijuar.

Prova e lirisë. Parajsa

Atë ditë, kur Zoti Hyj krijoi tokën e qiellin 
5 para se të mbinte në tokë ndonjë shkurre fushe, para se të gjelbëronte ndonjë bimë tokësore: sepse Zoti Hyj nuk kishte lëshuar ende shi mbi tokë e nuk kishte njeri që ta punonte tokën;
6 megjithatë, një burim dilte nga toka dhe e ujiste mbarë sipërfaqën e saj,
7 atëherë Zoti Hyj e formoi prej pluhurit të tokës njeriun dhe nëpër hundë i futi frymën e jetës e njeriu u bë qenie e gjallë.
8 Zoti Hyj mbolli një kopsht në Eden, në lindje e në të e vendosi njeriun që e kishte krijuar. 
9 Zoti Hyj bëri që prej toke të mbijë çdo lloj peme, e bukur për t’u parë dhe e shijshme për t’u ngrënë e në mes të parrizit pemën e jetes e pemën e dijes të mirës e të së keqes.
15 Zoti Hyj e mori njeriun dhe e vendosi në kopshtin Eden që ta punojë e ta ruajë atë.

Psalm: Psalm 90:2-5, 12-14, 16

2. Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia.
3. Ti e kthen njeriun në pluhur dhe thua: "Kthehuni, o bij të njerëzve".
4. Sepse një mijë vjet në sytë e tu janë si dita e djeshme që ka kaluar, ose sikur të gdhish një natë.
5. Ti i përlan si një përmbytje. Ato janë si një ëndërr, janë si barr që gjelbëron në mëngjes.
12. Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.
13. Kthehu, o Zot! Deri kur? Dhe ki mëshirë për shërbëtorët e tu.
14. Na ngop në mëngjes me mirësinë tënde, dhe ne do të ngazëllojmë dhe do të kënaqemi në të gjitha ditët tona.
16. Qoftë e qartë vepra jote shërbëtorëve të tu dhe lavdia jote bijve të tyre.

UNGJILLI: MATEU 6:31-34

31 Mos u brengosni, prandaj, duke thënë: ‘Çka do të hamë?’ e ‘Çka do të pimë?’ ‘Me çka do të vishemi?’ 
32 ‑ këto gjëra i kërkojnë paganët ‑ sepse Ati juaj qiellor e di mirë se ju keni nevojë për të gjitha këto. 
33 Kërkoni, pra, më së pari, Mbretërinë dhe drejtësinë e Tij e të gjitha këto do t’ju jepen si shtesë! 
34 Prandaj: mos u brengosni për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i del mjaft mundimi i vet!”