Pages

Jezusi filloi të predikojë: “Kthehuni, se Mbretëria e qiejve është afër!” - E Hënë 6 Janar 2014

Lexim i parë: 1 e Gjonit 3:22 -- 4:6
Psalm: Psalm 2:7-8, 10-12
UNGJILLI: MATEU 4:12-17, 23-25


Lexim i parë: 1 e Gjonit 3:22 -- 4:6

22 Dhe çkado që kërkojmë, prej Tij e marrim, sepse i mbajmë urdhërimet e tij dhe bëjmë çka Atij i pëlqen. 

23 Ky është urdhri i tij: që të besojmë në Emrin e Birit të tij – në Jezu Krishtin dhe ta duam njëri-tjetrin, si Ai na urdhëroi. 

24 Kush i mban urdhërimet e tij, mbetet në Hyjin dhe Hyji në të. Me këtë e dimë se Ai mbetet në ne: me anë të Shpirtit që na e ka dhënë.

1 Të dashurit e mi! Mos i besoni çdo shpirti, por vërini në provë shpirtrat për t’i vërtetuar a janë të Hyjit, sepse shumë profetë të rrejshëm janë shpërndarë nëpër botë. 

2 Me këtë mund ta njihni shpirtitn që vjen prej Hyjit: çdo shpirt që dëshmon se Jezu Krishti ka ardhur në trup, është prej Hyjit. 

Kurse çdo shpirt që nuk e dëshmon Jezusin të tillë, nuk është prej Hyjit: është prej Antikrishtit, për të cilin keni dëgjuar se vjen e tani edhe është në botë. 

Ju, o fëmijëzit e mi, jeni prej Hyjit dhe i keni mundur ata, sepse është më i fortë Ai që është në ju se ai që është në botë. 

5 Ata janë nga bota prandaj edhe flasin me gjuhën e botës, dhe bota i dëgjon. 

6 Ne jemi prej Hyjit. Kush e njeh Hyjin, ai na dëgjon, kush nuk është prej Hyjit, ai nuk na dëgjon. Me këtë gjë e dallojmë shpirtin e së vërtetës prej shpirtit të gabimit.

Psalm: Psalm 2:7-8, 10-12

7 Unë do ta shpall vendimin e Zotit.
Ai më tha: “Ti je im Bir,
unë sot të linda!

8 M’i kërko e unë për pronë do të t’i jap popujt,
nën sundimin tënd gjithçka përfshin toka.

10 E tanipra, merrni vesh, o mbretër,
mësoni ju që gjykoni dheun!

11 Shërbejini Zotit me druajtje të madhe,
nënshtrojuni Atij me nderim e dridhje,

12 bëni siç kërkon Ai që të mos hidhërohet
e të sharroni nga udha.
Papritmas flakë i ndizet zemërimi.
Lum zemra e atyre që shpresojnë në Të!

UNGJILLI: MATEU 4:12-17, 23-25

Jezusi e fillon veprimtarinë e vet në Galile
(Mk. 1, 14‑15; Lk 4, 14‑15)

12 Kur Jezusi e mori vesh se e kishin burgosur Gjonin, u tërhoq në Galile. 

13 E la Nazaretin e shkoi e u vendos me banesë në Kafarnaum, qytet bregdetar në krahinën e fisit të Zabulonit e të Neftalit, 

14 që të shkonte në vend fjala që tha Isaia profet:

15 “Tokë e Zabulonit e tokë e Neftalit,
në drejtim të detit, përtej Jordanit,
Galileja pagane,

16 populli që gjendej në errësirë,
pa një dritë të madhe;
atyre që banonin në krahinën e hijes
së vdekjes u lindi drita.”

17 Që atëherë Jezusi filloi të predikojë: “Kthehuni, se Mbretëria e qiejve është afër!”

Jezusi mëson dhe shëron
(Lk 6, 17‑19)

23 Jezusi shkonte prej një vendi në një vend tjetër nëpër mbarë Galilenë, duke mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar Ungjillin e Mbretërisë e duke shëruar në popull çdo sëmundje e çdo pamundësi.

24 E u hap zëri për të anembanë Sirisë; i sillnin tek ai të gjithë ata që i mundonte ndonjë e keqe prej sëmundjesh e ndeshtrashash të larmishme ‑ të djallosur, epileptikë, të shituar; dhe i shëronte. 

25 E pas tij shkonte një mori e madhe njerëzish prej Galilesë, prej Dekapolit, prej Jerusalemit, prej Judesë dhe prej krahinës përtej Jordanit.


Ne duhet ta duam fqinjin tonë si i krijuar në imazhin e Zotit dhe si një objekt I dashurisë së Tij.

-- Shën. Vincent de Paul