Pages

Zotëri, nëse do, Ti mund të më pastrosh - E Premte 10 Janar 2014

Leximi i parë: 1 e Gjonit 5:5-13
Psalm: Psalm 147:12-15, 19-20
UNGJILLI: LUKA 5:12-16


Leximi i parë: 1 e Gjonit 5:5-13

5 Kush është ai që e mund botën në mos qoftë ai që beson se Jezusi është Biri i Hyjit?

Dëshmia lidhur me Birin

6 Ky është ai që erdhi nëpër ujë e nëpër gjak: Jezu Krishti. Jo vetëm me ujë, por me ujë e me gjak. Dëshmitari i kësaj gjëje është Shpirti Shenjt, sepse Shpirti Shenjt është e vërteta. 

7 Kështu, tre janë ata që dëshmojnë: 

8 Shpirti Shenjt, uji dhe gjaku. Këta të tre bëjnë një dëshmi të vetme. 

9 Nëse ne pranojmë dëshminë e njerëzve, dëshmia e Hyjit është më e madhe. E dëshmia e Hyjit është kjo, me të cilën dëshmoi për Birin e vet: 

10 kush beson në Birin e Hyjit e ka dëshminë në vetvete. Kush nuk i beson Hyjit, e ka bërë Atë gënjeshtar, sepse nuk i ka besuar dëshmisë, me të cilën Hyji i bëri dëshmi Birit të vet. 

11 Dhe kjo është dëshmia: Hyji na e dha jetën e pasosur, e kjo jetë është në Birin e tij. 

12 Kush e ka Birin, ka jetën, kush nuk e ka Birin e Hyjit, nuk e ka jetën.

13 Kaq ju shkrova juve që besoni në Emrin e Birit të Hyjit, që ta dini se e keni jetën e pasosur. 


Psalm: Psalm 147:12-15, 19-20

12. Lëvdo Zotin, o Jeruzalem, kremto Perëndinë tënd, o Sion.
13. Sepse ai ka përforcuar shufrat e portave të tua dhe ka bekuar bijtë e tu në mes teje.
14. Ai e ruan paqen brenda kufijve të tu dhe të ngop me grurin më të mirë.
15. Dërgon mbi tokë urdhërin e tij, fjala e tij merr dheun.
19. Ai ia ka bërë të njohur Jakobit fjalën e tij, dhe Izraelit statutet e tij dhe dekretet e tij.
20. Ai nuk e ka bërë këtë me asnjë komb tjetër; dhe ato nuk i njohin dekretet e tij. Aleluja.

UNGJILLI: LUKA 5:12-16

Shërimi i të gërbulurit
(Mt 8, 1‑4; Mk 1, 40‑45)

12 Ndërsa Jezusi po gjendej në një qytet, dhe ja, ia behu një njeri plot gërbulë! Kur e pa Jezusin, ra me fytyrë përdhe e iu lut:
“Zotëri, nëse do, ti mund të më pastrosh!”

13 Jezusi shtriu dorën, e preku dhe tha:
“Dua, pastrohu!”
Dhe gërbula iu zhduk aty për aty. 

14 Jezusi e porositi të mos i tregojë askujt, por:
“Shko ‑ i tha ‑ paraqitju priftit, ço flinë për shërimin tënd, siç ka urdhëruar Moisiu, që ta kenë për dëshmi.”

15 Ndërkaq përhapej për të zëri përherë e më tepër e populli lëshohej me shumicë për ta dëgjuar e për t’u shëruar nga sëmundjet e veta. 

16 E Jezusi tërhiqej në vende të vetmuara e lutej.



Çdo moment vjen tek ne i krijuar me një urdhër nga Zoti, vetëm për t’u kaluar dhe për t’u zhytur në përjetësi; atje do të mbetet përgjithmonë ashtu si ne e kemi shfrytëzuar atë.

-- Shën. Francis de Sales