Pages

Biri i njeriut është zotëria i të shtunës - E Shtune 7 Shtator 2013

Leximi i parë: Kolosianëve 1:21-23
Psalm: Psalm 54:3-4, 6, 7
UNGJILLI: LUKA 6:1-5


Leximi i parë: Kolosianëve 1:21-23

21 Edhe ju që dikur ishit të përjashtuar dhe armiq për shkak të veprave tuaja të këqija, 
22 tani Hyji ju pajtoi me vete në saje të trupit të vdekshëm të Krishtit ‑ nëpër vdekje ‑ që t’ju nxjerrë para Tij të shenjtë, të drejtë e të patëmetë. 
23 Por duhet të qëndroni të themeluar në fe, të qëndrueshëm dhe të palëkundshëm në shpresën që jep Ungjilli, për të cilin dëgjuat, i cili iu predikua secilës krijesë nën qiell. Këtij Ungjilli unë Pali iu bëra mbarështues.

Psalm: Psalm 54:3-4, 6, 7

3. Sepse disa të huaj janë ngritur kundër meje dhe njerëz të furishëm kërkojnë jetën time, njerëz që nuk e kanë Perëndinë para syve të tyre. (Sela)
4. Ja, Perëndia është ndihma ime, Zoti e përkrah jetën time.
6. Me gjithë zemër do të ofroj flijime; do të kremtoj emrin tënd, o Zot, sepse është i mirë;
7. sepse më ke çliruar nga çdo ankth, sytë e mi kanë parë mbi armiqtë e mi atë që unë dëshiroja.


UNGJILLI: LUKA 6:1-5

1 Një të shtunë, kur Jezusi po kalonte nëpër të mbjella, nxënësit e tij këputnin kallinj, i shkokëlonin në dorë dhe i hanin. 
2 Atëherë disa farisenj thanë:
“Pse bëni çka s’është e lejueshme të bëhet të shtunën?”
3 Jezusi iu përgjigj:
“A nuk keni lexuar çfarë bëri Davidi kur u urit ai dhe përcjellësit e tij? 
4 [Si] hyri në Shtëpinë e Hyjit, i mori bukët e kushtimit, hëngri vetë dhe u dha të hanë edhe atyre që ishin me të, bukët, që s’kishte leje t’i hajë askush tjetër përveç priftërinjve?”
5 Dhe u tha:
“Biri i njeriut është zotëria i të shtunës.”



"Besojeni të shkuarën tek Mëshira e Zotit, të tanishmen tek Dashuria e Tij, dhe të ardhmen tek Fuqia e Tij."

-- Shën. Agustin