Pages

Mosbesimi i njeriut - E Premte, 30 Mars 2012

Leximi i pare: Jeremia 20:10-13
Psalm: Psalm 18:2-7
Ungjilli: Gjoni 10:31-42
 ---------------------------
Leximi i pare: Jeremia 20:10-13
10 Dëgjoja shpifjet e shumë vetave: "Tmerr rreth e qark! Paditeni dhe do ta padisim!". Tërë ata me të cilët jetoja në paqe prisnin që unë të pengohesha dhe thonin: "Ndofta do të bindet, kështu ne do të kemi epërsi mbi të dhe do të hakmerremi kundër tij".
11 Por Zoti është me mua si një hero i fuqishëm; prandaj ndjekësit e mi do të pengohen dhe nuk do të kenë epërsi; do të turpërohen me të madhe, sepse nuk do t`ia dalin mbanë; turpi i tyre do të jetë i përjetshëm dhe nuk do të harrohet.
12 Por ti, o Zot i ushtrive, që provon të drejtin dhe heton mendjen dhe zemrën, tregomë hakmarrjen tënde mbi ta, sepse ty të kam besuar çështjen time.
13 Këndojini Zotit, lëvdoni Zotin, sepse ka çliruar jetën e nevojtarit nga dora e keqbërësve.

Psalm: Psalm 18:2-7
2 Zoti është kështjella ime, fortesa ime dhe çliruesi im, Perëndia im, shkëmbi im ku gjej strehë, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, streha ime e i lartë.
3 Unë i kërkoj ndihmë Zotit, që është i denjë për t`u lëvduar, dhe kështu shpëtoj nga armiqtë e mi.
4 Dhembje vdekjeje më kishin pushtuar dhe përrenj njerëzish të kobshëm më kishin tmerruar.
5 Ankthet e Sheolit më kishin rrethuar dhe leqet e vdekjes më rrinin përpara.
6 Në ankthin tim kërkova Zotin dhe i klitha Perëndisë tim; ai e dëgjoi zërin tim nga tempulli i tij dhe zëri im arriti para tij, në veshët e tij.
7 Atëherë dheu u trondit dhe u drodh; edhe themelet e maleve luajtën dhe ranë, sepse ai ishte zemëruar shumë.

Ungjilli: Gjoni 10:31-42
31 Prandaj Judenjtë morën përsëri gurë për ta vrarë me gurë.
32 Jezusi u përgjigj atyre: ``Ju tregova shumë vepra të mira nga Ati im; për cilën nga këto më vrisni me gurë?``.
33 Judenjtë u përgjigjën duke thënë: ``Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, po për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Perëndi``.
34 Jezusi u përgjigj atyre: ``A nuk është shkruar në ligjin tuaj: "Unë thashë: Ju jeni perëndi"?
35 Nëse ai i quan perëndi ata, të cilëve u qe drejtuar fjala e Perëndisë (dhe Shkrimi nuk mund të bjerë poshtë),
36 ju thoni se ai, që Ati e ka shenjtëruar dhe e ka dërguar në botë, blasfemon, sepse ka thënë: "Unë jam Biri i Perëndisë"?
37 Nëse unë nuk bëj veprat e Atit tim, mos më besoni,
38 por nëse i bëj, edhe po të mos më besoni mua, u besoni të paktën veprave, që të njihni e të besoni se Ati është në mua dhe unë në atë``.
39 Për këtë arsye ata kërkonin përsëri ta kapnin, por ai ikte nga duart e tyre.
40 Dhe shkoi përsëri përtej Jordanit, në vendin ku më parë Gjoni pagëzonte; dhe ndaloi aty.
41 Dhe shumë veta erdhën tek ai dhe thoshnin: ``Gjoni vërtet nuk bëri asnjë shenjë, por gjithçka që Gjoni tha për këtë ishte e vërtetë``.
42 Dhe atje shumë veta besuan në të.


“Meshira me e madhe e Zotit eshte qe te mos i ler ato vende qe nuk jane ne paqe me Zotin te jene ne paqe me njera tjetren.”-- Shen Pio of Pietrelcina

Shenim:
- Perkthimet e bibles jane marre nga faqja elektonike
http://albkristian.com/bibla_shqip/
- Leximet ditore te bibles ne anglisht: http://www.ewtn.com/devotionals/inspiration.asp