Pages

Abrahami dhe Beselidhja e Zotit - E Enjte 29 Mars 2012

Leximi i pare: Zanafilla 17:3-9
Psalm: Psalm 105:4-9
Ungjilli: Gjoni 8:51-59
--------------------------- 
Leximi i pare: Zanafilla 17:3-9
3 Atëherë Abrami përuli fytyrën në tokë dhe Perëndia i foli, duke i thënë:
4 "Sa për mua, ja unë po bëj një besëlidhje me ty; ti do të bëhesh babai i një shumice kombesh.
5 Dhe nuk do të quhesh më Abram, por emri yt do të jetë Abraham, sepse unë të bëj babanë e një shumice kombesh.
6 Do të të bëj shumë frytdhënës. Pastaj do të bëj prej teje kombe dhe prej teje kanë për të dalë mbretër.
7 Dhe do të caktoj besëlidhjen time midis meje dhe teje, si dhe me pasardhësit e tu, nga një brez në një brez tjetër; kjo do të jetë një besëlidhje e përjetshme, me të cilën unë do të marr përsipër
8 Dhe ty dhe pasardhësve të tu pas teje, do t`u jap vendin ku ti banon si një i huaj: tërë vendin e Kanaanëve, në pronësi për gjithnjë; dhe do jem Perëndia i tyre".
9 Pastaj Perëndia i tha Abrahamit: "Nga ana jote, ti do ta respektosh besëlidhjen time, ti dhe pasardhësit e tu, nga një brez në tjetrin.

Psalm: Psalm 105:4-9
4 Kërkoni Zotin dhe forcën e tij; kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij.
5 Mbani mend çuditë që ai ka bërë, mrekullitë dhe gjykimet e gojës së tij,
6 ju, o pasardhës së Abrahamit, shërbëtorit të tij, o bij të Jakobit, të zgjedhur të tij.
7 Ai është Zoti, Perëndia ynë; gjykimet e tij janë mbi gjithë tokën.
8 Ai mban mend përjetë besëlidhjen e tij dhe për një mijë breza fjalën e komanduar prej tij,
9 besëlidhjen që lidhi me Abrahamin dhe betimin që i bëri Isakut

Ungjilli: Gjoni 8:51-59
51 Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ai që zbaton fjalën time, nuk do ta shohë kurrë vdekjen, përjetë``.
52 Pra Judenjtë i thanë: ``Tani njohim se ti ke një demon. Abrahami dhe profetët kanë vdekur, kurse ti thua: "Kur njëri zbaton fjalën time, nuk do ta shijojë kurrë vdekjen, përjetë".
53 Ti qenke më i madh se ati ynë Abraham, i cili ka vdekur? Edhe profetët kanë vdekur; kush pretendon se je?``.
54 Jezusi u përgjigj: ``Në qoftë se unë e përlëvdoj veten, lavdia ime s`është asgjë. Éshtë Ati im ai që më përlëvdon, për të cilin ju thoni se është Perëndia juaj.
55 Por ju ende s`e keni njohur, kurse unë e njoh dhe, po të thoja se nuk e njoh, do të isha një gënjeshtar si ju; por unë e njoh dhe e zbatoj fjalën e tij.
56 Abrahami, ati juaj, ngazëllohej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua``.
57 Judenjtë, pra, i thanë: ``Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?``.
58 Jezusi u tha atyre: ``Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam``.
59 Atëherë ata morën gurë, që t`i hidhnin kundër tij; por Jezusi u fsheh dhe doli nga tempulli, duke kaluar midis tyre; dhe kështu u largua.

"Nese jeta jone nuk do te ishte nen mbrojtjen e Maries, ne mund te dridheshim per kembnguljen dhe shpetimin tone."-- Shen Peter Julian Eymard

Shenim:
- Perkthimet e bibles jane marre nga faqja elektonike
http://albkristian.com/bibla_shqip/
- Leximet ditore te bibles ne anglisht: http://www.ewtn.com/devotionals/inspiration.asp