Pages

Ti je Biri i Hyjit!

Leximi i pare: Hebrenjve 7:25--8:6
Psalmet 40:7-10, 17
Ungjilli: Marku 3:7-12


Leximi i pare: Hebrenjve 7:25--8:6

25 Këndej edhe mund t’i shëlbojë plotësisht ata që nëpër Të i afrohen Hyjit - sepse gjithmonë jeton për të ndërmjetësuar për ta. 26 Vërtet, një Kryeprift i tillë edhe na lypej ta kishim: i shenjtë, i pafajshëm, i panjollë, i ndarë nga mëkatarët dhe më i madhërueshëm se qiejt 27 - i cili s’ka nevojë, sikurse ata kryepriftërinjtë e tjerë, të kushtojë si një ditë për ditë fli më parë për faje të veta dhe pastaj për faje të popullit. Këtë Ai e bëri njëherë e përgjithmonë kur flijoi vetveten. 28 Ligji në të vërtetë, vë për kryepriftërinj njerëz të nënshtruar dobësive, kurse fjala e betimit - që vjen pas Ligjit - vë Birin që u bë i përsosur për amshim.

1 Dhe ja, pika kryesore në këtë shtjellim: kemi një Kryeprift të tillë, i cili rri në të djathtën e fronit të Madhërisë në qiell, 2 si Mbarështues i Shenjtërores dhe i Tendës së vërtetë, të cilën e ngriti Zoti dhe jo njeriu.
3 Meqenëse çdo kryeprift vihet për të kushtuar dhurata dhe fli, këndej edhe Ai ka për detyrë të ketë çka të kushtojë. 4 Po të ishte Ai mbi tokë, nuk do të ishte as prift, sepse janë ata që në fuqi të Ligjit i kushtojnë dhuratat. 5 Këta i shërbejnë figurës dhe hijes së Tendës qiellore, sikurse qe udhëzuar Moisiu, kur mendonte të ndërtonte Tendën, sepse: »Shiko - i thuhet - bëji të gjitha sipas gjedhes që të qe dëftuar në mal!« 6 Por tani Krishti, fitoi një shërbesë shumë më të shquar, sepse është ndërmjetësi i Besëlidhjes më të mirë, të themeluar mbi premtime më të mira.

Psalmet 40:6-9, 16

6 Ti nuk kėnaqesh as me flijime as me oferta; mė ke shpuar veshėt. Ti nuk ke kėrkuar as olokauste as flijime pėr mėkatin.
7 Atėherė unė thashė: "Ja, po vij. Nė rrotullin e librit shkruhet pėr mua.
8 Perėndia im, unė gėzohem kur zbatoj vullnetin tėnd dhe ligji yt ėshtė nė zemrėn time".
9 E shpalla drejtėsinė tėnde nė kuvendin e madh; ja, unė nuk i mbaj buzėt tė mbyllura, o Zot, ti e di kėtė.
16 U gėzofshin dhe ngazėllofshin te ti tė gjithė ata qė tė kėrkojnė, ata qė duan shpėtimin tėnd thėnēin: "Lėvduar qoftė Zoti".

Ungjilli: Marku 3:7-12

Turma të tëra shkojnë pas Jezusit

7 Jezusi me nxënësit e vet u shmang kah bregu i detit. E ndiqte një turmë e madhe populli prej Galilesë. Gjithashtu edhe prej Judesë, 8 prej Jerusalemit, prej Idumesë, prej Transjordanisë e prej rrethit të Tirit e të Sidonit ‑ turmë e madhe ngarendi tek ai, pse dëgjuan ç’bënte. 9 Prandaj u tha nxënësve të vet ta kenë përherë gati një lundër që turma e popullit të mos e shtrydhte. 10 E meqenëse shëroi shumë ‑ të gjithë të sëmurët turreshin drejt tij për ta prekur. 11E shpirtrat e ndytë kurdoherë e shihnin, binin përmbys para tij e bërtisnin: “Ti je Biri i Hyjit!” 12 Por Jezusi u urdhëronte rreptësisht të mos dëftonin se kush është.