Pages

Çka lejon Ligji? Të bësh të shtunën mirë apo keq?

Leximi i pare: Hebrenjve 7:1-3, 15-17
Psalmet 110:1-4
Ungjilli: Marku 3:1-6

Leximi i pare: Hebrenjve 7:1-3, 15-17

1 Në të vërtetë, ky - Melkizedeku - Mbreti i Salemit, Prifti i Hyjit të Tejetlartë, i doli para në takim Abrahamit, që po kthehej nga luftimi pasi i shfarosi mbretërit, dhe e bekoi. 2 Këtij Abrahami i dha të dhjetën e të gjithave. Emri i tij në përkthim do të thotë më së pari: »Mbreti i drejtësisë« dhe pastaj edhe: »Mbreti i Salemit« domethënë »Mbreti i paqes«. 3 Ky është pa babë, pa nënë, pa brezni; s’ka as fillim as mbarim të jetës - pra, i ngjashëm me Birin e Hyjit - mbetet prift për amshim. 5 Dhe kjo bëhet shumë më qartë, në qoftë se prifti tjetër vihet në mënyrën e Melkizedekut16 që nuk bëhet prift në fuqi të rregullores së Ligjit të trashëgimisë trupore, por në fuqi të jetës së pashkatërrueshme. 17 Sepse dëshmohet:
»Ti je prift për jetë të jetës në mënyrën e Melkizedekut«.

Psalmet 110:1-4

1 I Davidit. Psalm.
I tha Zoti Zotit tim: “Rri në të djathtën time,
derisa t’i vë armiqtë e tu shtrojë për këmbët e tua”!
2 Skeptrin e pushtetit tënd Zoti do ta shtrijë nga Sioni:
sundo mes armiqve të tu!
3 Ty të përket më i larti pushtet
në ditën e fuqisë sate
në shkëlqime të shenjta
nga kraharori para Yllit të Dritës
unë të linda.
4 Zoti u përbetua, assesi s’do të pendohet:
“Ti je prift për amshim
në mënyrën e Melkizedekut”.

Ungjilli: Marku 3:1-6

1 Jezusi hyri përsëri në sinagogë. Aty ndodhej një njeri me dorë të thatë.
2 Ata e ruanin pale a do ta shërojë të shtunën, që të mund ta paditnin. 
3Ai i tha njeriut me dorë të thatë: “Çohu e dil para të gjithëve!”
4 Kurse ata i pyeti: “Çka lejon Ligji? Të bësh të shtunën mirë apo keq? T’ia shpëtosh njeriut jetën apo t’ia marrësh?” Por ata heshtnin.
5 Atëherë Jezusi, i pikëlluar për shkak të ngurtësisë së zemrës së tyre, i shikoi rreth e rrotull me hidhërim e i tha njeriut: “Shtrije dorën!”
Ai e shtriu dorën dhe ajo iu shërua.
6 Farisenjtë dolën jashtë dhe menjëherë u tubuan në këshillim me herodianët kundër tij si ta gjejnë mënyrën për ta vrarë.