Pages

Atij që ka, do t’i jepet edhe më shumë dhe ... - E Merkure 20 Nentor 2013

Psalm: Psalm 17:1, 5-6, 8, 15
UNGJILLI: LUKA 19:11-28



Psalm: Psalm 17:1, 5-6, 8, 15

1 Lutja. E Davidit

Dëgjoje, o Zot, çështjen time të drejtë,
vështroje lutjen time,
Vëri vesh lutjes sime
del nga buzët joshtiracake.

5 Mbaj hapat e mi brenda shtigjeve të tua,
që këmbët të mos më marrakoten.

6 Në ndihmë të thërras ty, o Hyj, e më vështro,
ma prir veshin tënd e dëgjo fjalët e mia,

8 Më ruaj porsi beben e syrit,
më fsheh nën hijen e krahëve të tu,

15 E unë në pafajësi do ta shikoj fytyrën tënde,
e një ditë, kur të zgjohem, do të kënaqem me praninë tënde.


UNGJILLI: LUKA 19:11-28

Shëmbëlltyra e dhjetë monedhave
(Mt 25, 14‑30)

11 Ndërsa ata po e dëgjonin, ai shtoi shëmbëlltyrën për arsye se mendonin se do të vinte Mbretëria e Hyjit aty për aty, pse Jezusi ishte afër Jerusalemit. 

12 Tha, pra:
“Një njeriu prej familjes bujare iu desh të shkojë në një vend të largët për të marrë në dorëzim mbretërinë e vet e pastaj të kthehej. 

13 I thirri dhjetë shërbëtorët e vet, u dha dhjetë monedha dhe u tha: ‘Tregtoni derisa të kthehem!’

14 Por bashkëqytetarët e tij e urrenin dhe dërguan pas tij përfaqësues për të thënë: ‘Nuk duam që ky të mbretërojë mbi ne.’

15 Kur ai u kthye, pasi e mori në dorëzim mbretërinë, urdhëroi t’ia sjellin shërbëtorët, të cilëve u kishte dhënë të hollat, për të parë sa kishin fituar.

16 Doli i pari dhe tha: ‘Zotëri, monedha jote dha dhjetë monedha.’ 

17 Ai iu përgjigj: ‘Të lumtë, shërbëtor i mirë! Pasi ishe besnik në një gjë kaq të vogël, sundo mbi dhjetë qytete!’

18 Erdhi edhe i dyti e tha: ‘Zotëri, monedha jote dha edhe pesë monedha.’

19 ‘Sundo ‑ i tha edhe këtij ‑ edhe ti mbi pesë qytete!’

20 Atëherë erdhi një tjetër e tha: ‘Zotëri, ja monedha jote! E ruajta të mbështjellë me shami. 

21 U frikësova prej teje sepse je njeri i rreptë: merr çka nuk depozitove, korr çka nuk mbolle.’

22 Ai iu përgjigj: ‘Të dënoj pikërisht prej fjalëve të tua, shërbëtor i keq! E dije se jam njeri i rreptë, që marr çka nuk depozitova, korr çka nuk mbolla! 

23 Pse nuk e depozitove paranë time në bankë që, kur të kthehesha, ta merrja bashkë me kamatë?’ 

24 Atëherë u tha të pranishmëve: ‘Merrjani monedhen e jepjani atij që ka dhjetë!’ 

25 Ata i thanë: ‘Zotëri, ai i ka dhjetë mna!’ 

26 Unë po ju them se atij që ka, do t’i jepet edhe më shumë e atij që s’ka, do t’i merret edhe ajo pakicë që ka. 

27 Ndërkaq armiqtë e mi ‑ ata që nuk më deshën për mbret ‑ sillni këtu dhe vritni para syve të mi!”

28 Si i tha këto, vazhdoi rrugën përpara duke u ngjitur në Jerusalem.