Pages

Mosbesimi i njeriut - E Shtune, 14 Prill 2012

Leximi i pare: Veprat e Apostujve 4:13-21
Psalm: Psalm 118:1, 14-21
Ungjilli: Marku 16:9-15
--------------------------------- 
Leximi i pare: Veprat e Apostujve 4:13-21
13 Ata, kur e panë çiltërsinë e Pjetrit dhe të Gjonit dhe duke kuptuar se ishin njerëz të pamësuar dhe pa arsim, u mrrekulluan dhe i njihnin se kishin qenë me Jezusin.
14 Duke parë pastaj në këmbë pranë tyre, njeriun që u shërua, nuk mund të thoshnin asgjë kundër.
15 Dhe, mbasi i urdhëruan të dalin jashtë sinedrit, u konsultuan me njëri tjetrin,
16 duke thënë: ``Ç`t`u bëjmë këtyre njerëzve? Sepse u është njohur të gjithë banorëve të Jeruzalemit se është bërë një mrekulli e dukshme prej tyre, dhe ne nuk mund ta mohojmë;
17 por, që kjo të mos përhapet më shumë në popull, t`i shtrëngojmë me kërcënime të rrepta të mos i flasin më asnjeriu në këtë emër``.
18 Dhe, si i thirrën, u dhanë urdhër atyre të mos flasin fare dhe as të mësojnë në emër të Jezusit.
19 Por Pjetri dhe Gjoni, duke iu përgjigjur atyre, thanë: ``Gjykoni ju, nëse është e drejtë para Perëndisë t`ju bindemi më shumë juve sesa Perëndisë.
20 Sepse ne nuk mund të mos flasim për ato që kemi parë dhe dëgjuar``.
21 Ata pasi i kërcënuan përsëri, i lanë të shkojnë duke mos gjetur mënyrë se si t`i ndëshkojnë për shkak të popullit, sepse të gjithë përlëvdonin Perëndinë për atë që kishte ndodhur.

Psalm: Psalm 118:1, 14-21
1 Kremtojeni Zotin sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
14 Zoti është forca ime dhe kënga ime, ai ka qenë shpëtimi im.
15 Një britmë gëzimi dhe fitoreje jehon në çadrat e të drejtëve; dora e djathtë e Zotit bën çudi.
16 E djathta e Zotit u ngrit; e djathta e Zotit bën çudi.
17 Unë nuk do të vdes, por do të jetoj dhe do të tregoj veprat e Zotit.
18 Zoti më ka ndëshkuar rëndë, por nuk më ka lënë në dorë të vdekjes.
19 Më hapni portat e drejtësisë; unë do të hyj dhe do të kremtoj Zotin.
20 Kjo është porta e Zotit, të drejtët do të kalojnë nëpër të.
21 Unë do të të kremtoj, sepse më je përgjigjur dhe ke qenë shpëtimi im.

Ungjilli: Marku 16:9-15
9 Tani Jezusi, pasi ishte ringjallur në mëngjesin e ditës së parë të javës, iu shfaq së pari Marisë Magdalenë, nga e cila pati dëbuar shtatë demonë.
10 Dhe ajo shkoi dhe ua tregoi atyre që kishin qenë bashkë me të, të cilët ishin të pikëlluar dhe e qanin.
11 Por këta, kur dëgjuan se ishte gjallë dhe se u pa nga ajo, nuk i besuan.
12 Mbas këtyre gjërave, iu shfaq në trajtë tjetër dyve prej tyre, që po shkonin në fshat.
13 Edhe ata shkuan dhe ua treguan të tjerëve; por as këtyre nuk u besuan.
14 Në fund iu shfaq të njëmbëdhjetëve kur ishin në tryezë dhe i qortoi për mosbesimin e tyre dhe për ngurtësinë e zemrës, sepse nuk u kishin besuar atyre që e kishin parë të ringjallur.
15 Pastaj u tha atyre: "Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese".