Leximi i parë: Jakobi 5:1-6
Psalm: Psalm 49:14-20
UNGJILLI: MARKU 9:41-50
Leximi i parë: Jakobi 5:1-6
1 Ku e latë, tani ju, o pasanikë! Qani dhe vajtoni
për të këqijat që do të vijnë mbi ju!
2 Pasuria juaj u kalb dhe petkat tuaja i brejti tenja.
3 Ari dhe argjendi juaj u ndryshk dhe ndryshku i tyre do të bëhet dëshmi kundër jush dhe do ta hajë trupin tuaj porsi zjarri! Keni mbledhur visare për ditët e fundit!
4 Ja! Paga që u hëngrët punëtorëve që u korrën arat, bërtet dhe – ofshama e korrëtarëve arriti në veshët e Zotërisë së Ushtrive!
5 Jetuat mbi tokë plot luks dhe u këndedhët në ëndje të ulëta, i ushqyet zemrat tuaja për ditën e therjes!
6 E dënuat, e vratë të drejtin: ai nuk ju kundërshton.

14 I tillë është fati i atyre që
shpresojnë në vetvete,
mbarimi i atyre që me gojë ia bëjnë
qejfin vetes.
15 Porsi delet rresht zbresin në Nëntokë,
Vdekjen do ta kenë bari .
Do të zbresin me rrëmbim në varr,
dukja e tyre me shpejt do të mbarojë:
Nëntoka do të jetë vendbanimi i tyre.
16 Ndërsa Hyji do ta shpëtojë shpirtin tim,
nga kthetrat e Nëntokës vërtet do të më
marrë te vetja.
17 Mos u tremb kur ndokush pasurohet,
kur i rritet gjëja e shtëpisë së tij:
18 kur të vdesë asgjë s’do të marrë me vete,
me të s’do të zbresë pasuria e tij.
19 Sa qe gjallë njëmend thuhej se qe i lum:
“Do të të lavdërojnë se ia bëre qejfin
vetes”,
20 por edhe ai do të shkojë të bashkohet me etër,
të cilët kurrë më s’do ta shohin dritën
e diellit.
UNGJILLI: MARKU 9:41-50
41 Ai që do t’ju japë të pini një gotë ujë
sepse jeni të Krishtit, për të vërtetë po ju them: me siguri nuk do ta humbë
shpërblimin e vet.”
Ngashënjimi në mëkat
(Mt 18, 6‑9; Lk 17, 1‑2)
42”Porse, për atë që mëson ndonjërin prej këtyre të vegjëlve që besojnë (në Mua) të mëkatojë, do t’ishte më mirë t’i varej rreth qafës guri i mullirit e të hidhej në det.
43 Prandaj, nëse dora jote të çon në mëkat, preje! Më mirë është për ty të hysh dorëcung në jetë se me të dy duart të shkosh në ferr ‑ në zjarr që s’fiket kurrë.
[44]45 E nëse këmba jote të çon në mëkat, preje! Më mirë është për ty të hysh në jetë i çalë se t’i kesh të dy këmbët e të hidhesh në ferr.
[46]47
48 Ku‘krimbi i tyre nuk cof e zjarri nuk fiket.’
49 Vërtet, gjithkush do të kripet me zjarr.
50 Kripa është gjë e mirë, porse, po qe se kripa e humb njelmësinë e vet, me çka do të kripet? Kini kripë në vetvete e jetoni në paqe me njëri-tjetrin!”
Shkoni në humnerë, ju dëshirat e liga! Unë do t'ju fundos
ju se përndryshe do të fundosem vetë!
-- Shën. Jerome