Leximi i parë: 1 e Gjonit 1:5 -- 2:2
Psalm: Psalm 124:2-5, 7-8
UNGJILLI: MATEU 2:13-18
Leximi i parë: 1 e Gjonit 1:5 -- 2:2
5 Dhe kjo është shpallja që e dëgjuam prej tij dhe
po jua kumtojmë juve: Hyji është dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësire!
6 Nëse themi: »Kemi bashkësi me Të«, por jetojmë në errësirë, ne rrejmë dhe nuk e ushtrojmë të vërtetën.
7Por, nëse ne ecim në dritë, sikurse Ai është në dritë, kemi bashkësi me njëri-tjetrin dhe gjaku i Jezusit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.
8 Por nëse themi: »Ne nuk kemi mëkat«, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne.
9 Por, nëse i pranojmë mëkatet tona, Ai është besnik dhe i drejtë: do të na i falë mëkatet dhe do të na pastrojë nga çdo padrejtësi.
10 Por, nëse themi: »Ne nuk kemi mëkatuar«, e bëjmë Atë gënjeshtar dhe fjala e tij nuk është në ne.

1 Fëmijëzit e mi, po jua shkruaj këto që të mos mëkatoni. Por, edhe nëse ndokush mëkaton, e kemi Mbrojtësin te Ati – Jezu Krishtin, Të Drejtin.
2 Ai është flia pajtuese për mëkatet tona, dhe jo vetëm për mëkatet tona, por edhe për të mbarë botës.
Psalm: Psalm 124:2-5, 7-8
2 po të mos kishte qenë Zoti me ne,
kur njerëzit u ngritën kundër nesh:
3 atëherë do të na kishin përpirë gjallë,
kur u mori flakë zemërimi kundër nesh.
4 Atëherë ujët do të na kishte marrë,
rrjedha e përroit do të na kishte
marrë,
5 do të na kishin mbytur
valët e ujërave të tërbuara!
7 Shpirti ynë shpëtoi si trumcaku
prej gracke të gjuetarëve:
laku u këput
e ne shpëtuam!
8 Ndihma jonë është në Emër të Zotit,
që krijoi qiellin e tokën.
UNGJILLI: MATEU 2:13-18
Ikja në Egjipt
13 Pasi u nisën Dijetarët, ja se, engjëlli i Zotit iu dëftua në ëndërr Jozefit e i tha: “Çohu, merre fëmijën dhe nënën e tij e ik në Egjipt. Rri atje derisa të them unë, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë.”
14 Ky u çua, natën e mori fëmijën dhe të ëmën e tij e shkoi në Egjipt.
15 Banoi atje derisa vdiq Herodi që të plotësohej fjala e Zotit e thënë me gojë të profetit: “Nga Egjipti e thirra Birin tim.”
Vrasja e fëmijëve të pafajshëm
16 Atëherë Herodi, kur pa se e mashtruan Dijetarët, u zemërua së tepërmi dhe urdhëroi të vriteshin të gjithë fëmijët meshkuj që ishin në Betlehem dhe në mbarë rrethinën e tij dy vjeç e poshtë ‑ sipas kohës që me kujdes e mori vesh nga Dijetarët.
17 Atëherë u plotësua fjala e Jeremisë profet:
18 “U dëgjua një klithmë në Ramë
‑ vaj e gjëmë e madhe:
vajton Rakela fëmijët e vet
e nuk do të pajtohet ‑ sepse nuk i ka
më!”