Pages

Përse kjo brezni kërkon shenjë? - E Hënë 17 Shkurt 2014

Leximi i parë: Jakobi 1:1-11
Psalm: Psalm 119:67-68, 71-72, 75-76
UNGJILLI: MARKU 8:11-13


Leximi i parë: Jakobi 1:1-11

1 Jakobi, shërbëtori i Hyjit dhe i Jezu Krishtit Zot: dymbëdhjetë fiseve të shpërndara anë e kënd nëpër botë: Përshëndetje.

Feja dhe urtia

2 Çmoni për gëzim të vërtetë, vëllezërit e mi, kur t’ju ndodhë të sprovoni çdo lloj vështirësie, 

3 duke e ditur se prova e fesë suaj lind qëndrueshmërinë. 

Por qëndresa le të ushtrohet me përpikëri që të jeni të përkryer dhe të përsosur pa asnjë të metë.

5 Në qoftë se ndokujt prej jush i mungon urtia, le t’ia lypë Hyjit, i cili gjithkujt i jep me ëndje e pa fjalë, dhe do t’i jepet. 

6 Por le ta kërkojë me fe të gjallë, pa farë dyshimi; sepse ai që dyshon i përngjan valës së detit që e çon peshë era dhe e përplas. 

7 Njeriu i tillë të mos mendojë se do të marrë gjë prej Zotit 

8 – njeriu me dy mëndje, i paqëndrueshëm në të gjitha udhët e veta.

Varfëria dhe pasuria

9 Vëllai me prejardhje të ulët le të mburret me lartësimin e tij, 

10 kurse pasaniku për përvujtërimin e tij, sepse do të mbarojë porsi lulja e barit. 

11 Lindi dielli me vapën e vet, e thau barin dhe lulja e tij u vyshk: hijeshia e fytyrës u zhduk. Kështu do të thahet edhe pasaniku në ndërmarrjet e veta.


Psalm: Psalm 119:67-68, 71-72, 75-76

67 Para se sprovova vuajtjen u enda larg teje,
por tani unë e mbaj fjalën tënde.

68 Ti je i mirë e bën mirë,
ma mëso vullnetin tënd.

71 Është mirë për mua që vuajta,
kështu do ta mësoj vullnetin tënd.

72 Më i mirë është për mua Ligji yt
se me mijëra ar e argjend.

75 E di, o Zot, se gjyqet e tua janë të drejta,
me plot të drejtë më përule.

76 Le të më ngushëllojë, pra, mëshira jote
sipas premtimit që i dhe shërbëtorit tënd.



UNGJILLI: MARKU 8:11-13

Farisenjtë kërkojnë shenjë
(Mt 16, 1‑4)

11 Atëherë erdhën farisenjtë dhe filluan të rragaten me të. Duke e vënë në provë kërkuan prej tij një shenjë prej qiellit. 

12 Jezusi duke fsharë prej fundit të shpirtit, tha: “Përse kjo brezni kërkon shenjë? Për të vërtetë, po ju them: kësaj breznie s’do t’i jepet shenjë!”

13 Atëherë i la, përsëri hipi në barkë dhe kaloi në anën tjetër.



Është e nevojshme, gjithashtu, që ne të heqim dorë nga rrethanat që kanë qënë shkaku i mëkatit. Ne duhet të kthehemi tek lutja e zjarrtë, të marrin sakramentet shpeshë dhe me merita. Ai që e bën këtë sigurisht që do të vazhdoj me këmbngulje.

-- Shën Gjon Viannei