Pages

E DIELA E PASHKES - 8 Prill 2012

Leximi i pare: Veprat e Apostujve 10:34, 37-43
Psalm: Psalm 118:1-2, 16-17, 22-23
Leximi i dyte: Kolosianeve 3:1-4 ose 1 e Korintasve 5:6-8
Ungjilli: Gjoni 20:1-9
---------------------------------- 
Leximi i pare: Veprat e Apostujve 10:34, 37-43
34 Atëherë Pjetri hapi gojën dhe tha: ``Në të vërtetë unë po e marr vesh se Perëndia nuk tregohet i anshëm;
37 Ju e dini se ç`ka ndodhur në mbarë Judenë, duke filluar nga Galilea, pas pagëzimit që predikoi Gjoni:
38 se si Perëndia vajosi me Frymën e Shenjtë dhe me fuqi Jezusin prej Nazareti, i cili e përshkoi vendin duke bërë mirë dhe duke shëruar të gjithë ata që ishin të pushtuar nga djalli, sepse Perëndia ishte me të.
39 Dhe ne jemi dëshmitarë për të gjitha ato që ai bëri në vendin e Judesë dhe në Jeruzalem; dhe se si ata e vranë, duke e varur në një dru.
40 Por Perëndia e ringjalli të tretën ditë dhe e bëri që ai të dëftohet,
41 jo mbarë popullit, por dëshmitarëve të paracaktuar nga Perëndia, neve, që hëngrëm dhe pimë me të, mbasi ai u ngjall së vdekuri.
42 Tani ai na urdhëroi t`i predikojmë popullit dhe të dëshmojmë se ai është ai që Perëndia e ka caktuar si gjykatës të të gjallëve dhe të të vdekurve.
43 Për të bëjnë dëshmi të gjithë profetët, që kushdo që beson në të merr faljen e mëkateve me anë të emrit të tij``.

Psalm: Psalm 118:1-2, 16-17, 22-23
1 Kremtojeni Zotin sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
2 Po, Izraeli le të thotë tani: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
16 E djathta e Zotit u ngrit; e djathta e Zotit bën çudi.
17 Unë nuk do të vdes, por do të jetoj dhe do të tregoj veprat e Zotit.
22 Guri, që ndërtuesit kishin hedhur, u bë guri i qoshes.
23 Kjo është vepër e Zotit, dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tona.

Leximi i dyte: Kolosianeve 3:1-4 ose 1 e Korintasve 5:6-8

Kolosianeve 3:1-4
1 Në qoftë se ju jeni ringjallur me Krishtin, kërkoni ato që janë lart, ku Krishti është ulur në të djathtë të Perëndisë.
2 Kini në mend gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë,
3 sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë.
4 Kur të shfaqet Krishti, jeta jonë, atëherë edhe ju do të shfaqeni në lavdi bashkë me të.

1 e Korintasve 5:6-8
6 Mburrja juaj nuk është e mirë. A nuk e dini se pak maja e mbrun gjithë brumin?
7 Hiqni, pra, majanë e vjetër, që të jeni një brumë i ri, siç jeni pa maja; sepse pashka jonë, që është Krishti, u flijua për ne.
8 Prandaj le të kremtojmë festën jo me maja të vjetër, as me maja ligësie dhe keqësie, por me bukë pa maja të sinqeritetit dhe të së vërtetës.

Ungjilli: Gjoni 20:1-9

1 Por ditën e parë pas së shtunës, në mëngjes, kur ishte ende errët, Maria Magdalena shkoi te varri dhe pa se guri ishte hequr nga varri.
2 Atëherë rendi te Simon Pjetri dhe te dishepulli tjetër, të cilin Jezusi e donte, dhe u tha atyre: ``E kanë hequr Zotin nga varri dhe nuk e dimë ku e vunë``.
3 Atëherë Pjetri dhe dishepulli tjetër dolën jashtë dhe u nisën për te varri.
4 Rendnin të dy bashkë, por dishepulli tjetër rendi përpara, më shpejt se Pjetri dhe arriti i pari te varri.
5 Dhe, si u përkul, pa pëlhurat prej liri që ishin në varr, por nuk hyri aty.
6 Arriti edhe Simon Pjetri që po e ndiqte, hyri në varr dhe pa pëlhurat prej liri që ishin përtokë,
7 dhe rizën, që qe vënë mbi kokën e Jezusit; ajo nuk ishte bashkë me pëlhurat, por ishte e palosur në një vend, veç.
8 Atëherë hyri edhe ai dishepull tjetër që kishte arritur i pari te varri, pa dhe besoi.
9 Ata në fakt, nuk e kishin kuptuar ende Shkrimin, sipas të cilit ai duhet të ringjallej së vdekurish.

“Eshte e rendesishme qe ju zgjidhni karjeren tuaj me kujdes, qe keshtu ju me te vertete mund te ndiqni profesionin qe Zoti e ka caktuar per ju. Asnje dite nuk duhet te kaloj pa bere nje lutje nga ana juaj. Shpesh perserit keto fjale me Shen Paulin: ‘ Zot çfare kerkon nga une te bej?’” - Shen John Bosco