Pages

Ky është Vullneti i Atit Tim - E Marte 5 Nentor 2013

Psalm: Psalm 23:1-6
UNGJILLI: GJONI 6:37-40


Psalm: Psalm 23:1-6

Bariu i mirë

1 Psalm. i Davidit.
Zoti është bariu im,
asgjë nuk më mungon.

2 Më pushon kullotave të gjelbra,
më prin në ujëra të qeta,

3 shpirtin ma përtërin.
Ai më prin shtigjeve të drejta
në saje të dashurisë së Emrit të vet.

4 Po edhe në kalofsha nëpër luginën e hijes së vdekjes,
s’trembem nga e keqja
sepse ti je me mua:
thupra jote dhe kërraba
për mua janë ngushëllim.

5 Ti ma shtron tryezën përpara
ndër sy të armiqve të mi,
me vaj erëmirë kokën ma lyen,
gotën ma mbush plot e përplot.

6 Hiri dhe mirësia do të më përcjellin
në të gjitha ditët e jetës sime,
do të banoj në shtëpinë e Zotit
derisa të jem gjallë.


UNGJILLI: GJONI 6:37-40

37 Të gjithë ata që m’i jep Ati
do të vijnë tek unë
dhe atë që vjen tek unë,
s’do ta qes jashtë,

38 sepse zbrita prej qiellit,
jo për të bërë vullnetin tim,
por vullnetin e atij që më dërgoi.

39 E vullneti i Atij që më dërgoi është
të mos humbë asnjë
prej atyre që më dha,
por t’i ringjall në ditën e fundit.

40 Po, ky është vullneti i Atit tim,
që, kushdo sheh Birin
dhe beson në Të,
ta ketë jetën e pasosur
e unë do ta ringjall në ditën e fundit.”



Le të jetë pleqëria juaj si një fëmijë, dhe fëmijëria juaj si një i moshuar; me qëllim që as mënçuria juaj të mos jetë me krenari, dhe as përulësia juja të mos jetë pa mënçuri.  
-- Shën. Agustini