Pages

Biri i njeriut erdhi ta kërkojë e ta shëlbojë atë që pati humbur - E Marte 19 Nentor 2013

Psalm: Psalm 3:2-7
UNGJILLI: LUKA 19:1-10



Psalm: Psalm 3:2-7

2 Sa shumë janë, o Zot, ata që më salvojnë!
Sa shumë nga ata që po më çohen kundër!

3 Shumë janë ata që thonë për mua:
“As Hyji më nuk do ta shpëtojë”!

4 Por ti, o Zot, je mbrojtësi im,
nderi im që lart ma mban kokën!

5 Zërin tim e lartësoj te Zoti
dhe më vështron prej malit të vet të shenjtë.

6 Unë bie në shtrojë e fle
e prapë zgjohem: sepse Zoti më ruan.

7 Jo, nuk i druaj njerëzit edhe me mijëra në qofshin
që përqark më rrethojnë porsi armiq.
Ngrihu, o Zot, më shpëto, o Hyji im!


UNGJILLI: LUKA 19:1-10

1 Jezusi hyri në Jeriho dhe po kalonte nëpër qytet.

2 Dhe, ja, një njeri që quhej Zake. Ky ishte kryetagrambledhës dhe pasanik. 

3 Dëshironte të shihte kush është Jezusi, por nuk mundte prej popullit, sepse ishte me shtat i vogël. 

4 U lëshua vrap përpara, shkoi e hipi në një fik për ta parë sepse andej do të kalonte.

5 Kur Jezusi erdhi në atë vend, shikoi përpjetë dhe i tha: “Zake, zbrit shpejt! Sot do të vij të rri në shtëpinë tënde!” 

6 Ai zbriti me nxitim dhe e pranoi plot gëzim. 

7 Të gjithë ata që panë, filluan të murmurisin:
“Ktheu të rrijë te një mëkatar!”

8 Zakeu u ngrit në këmbë dhe i tha Zotërisë:
“Ja, Zotëri, gjysmën e pasurisë po ua jap skamnorëve, e, nëse ia kam bërë ndokujt ndonjë të padrejtë, ia kthej katërfish!”

9 Atëherë Jezusi i tha:
“Sot i erdhi kësaj shtëpie shëlbimi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit! 

10 Sepse Biri i njeriut erdhi ta kërkojë e ta shëlbojë atë që pati humbur.”