Pages

Lum ata që janë të pastër në zemër sepse do ta shohin Hyjin

Leximi i pare: Sofonia 2:3; 3:12-13
Psalmet 146:5-9
Leximi i dyte: 1 e Korintasve 1:26-31
Ungjilli: Mateu 5:1-12

Leximi i pare: Sofonia 2:3; 3:12-13

3 Kërkojeni Zotin,
të gjithë ju, të përvuajturit e tokës,
ju që i kryeni urdhërimet e tij!
Kërkoni drejtësinë, kërkoni butësinë,
që disi të mund të fshiheni
Ditën e zem’rimit të Zotit!
12 Do të bëj në mjedisin tënd të qëndrojë
populli i përvuajtur e i varfër!
Në emër të Zotit do të kërkojë strehim
Teprica e Izraelit.
13 Paudhësi nuk do të bëjnë më,
rrena më nuk do të thonë,
në gojë të tyre s’do të gjendet më
gjuhë gënjyese!
Por do të kullosin e do të mrizojnë
pa pasur kush t’i shqetësojë!”

Psalmet 146:5-9

5 Lum ai qė ka Perėndinė e Jakobit si ndihmė, shpresa e tė cilit ėshtė tek Zoti, Perėndia i tij,
6 qė ka krijuar qiejtė dhe tokėn, detin dhe gjithēka ėshtė nė to, qė ruan besnikėrinė pėrjetė,
7 qė u jep tė drejtė tė shtypurve dhe ushqim tė uriturve. Zoti ēliron tė burgosurit.
8 Zoti u hap sytė tė verbėrve, Zoti ngre ata qė janė rrėzuar, Zoti i do tė drejtėt.
9 Zoti mbron tė huajt, ndihmon jetimin dhe gruan e ve, por pėrmbys udhėn e tė pabesėve.

Leximi i dyte: 1 e Korintasve 1:26-31

26 Jo, po, vëllezër, pleqëroni kush jeni ju që e morët thirrjen e Hyjit? S’ka ndër ju shumë të dijshëm për sy të njerëzve, as shumë të fuqishëm, as shumë bujarë! 27 Por, Hyji zgjodhi të marrët në sy të botës për t’i turpëruar të mençurit dhe të dobëtit në sy të botës i zgjodhi Hyji, për t’i turpëruar të fortët; 28 dhe jo bujarët e botës e të përbuzurit i zgjodhi Hyji, mu edhe ata që nuk janë, që t’i asgjësojë ata që janë, 29 në mënyrë që asnjë njeri të mos mburret para Hyjit. 30 Po, Ai bëri “që ju të jeni” në Krishtin Jezus, i cili u bë për ne dije që vjen prej Hyjit, drejtësi, shenjtërim dhe shpërblim, 31 siç thotë Shkrimi i shenjtë:
‘Kush mburret, le të mburret në Zotin.’

Ungjilli: Mateu 5:1-12

1 Jezusi, kur pa turmën, u ngjit në mal. Kur u ul, iu afruan nxënësit e tij. 2Atëherë mori fjalën dhe i mësoi duke thënë:

Lumturitë
(Lk 6, 20‑23)

3 “Lum skamnorët në shpirt
sepse e tyre është Mbretëria e qiejve!
4 Lum ata që qajnë
sepse do të ngushëllohen!
5 Lum ata që janë të butë
sepse do ta trashëgojnë tokën!
6 Lum ata që kanë uri e etje për drejtësi
sepse do të ngihen!
7 Lum të mëshirshmit
sepse do të gjejnë mëshirë!
8 Lum ata që janë të pastër në zemër
sepse do ta shohin Hyjin.
9 Lum pajtuesit
sepse do të quhen bijtë e Hyjit.
10 Lum ata që salvohen pse kryejnë çka Hyji kërkon
sepse e tyre është Mbretëria e qiejve.
11 Të lumët ju kur t’ju shajnë e t’ju salvojnë dhe kur, për shkakun tim, t’i thonë të gjitha të zezat kundër jush, por në rrenë! 

12 Gëzohuni e galdoni, sepse i madh do të jetë shpërblimi juaj në qiell! Jo po, kështu I persekutuan edhe profetët para jush!”