Pages

Jesusi, Buka e Jetes - E Enjte, 26 Prill 2012

Leximi i pare: Veprat e Apostujve 8:26-40
Psalm: Psalm 66:8-9, 16-17, 20
Ungjilli: Gjoni 6:44-51
--------------------------------------------------- 
Leximi i pare: Veprat e Apostujve 8:26-40
26 Dhe një engjëll i Zotit i foli Filipit, duke i thënë: ``Çohu dhe shko drejt jugut, në rrugën që nga Jeruzalemi zbret në Gaza; ajo është e shkretë``.
27 Ai u ngrit dhe u nis; dhe ja, një njeri Etiopas, eunuk, një zyrtar i lartë i Kandaces, mbretëreshës së Etiopisë, përgjegjës i të gjitha thesareve të saj, i cili kishte ardhur në Jeruzalem për të adhuruar.
28 Tani ai po kthehej dhe, i ulur në karrocën e vet, lexonte profetin Isaia.
29 Dhe Fryma i tha Filipit: ``Afrohu dhe arrije atë karrocë!``.
30 Filipi iu turr afër dhe, duke dëgjuar se po lexonte profetin Isaia, i tha: ``A e kupton atë që lexon?``.
31 Ai tha: ``E si do të mundja, po s`pata një që të më udhëzojë?``. Pastaj iu lut Filipit të hipë dhe të ulet pranë tij.
32 Por pjesa e Shkrimit që ai po lexonte ishte kjo: ``Atë e çuan si delja në thertore; dhe ashtu si qengji është memec përpara qethtarit, kështu ai nuk e hapi gojën e vet.
33 Në përuljen e tij iu mohua çfarëdolloj drejtësie; po kush do të mund ta përshkruajë brezin e tij? Sepse jeta e tij u hoq nga toka``.
34 Dhe eunuku iu kthye Filipit dhe tha: ``Të lutem, për kë e thotë profeti këtë? Për veten e vet apo për ndonjë tjetër?``.
35 Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.
36 Dhe, ndërsa po vazhdonin rrugën, arritën në një vend me ujë. Dhe eunuku tha: ``Ja uji! Çfarë më pengon të pagëzohem?``.
37 Dhe Filipi tha: ``Nëse ti beson me gjithë zemër, mund ta bësh``. Dhe ai u përgjigj duke thënë: ``Unë besoj se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë``.
38 Urdhëroi atëherë të ndalet karroca, dhe të dy, Filipi dhe eunuku, zbritën në ujë dhe ai e pagëzoi.
39 Kur dolën nga uji, Fryma e Zotit e rrëmbeu Filipin dhe eunuku nuk e pa më; por e vazhdoi rrugën e tij me plot gëzim.
40 Por Filipi u gjet në Azot; dhe, duke vazhduar, ungjillëzoi të gjitha qytetet, derisa arriti në Cezare.

Psalm: Psalm 66:8-9, 16-17, 20
8 Ju o popuj, bekoni Perëndinë tonë; dhe shpallni me zë të lartë lëvdimin e tij.
9 Ai na mban gjallë dhe nuk lejon që këmbët tona të pengohen.
16 Ejani dhe dëgjoni, ju të gjithë që i trëmbeni Perëndisë, dhe unë do t`ju tregoj atë që ai bëri për shpirtin tim.
17 I thirra atij me gojën time dhe e përlëvdova me gjuhën time.
20 Qoftë i bekuar Perëndia, që nuk e hodhi poshtë lutjen time dhe nuk më mohoi mirësinë e tij.

Ungjilli: Gjoni 6:44-51
44 Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.
45 Në profetët është shkruar: "Të gjithë do të jenë të mësuar nga Perëndia". Çdo njeri, pra, që ka dëgjuar dhe mësuar nga Ati, vjen tek unë.
46 Jo s`e ka parë ndonjë Atin, përveç atij që është nga Perëndia; ky e ka parë Atin.
47 Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush beson në mua ka jetë të përjetshme.
48 Unë jam buka e jetës.
49 Etërit tuaj hëngrën manën në shkretirë dhe vdiqën.
50 Kjo është buka që zbret nga qielli, që një mund të hajë e të mos vdesë.
51 Unë jam buka e gjallë që zbriti nga qielli; nëse një ha nga kjo bukë do të jetojë përjetë; buka që unë do të jap është mishi im, që unë do ta jap për jetën e botës``.