Leximi i parë: Romakëve 5:12, 15, 17-19, 20-21
UNGJILLI: LUKA 12:35-38
Leximi i parë: Romakëve 5:12, 15, 17-19, 20-21
12 Për këtë arsye, sikurse me anë të një njeriu
mëkati hyri në botë e, me anë të mëkatit, vdekja, dhe kështu vdekja kaloi në të
gjithë njerëzit, sepse të gjithë njerëzit mëkatuan...
15 Por me dhuratën e hirit nuk ngjau si me mëkatin. Sepse, në qoftë se me mëkatin e një njeriu të vetëm, vdiqën të gjithë njerëzit, shumë më tepër u ndikua mbi të gjithë njerëzit hiri i Hyjit dhe dhurata e dhënë për hir të një Njeriu të vetëm ‑ Jezu Krishtit.
17 Kështu, pra, nëse me anë të mëkatit të një njeriu të vetëm, mbretëroi vdekja ‑ për shkak të një njeriu të vetëm ‑ me më shumë arsye do të mbretërojnë në jetë ata që marrin begatinë e pamasë të hirit e të dhuratës së drejtësisë nëpër një të vetmin ‑ Jezu Krishtin.
18 Prandaj, mëkati i njërit ‑ dënim për të gjithë njerëzit, gjithashtu edhe drejtësia e Njërit ‑ shfajësim që u jep jetën të gjithë njerëzve.
19 Vërtet, sikurse me padëgjesën e njërit, mëkatuan të gjithë njerëzit, po ashtu, me dëgjesën e Njërit ‑ të gjithë njerëzit do të bëhen të drejtë.
20 Ligji erdhi që të shumëzohet mëkati; porse, kur u shumëzua mëkati, shumë më i begatshëm u bë hiri,
21 që, sikurse mëkati mbretëroi me vdekjen, po ashtu edhe hiri të mbretërojë me drejtësinë ‑ për jetën e pasosur, nëpër Jezu Krishtin, Zotin tonë.
UNGJILLI: LUKA 12:35-38
Shërbëtori i kujdesshëm
(Mt 24, 45‑51)
35 “Jini gati ‑ të veshur e të ngjeshur me llamba të ndezura ‑
36 porsi ata që presin zotërinë e vet kur kthehet prej dasmës për t’ia çelur derën posa të vijë e të trokëllitë.
37 Lum shërbëtorët që, kur kthehet zotëria, i gjen zgjuar! Përnjëmend po ju them: ai vetë do të ngjeshet, ata do t’i ulë në tryezë, do të afrohet dhe vetë do t’i shërbejë.
38
Kur të të thërras në ndihmë, më dëgjo,
o Hyj, drejtësia ime!
Ti që më shpëtove në vështirësi:
ki mëshirë për mua e ma dëgjo lutjen!
-- Psalm lv. 2