Pages

Ngritja ne Qiell e Birit te njeriut - E Marte, 17 Prill 2012

Leximi i pare: Veprat e Apostujve 4:32-37
Psalm: Psalm 93:1-2, 5
Ungjilli: Gjoni 3:7-15
------------------------------------ 
Leximi i pare: Veprat e Apostujve 4:32-37
32 Dhe numri i madh i atyre që besuan ishte me një zemër të vetme dhe me një shpirt të vetëm; askush nuk thoshte se ç`kishte ishte e vet, por të gjitha gjërat i kishin të përbashkëta.
33 Dhe apostujt me fuqi të madhe jepnin dëshmi të ringjalljes së Zotit Jezus; dhe hir i madh ishte mbi të gjithë ata.
34 Sepse midis tyre nuk kishte asnjë nevojtar, sepse të gjithë ata që zotëronin ara ose shtëpi i shisnin dhe sillnin fitimin nga gjërat e shitura,
35 dhe i vinin te këmbët e apostujve; pastaj secilit i jepej, sipas nevojës së tij.
36 Kështu Iose, i mbiquajtur nga apostujt Barnaba (që do të thotë "biri i ngushëllimit"), Levit, me prejardhje nga Qipro,
37 kishte një arë, e shiti dhe solli fitimin dhe i vuri te këmbët e apostujve.

Psalm: Psalm 93:1-2, 5
1 Zoti mbretëron; ai është veshur me madhështi; Zoti është mbuluar me mantel, është ngjeshur me forca. Po, bota është e qëndrueshme nuk do të tundet kurrë.
2 Froni yt është nga përjetësia i qëndrueshëm; ti je i tillë nga përjetësia.
5 Statutet e tua janë jashtëzakonisht të qëndrueshme. Shenjtëria i shkon shtëpisë sate, o Zot, përjetë.

Ungjilli: Gjoni 3:7-15
7 Mos u mrrekullo që të thashë: "Duhet të lindni përsëri".
8 Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen as ku po shkon; kështu është edhe çdo njëri që ka lindur nga Fryma``.
9 Nikodemi, duke u përgjigjur, i tha: ``Si mund të ndodhin këto gjëra?``.
10 Jezusi u përgjigj dhe i tha: ``Ti je mësuesi i Izraelit dhe nuk i ditke këto gjëra?
11 Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se ne flasim atë që dimë dhe dëshmojmë atë që pamë, por ju nuk e pranoni dëshminë tonë.
12 Në qoftë se ju fola për gjërat tokësore dhe ju nuk besoni, si do të më besoni nëse ju flas për gjërat qiellore?
13 Askush nuk u ngjit në qiell, përveç atij që zbriti nga qielli, pra, Birit të njeriut që është në qiell.
14 Dhe ashtu si Moisiu e ngriti lart gjarprin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut,
15 që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.