Pages

Jesusi ecen mbi uje - E Shtune, 21 Prill 2012

Leximi i pare: Veprat e Apostujve 6:1-7
Psalm: Psalm 33:1-2, 4-5, 18-19
Ungjilli: Gjoni 6:16-21
------------------------------------------ 
Leximi i pare: Veprat e Apostujve 6:1-7
1 Por në ato ditë, duke u shumuar numri i dishepujve, lindi një murmuritje nga ana e Helenistëve kundër Hebrenjve, sepse vejushat e tyre po liheshin pas dore në shërbimin e përditshëm.
2 Atëherë të dymbëdhjetët, pasi mblodhën numrin e madh të dishepujve, thanë: ``Nuk është mirë që ne të lëmë fjalën e Perëndisë për të shërbyer nëpër tryeza.
3 Prandaj, vëllezër, kërkoni midis jush shtatë burra, me dëshmi të mirë, të mbushur me Frymën e Shenjtë dhe me urtësi, të cilëve do t`ua besojmë këtë detyrë.
4 Kurse ne do të vazhdojmë t`i kushtohemi lutjes dhe shërbesës së fjalës``.
5 Ky propozim u pëlqeu gjithë dishepujve. Dhe zgjodhën Stefanin, njeri plot besim dhe Frymë të Shenjtë, Filipin, Prohorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin dhe Nikollën, një prozelit nga Antiokia.
6 I paraqitën pastaj përpara apostujve, të cilët, mbasi u lutën, vunë duart mbi ta.
7 Ndërkaq fjala e Perëndisë po përhapej, dhe numri i dishepujve po shumohej fort në Jeruzalem, edhe një numër i madh priftërinjsh i bindej besimit.

Psalm: Psalm 33:1-2, 4-5, 18-19
1 Ngazëlloni, o njerëz të drejtë, tek Zoti; lëvdimi u shkon për shtat njerëzve të drejtë.
2 Kremtojeni Zotin me qeste; këndojini atij me harpën me dhjetë tela.
4 Sepse fjala e Zotit është e drejtë dhe të gjithë veprat e tij janë bërë me saktësi.
5 Ai e do drejtësinë dhe barazinë; toka është e mbushur nga mirësitë e Zotit.
18 Ja, syri i Zotit është mbi ata që kanë frikë para tij, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij,
19 për ta çliruar shpirtin e tyre nga vdekja dhe për t`i mbajtur të gjallë në kohë urie.

Ungjilli: Gjoni 6:16-21
16 Kur u ngrys, dishepujt e tij zbritën drejt detit.
17 Hipën në barkë dhe shkuan përtej detit, drejt Kapernaumit; tashmë ishte errët dhe Jezusi ende nuk kishte ardhur tek ata.
18 Deti ishte i trazuar, sepse frynte një erë e fortë.
19 Dhe pasi kishin vozitur rreth njëzet e pesë ose tridhjetë stade, panë Jezusin që po ecte mbi det dhe po i afrohej barkës dhe patën frikë.
20 Por ai u tha atyre: ``Jam unë, mos druani!``.
21 Ata, pra, deshnin ta merrnin në barkë, dhe menjëherë barka u bregëzua në atë vend ku ishin drejtuar.

“O Jesusi me I embel, qe erdhe ne kete bote t’I japesh te gjithe shpirtrave jeten e hirit Tend, dhe qe ta ruash dhe ta shtosh ate tek ata, pranove te beheshe kura e perditshme e dobesise se tyre dhe ushqim per çdo dite, ne te kerkojme me perulesi, me ane te zemres Tende, qe digjet me dashuri per ne, hidhe Shpirtin Tend Hyjnor mbi te gjithe shpirtrat me qellim qe ata qe kane patur fatin e keq te jene ne gjendjen e mekatit mortor te mund te kthehen tek Ty dhe te gjejne jeten e hirit qe kane humbur.

Permes ketij Shpirti te Shenjte, ata qe jetojne kete jete hyjnore me devotshmeri ti afrohen tryezes Tende hyjnore çdo dite sa here te jete e  mundur, qe duke marre Kungimin e Shenjte qe eshte antitoda e mekateve te falshme ditore dhe çdo dite ta ruajne veten ne jeten e hirit dhe keshtu e pastrojne veten me shume, me ne fund te vijne ne nje jete te lumtur me Ty. Amen”.-- Papa Shen. Pius X