Pages

Kush do ta humbasë jetën e vet për shkakun Tim, do ta shpëtojë - E Diele 23 Qershor 2013

Leximi i parë: Zakaria 12:10-11; 13:1
Psalm: Psalm 63:2-6, 8-9
Leximi i dytë: Galatasve 3:26-29
UNGJILLI: Luka 9:18-24


Leximi i parë: Zakaria 12:10-11; 13:1

10. "Do të derdh mbi shtëpinë e Davidit dhe mbi banorët e Jeruzalemit Frymën e hirit dhe të përgjërimit; dhe ata do të vështrojnë drejt meje, drejt atij që kanë therur; do të pikëllohen për të, ashtu si pikëllohesh për një bir të vetëm, dhe do të hidhërohen shumë për të, ashtu si hidhërohesh fort për një të parëlindur.

11. Atë ditë në Jeruzalem do të ketë pikëllim të madh, i ngjashëm me pikëllimin Hadad-rimonit në luginën Megido.

1. "Atë ditë do të hapet një burim për shtëpinë e Davidit dhe për banorët e Jeruzalemit, për mëkatin dhe për papastërtinë.

Psalm: Psalm 63:2-6, 8-9

2. Kështu të admirova në shenjtërore, duke soditur forcën tënde dhe lavdinë tënde.
3. Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë.
4. Kështu do të të bekoj deri sa të jetoj dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia.
5. Shpirti im do të ngopet si të kishte ngrënë palcë dhe dhjamë, dhe goja ime do të të lëvdojë me buzë të gëzuara.
6. Të kujtoj në shtratin tim, të mendoj kur rri zgjuar natën.
8. Shpirti im mbahet ngushtë te ti; dora jote e djathtë më mban.
9. Por ata që kërkojnë jetën time për ta shkatërruar, do të zbresin në pjesët më të ulta të tokës.

Leximi i dytë: Galatasve 3:26-29

26. sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit te Jezu Krishti.

27. Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur.

28. Nuk ka as Juda, as Grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër, sepse të gjithë jeni një në Jezu Krishtin.

29. Dhe, në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit.

UNGJILLI: Luka 9:18-24

18. Dhe ndodhi që, ndërsa Jezusi po lutej në vetmi, dishepujt ishin bashkë me të. Dhe ai i pyeti duke thënë: ``Kush thonë turmat se jam unë?``.

19. Ata duke u përgjgjur thanë: ``Disa thonë "Gjon Pagëzori", të tjerë "Elia" dhe të tjerë një nga profetët e lashtë që është ringjallur``.

20. Dhe ai u tha atyre: ``Po ju, kush thoni se jam unë?``. Atëherë Pjetri duke u pergjigjur tha: ``Krishti i Perëndisë``.

21. Atëherë ai i porositi rreptë dhe i urdhëroi të mos i tregojnë kurrkujt,

22. duke thënë: ``Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, ta përbuzin pleqtë, krerët e priftërinjve dhe skribët, ta vrasin dhe të tretën ditë të ringjallet``.

23. Pastaj u tha të gjithëve: ``Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë.

24. Sepse kush do ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por kush do ta humbasë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë.