Pages

E Merkure, 14 Mars 2012

Leximi i pare: Ligji I Perterire 4:1, 5-9
Psalm: Psalm 147:12-13, 15-16, 19-20
Ungjilli: Mateu 5:17-19
--------------------------------
Leximi i pare: Ligji I Perterire 4:1, 5-9

Kapitulli 4:

1. "Tani, pra, o Izrael, dëgjo statutet dhe dekretet që po ju mësoj, që t`i zbatoni në praktikë, të jetoni dhe të shtini në dorë vendin që Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ju jep.
5. Ja, unë ju mësova statutet dhe dekretet, ashtu si Zoti, Perëndia im, më ka urdhëruar, me qëllim që t`i zbatoni në vendin në të cilin po hyni për ta shtënë në dorë.
6. Do t`i respektoni, pra, dhe do t`i zbatoni në praktikë; sepse kjo do të jetë dituria dhe zgjuarsia juaj në sytë e popujve, të cilët, duke dëgjuar të flitet për të gjitha këto statute, kanë për të thënë: "Ky komb i madh është një popull i ditur dhe i zgjuar!".
7. Cili komb i madh ka në fakt Perëndinë aq pranë vetes, si Zotin Perëndinë tonë, që është pranë nesh sa herë e kërkojmë?
8. Cili komb i madh ka statute dhe dekrete të drejta si gjithë ky ligj që po ju vë përpara sot?
9. Vetëm kini kujdes për veten tuaj dhe tregohuni të zellshëm për shpirtin tuaj, në mënyrë që të mos harroni gjërat që sytë tuaj kanë parë dhe këto të mos largohen nga zemra juaj për të gjitha ditët e jetës suaj. Por ua mësoni bijve tuaj dhe bijve të bijve tuaj.

Psalm: Psalm 147:12-13, 15-16, 19-20

12. Lëvdo Zotin, o Jeruzalem, kremto Perëndinë tënd, o Sion.
13. Sepse ai ka përforcuar shufrat e portave të tua dhe ka bekuar bijtë e tu në mes teje.
15. Dërgon mbi tokë urdhërin e tij, fjala e tij merr dheun.
16. Dërgon borën si lesh dhe përhap brymën si hi.
19. Ai ia ka bërë të njohur Jakobit fjalën e tij, dhe Izraelit statutet e tij dhe dekretet e tij.
20. Ai nuk e ka bërë këtë me asnjë komb tjetër; dhe ato nuk i njohin dekretet e tij. Aleluja.

Ungjilli: Mateu 5:17-19

Kapitulli 5:

17. ``Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar.
18. Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka.
19. Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t`u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t`i vërë në praktikë dhe do t`ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve.

"Gjate dites, kujto sa me shpesh te mundesh se qendron ne pranine e Zotit. Konsidero se çfare ben Ai dhe çfare ben ti. Do shikosh se syte e Tij jane kthyer nga ty dhe gjithmone te ngulitur tek ty me nje dashuri te pakrahasueshme." -- Shen. Francis de Sales

Shenim:
- Perkthimet e bibles jane marre nga faqja elektonike http://albkristian.com/bibla_shqip/
- Leximet ditore te bibles ne anglisht: http://www.ewtn.com/devotionals/inspiration.asp