Pages

Ja, Qengji i Hyjit! Ky ia shlyen mëkatin botës!

Leximi i pare: Isaia 49:3, 5-6
Psalmet 40:2, 4, 7-10
Leximi i dyte: 1 e Korintansve 1:1-3
Ungjilli: Gjoni 1:29-34


Leximi i pare: Isaia 49:3, 5-6

3 Dhe ai më tha: “Shërbëtori im je, o Izrael, në të cilin do ta dëftoj lavdinë time!”
5 E tani thotë Zoti që më trajtoi që nga kraharori shërbëtor për vete, për t’ia kthyer Jakobin Atij, për ta mbledhur rreth tij Izraelin. U bëra i lavdishëm ndër sytë e Zotit, Hyji im u bë fuqia ime.
6 Ai më tha: “Tepër pak është të më jesh shërbëtor për t’i rilindur fiset e Jakobit,
për t’i riatdhesuar Tepricat e Izraelit: por të caktoj të jesh drita e popujve
që shëlbimi im të arrijë në skaj të tokës!”

Psalmet 40:1, 3, 6 - 9

1 Unë kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin, dhe ai u përkul mbi mua  dhe dëgjoi britmën time.
3 Ai vuri në gojën time një kantik tė ri për të lëvduar Perëndinë tonë; shumë njerėz kanë për ta parë këtë, do të dridhen dhe do t`i besojnë Zotit.
6 Ti nuk kënaqesh as me flijime as me oferta; më ke shpuar veshët. Ti nuk ke kërkuar as olokauste as flijime për mëkatin.
7 Atëherë unë thashë: "Ja, po vij. Nė rrotullin e librit shkruhet për mua.
8 Perëndia im, unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd dhe ligji yt është në zemrën time".
9 E shpalla drejtësinë tënde në kuvendin e madh; ja, unë nuk i mbaj buzët të mbyllura, o Zot, ti e di këtë.

Leximi i dyte: 1 e Korintansve 1:1-3

1 Pali, për vullnet të Hyjit, i grishur të jetë apostull i Krishtit Jezus, edhe vëlla Sosteni,
2 Kishës së Hyjit që është në Korint, të shenjtëruarve në Krishtin Jezus, të grishurve të jenë shenjtër, bashkë me të gjithë ata, që në cilindo vend e thërrasin Emrin e Zotit tonë, Jezu Krishtit, Zotit të tyre dhe tonë.
3 Paçi hir e paqe prej Hyjit, Atit tonë, dhe prej Zotit Jezu Krisht!

Ungjilli: Gjoni 1:29-34

Qengji i Hyjit
29 Të nesërmen Gjoni e pa Jezusin duke ardhur drejt tij e tha:
“Ja, Qengji i Hyjit! Ky ia shlyen mëkatin botës!
30 Ky është ai, për të cilin thashë: ‘Pas meje vjen një njeri, i cili është më i madh se unë, sepse ishte përpara meje!’ 31 Nuk e kam njohur as vetë, por arsyeja pse erdha e jam duke pagëzuar me ujë është që ky t’i zbulohet Izraelit.” 32 Gjoni dëshmoi edhe: “E pashë Shpirtin Shenjt tek zbriti prej qiellit porsi pëllumb dhe zuri vend mbi të. 33 Unë nuk e njihja atë, porse Ai që më dërgoi të pagëzoj me ujë, Ai edhe më tha: ‘Në atë që të shohësh se zbret Shpirti Shenjt dhe zë vend në të, ai është që pagëzon me Shpirtin Shenjt.’ 34 Unë e pashë dhe dëshmoj: Ky është Biri i Hyjit.”