Pages

Ringjallja - E Marte, 10 Prill 2012

Leximi i pare: Veprat e Apostujve 2:36-41
Psalm: Psalm 33:4-5, 18-20, 22
Ungjilli: Gjoni 20:11-18
------------------------------------------- 
Leximi i pare: Veprat e Apostujve 2:36-41
36 Ta dijë, pra, me siguri, gjithë shtëpia e Izraelit se atë Jezus që ju e keni kryqëzuar, Perëndia e ka bërë Zot e Krisht``.
37 Kur ata i dëgjuan këto gjëra, u pikëlluan në zemër dhe pyetën Pjetrin dhe apostujt: ``Vëllezër, ç`duhet të bëjmë?``.
38 Atëherë Pjetri u tha atyre: ``Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve, dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë.
39 Sepse premtimi është për ju dhe për bijtë tuaj dhe për gjithë ata që janë larg, për ata që Zoti, Perëndia ynë, do t`i thërrasë``.
40 Dhe me shumë fjalë të tjera u përbetohej dhe i nxiste, duke thënë: ``Shpëtoni veten nga ky brez i çoroditur!``.
41 Dhe ata që e pranuan fjalën e tij me gëzim, u pagëzuan; atë ditë u shtuan rreth tre mijë veta.

Psalm: Psalm 33:4-5, 18-20, 22
4 Sepse fjala e Zotit është e drejtë dhe të gjithë veprat e tij janë bërë me saktësi.
5 Ai e do drejtësinë dhe barazinë; toka është e mbushur nga mirësitë e Zotit.
18 Ja, syri i Zotit është mbi ata që kanë frikë para tij, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij,
19 për ta çliruar shpirtin e tyre nga vdekja dhe për t`i mbajtur të gjallë në kohë urie.
20 Shpirti ynë pret Zotin; ai është ndihma jonë dhe mburoja jonë.
22 Mirësia jote qoftë mbi ne, o Zot, sepse kemi pasur shpresë te ti.

Ungjilli: Gjoni 20:11-18
11 Por Maria kishte mbetur jashtë varrit, dhe po qante. Dhe, duke qarë, u përkul brenda varrit,
12 dhe pa dy engjëj, të veshur me të bardha, ndenjur njëri te kryet dhe tjetri te këmbët e vendit, ku qe trupi i Jezusit.
13 Ata i thanë: ``O grua, pse po qan?``. Ajo u përgjigj atyre: ``Sepse e kanë hequr Zotin tim, dhe nuk e di ku e kanë vënë``.
14 Si tha këtë, ajo u suall prapa dhe pa Jezusin, që qëndronte në këmbë; por ajo nuk e dinte se ishte Jezusi.
15 Jezusi i tha: ``O grua, pse po qan? Kë kërkon?``. Ajo, duke menduar se ishte kopshtari, i tha: ``Zot, po e pate hequr ti, më trego ku e vure dhe unë do ta marr``.
16 Jezusi i tha: ``Mari!``. Dhe ajo atëherë u kthye dhe i tha: ``Rabboni!``, që do të thotë: Mësues.
17 Jezusi i tha: ``Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj``.
18 Atëherë Maria Magdalena shkoi t`jua njoftojë dishepujve se kishte parë Zotin dhe se ai i kishte thënë këto gjëra.