Pages

Predikoni: ‘Mbretëria e qiellit është afër' - E Shtune 7 Dhjetor 2013

Leximi i parë: Isaia 30:19-21, 23-26
Psalm: Psalm 147:1-6
UNGJILLI: MATEU 9:35 -- 10:1, 5-8


Leximi i parë: Isaia 30:19-21, 23-26

19 Sepse, popull i Sionit, që banon në Jerusalemaskurrë më nuk do të qash mëshirë do të ketë posa të kërkosh ndihmë, porsa të dëgjosh Ai do të të japë ndihmë.

20 Edhe Zoti do t’ju japë bukën e ngushticës, ujët e mjerimit, porse Mësuesi prej teje s’do të fshihet, sytë e tu do ta shohin Mësuesin tënd,

21 veshët e tu do të dëgjojnë fjalën që qortuesi do të të thotë pas shpine:
‘Kjo është udha, andej bijini!’ nëse mënjanoheni djathtas o majtas.

23 Atëherë ai do të japë shi për farën tënde që të kesh mbjellë nëpër ara,
edhe buka që do të japë toka e shumtë do të jetë edhe e ushqyeshme
Gjëja jote atë ditë do të kullotë: anembanë nëpër kullota të gjera,

24 qe e gomarë që punojnë tokën do të hanë tagji të kripur
të hedhur me lopatë e terplote.

25 E do të jenë mbi çdo mal të lartë e mbi çdo kodër të lartësuar
përrenj që rrjedhin me ujë vrullshëm ditën e vrasjes me shumicë,
kur për tokë të bien kullat.

26 Drita e hënës do të ndriçojë si drita e diellit, drita e diellit do të jetë më e fortë shtatë herë, porsi drita e shtatë ditëve ‑ ditën, kur Zoti
t’ia lidhë varrën popullit të vet, do t’ia shërojë plagën që vetë ia dha.


Psalm: Psalm 147:1-6

1

Lëvdoni Zotin, sepse është një gjë e mirë t`i këndosh lavde Perëndisë tonë, sepse është e kënaqshme dhe e leverdishme ta lëvdosh.

2

Zoti ndërton Jeruzalemin, dhe mbledh të humburit e Izraelit.

3

Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre.

4

Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjitha sipas emrit të tyre.

5

I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarësia e tij.

6

Zoti larton njerëzit e përulur, por ul deri në tokë njerëzit e këqij.


UNGJILLI: MATEU 9:35 -- 10:1, 5-8

Dhembshuria e Jezusit për popullin

35 Kështu Jezusi qarkullonte nëpër të gjitha qytetet e fshatrat. Mësonte në sinagogat e tyre: predikonte Ungjillin e Mbretërisë dhe shëronte çdo sëmundje e lëngatë.

36 Kur e pa turmën e popullit, ndjeu dhembshuri për të, sepse ishte e nëpërkëmbur dhe e lënë pasdore si delet pa bari. 

37 Atëherë u tha nxënësve të vet:
“Të korrat janë të mëdha, kurse punëtorë ka pak. 

38 Lutjuni, pra Zotërisë së të korrave, të dërgojë korrtarë në të korrat e veta.”

1 Pastaj Jezusi i mblodhi rreth vetes dymbëdhjetë nxënësit e vet e u dha pushtetin të mund të dëbonin shpirtrat e ndytë dhe të mund të shëronin çdo sëmundje e lëngatë.

Dërgimi i të Dymbëdhjetëve
(Mk 6, 7‑13; Lk 9, 1‑6)

5 Pikërisht këta të Dymbëdhjetët Jezusi i dërgoi dhe i urdhëroi:
“Mos shkoni ndër paganë as mos hyni në asnjë qytet të samaritanëve! 

6 Por shkoni më mirë te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit. 

7 Gjatë udhëtimit predikoni: ‘Mbretëria e qiellit është afër!’ 

8 Shëroni të sëmurit, ngjallni të vdekurit, pastroni të gërbulurit, dëboni djajtë! Falas morët, falas edhe jepni!