Pages

Mosbesimi i njeriut - E Diele, 22 Prill 2012

Leximi i pare: Veprat e Apostujve 3:13-15, 17-19
Psalm: Psalm 4:2, 4, 7-9
Leximi i dyte: 1 e Gjonit 2:1-5
Ungjilli: Luka 24:35-48
-------------------------------------------
Leximi i pare: Veprat e Apostujve 3:13-15, 17-19
13 Perëndia e Abrahamit, e Isakut dhe e Jakobit, Perëndia e etërve tanë e ka përlëvduar Birin e tij Jezusin, të cilin ju ia dorëzuat Pilatit dhe e mohuat përpara tij, megjithëse ai kishte vendosur ta lironte.
14 Por ju e mohuat të Shenjtin, të Drejtin, dhe kërkuat që t`ju jepej një vrasës,
15 dhe vratë princin e jetës, që Perëndia e ka ringjallur prej së vdekuri dhe për të cilin ne jemi dëshmitarë!
17 Por tani, o vëllezër, unë e di që e keni bërë nga padija, ashtu siç kanë bërë edhe krerët tuaj.
18 Por kështu Perëndia i ka përmbushur ato që kishte parathënë me gojën e të gjithë profetëve të vet, se Krishti i tij do të vuante.
19 Pendohuni, pra, dhe kthehuni, që të shlyhen mëkatet tuaja, dhe që të vijnë kohët e flladit nga prania e Zotit,

Psalm: Psalm 4:2, 4, 7-9
2 Deri kur, o bij të njerëzve, do të fyhet rëndë lavdia ime? Deri kur do të jepeni pas kotësisë dhe do të shkoni pas gënjeshtrës? (Sela)
4 Zemërohuni dhe mos mëkatoni; në shtratin tuaj mendohuni shumë në zemër tuaj dhe qëndroni në heshtje. (Sela)
7 Ti më ke shtënë në zemër më tepër gëzim nga sa ndjejnë ata, kur kanë grurë dhe musht me shumicë.
8 Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri.

Leximi i dyte: 1 e Gjonit 2:1-5
1 Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin.
2 Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ata të të gjithë botës.
3 Dhe nga kjo e dimë se e kemi njohur atë, në qoftë se i zbatojmë urdhërimet e tij.
4 Ai që thotë: ``Unë e kam njohur atë``, dhe nuk zbaton urdhërimet e tij, është gënjeshtar dhe e vërteta nuk është në të.
5 Por kush e zbaton fjalën e tij, në të me të vërtetë dashuria e Perëndisë është përsosur. Nga kjo e njohim se jemi në të.

Ungjilli: Luka 24:35-48
35 Ata atëherë treguan ç`u kishte ndodhur rrugës dhe si e kishin njohur në ndarjen e bukës.
36 Dhe, ndërsa ata po bisedonin për këto gjëra, vetë Jezusi u shfaq në mes tyre dhe u tha atyre: "Paqja me ju!``.
37 Por ata, të tmerruar dhe gjithë frikë, mendonin se po shihnin një frymë.
38 Atëherë ai u tha atyre: ``Pse jeni shqetësuar Dhe pse në zemrat tuaja po lindin dyshime?
39 Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!``.
40 Dhe, si i tha këtë, u tregoj atyre duart dhe këmbët.
41 Por, duke qenë se ende nuk besonin prej gëzimit dhe ishin të çuditur, ai u tha atyre: ``A keni këtu diçka për të ngrënë?``.
42 Dhe ata i dhanë një pjesë peshku të pjekur dhe një huall mjalti.
43 Dhe ai i mori dhe hëngri para tyre.
44 Pastaj u tha atyre: ``Këto janë fjalët që unë ju thoja kur isha ende me ju: se duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet``.
45 Atëherë ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet,
46 dhe u tha atyre: ``Kështu është shkruar dhe kështu ishte e nevojshme që Krishti të vuante dhe të ngjallej së vdekuri ditën e tretë,
47 dhe që në emër të tij të predikohet pendimi dhe falja e mëkateve ndër të gjithë popujt, duke filluar nga Jeruzalemi.
48 Dhe ju jeni dëshmitarët e këtyre gjërave.
 “Kur Zoti eshte duke folur….menyra me e pershtatshme per te vepruar eshte te imitojme dike qe ka nje kuriozitet te parezistueshem dhe qe degjon pas vrimes se çelesit. Ju duhet te degjoni gjithka qe thote Zoti ne vrimen e çelesit te zemres tende.” -- Shen. John Vianney