Pages

E Enjte, 19 Prill 2012

Leximi i pare: Veprat e Apostujve 5:27-33
Psalm: Psalm 34:2, 9, 17-20
Ungjilli: Gjoni 3:31-36
---------------------------------- 
Leximi i pare: Veprat e Apostujve 5:27-33
27 Kështu, pra, i sollën dhe i paraqitën përpara sinedrit; dhe kryeprifti i pyeti,
28 duke thënë: ``Po a nuk ju kemi ndaluar rreptësisht të mësoni në atë emër? Dhe ja, ju e keni mbushur Jeruzalemin me doktrinën tuaj dhe doni që të bjerë mbi ne gjaku i atij njeriu``.
29 Por Pjetri dhe apostujt, duke u përgjigjur, thanë: ``Duhet t`i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.
30 Perëndia e etërve tanë e ka ringjallur Jezusin, që ju e vratë, duke e varur në dru.
31 Perëndia e lartësoi me të djathtën e vet dhe e bëri princ dhe shpëtimtar për t`i dhënë Izraelit pendimin dhe faljen e mëkateve.
32 Dhe për këto gjëra ne jemi dëshmitarë të tij, si edhe Fryma e Shenjtë, që Perëndia ua ka dhënë atyre që i binden atij``.
33 Kur i dëgjuan këto gjëra, ata u tërbuan dhe vendosën t`i vrasin.

Psalm: Psalm 34:2, 9, 17-20
2 Shpirti im do të krenohet me Zotin; njerëzit e përulur do ta dëgjojnë dhe do të gëzohen.
9 Kini frikë nga Zoti, ju shenjtorë të tij, sepse asgjë nuk u mungon atyre që kanë frikë prej tij.
17 Të drejtët bërtasin dhe Zoti i dëgjon dhe i çliron nga të gjitha fatkeqësitë e tyre.
18 Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar.
19 Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por Zoti e çliron nga të gjitha.
20 Ai i ruan tërë kockat e tij, dhe asnjë prej tyre nuk copëtohet.

Ungjilli: Gjoni 3:31-36
31 Ai që vjen nga lart është përmbi të gjithë; ai që vjen nga dheu është nga dheu dhe flet për dheun; ai që vjen nga qielli është përmbi të gjithë.
32 Dhe ai dëshmon çfarë ka parë dhe dëgjuar, por askush nuk e pranon dëshminë e tij.
33 Ai që e pranoi dëshminë e tij e vulosi se Perëndia është i vërtetë.
34 Sepse ai që Perëndia ka dërguar flet fjalët e Perëndisë, sepse Perëndia nuk e jep Frymën e tij me masë.
35 Ati e do Birin dhe i ka dhënë në dorë çdo gjë.
36 Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të``.

 “Vetetimat e Tua ndriçuan boten; toka I drodh dhe u tund.”-- Ps. lxxvi. 19