Pages

Engjelli Gabriel - E Hene 26 Mars 2012

Dite Feste – SHPALLJA E ZOTIT - Engjelli Gabriel i shfaqet Virgjeres Marie

Leximi i pare: Isaia 7:10-14; 8:10
Psalm: Psalm 40:7-11
Leximi I dyte: Hebrenjte 10:4-10
Ungjilli: Luka 1:26-38
 ---------------------------------------
Leximi i pare: Isaia 7:10-14; 8:10
10 Zoti i foli përsëri Ashazit dhe i tha:
11 "Kërkoji një shenjë për vete Zotit, Perëndisë tënd; kërkoja ose në thellësitë ose në lartësitë".
12 Por Ashazi u përgjigj: "Unë nuk do të kërkoj asgjë, nuk dua të tundoj Zotin".
13 Atëherë Isaia tha: "Dëgjoni tani, o shtëpi e Davidit! Mos është, vallë, një gjë e vogël për ju të lodhësh njerëzit, që doni të lodhni edhe Perëndinë tim?
14 Prandaj vet Zoti do t`ju japë një shenjë: Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel.
10 Bëni, pra, plane, por do të dalin bosh. Thoni një fjalë, por ajo nuk do të realizohet, sepse Perëndia është me ne".

Psalm: Psalm 40:7-11
7 Atëherë unë thashë: "Ja, po vij. Në rrotullin e librit shkruhet për mua.
8 Perëndia im, unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd dhe ligji yt është në zemrën time".
9 E shpalla drejtësinë tënde në kuvendin e madh; ja, unë nuk i mbaj buzët të mbyllura, o Zot, ti e di këtë.
10 Nuk e kam fshehur drejtësinë tënde në zemrën time; kam shpallur besnikërinë tënde dhe shpëtimin tënd; nuk e kam fshehur mirësinë tënde as të vërtetën tënde para kuvendit të madh.
11 Mos më moho, o Zot, mëshirën zemërbutë; mirësia jote dhe e vërteta jote më mbrofshin gjithnjë.

Leximi I dyte: Hebrenjte 10:4-10
4 sepse është e pamundur që gjaku i demave dhe i cjepve të heqë mëkatët.
5 Prandaj, duke hyrë në botë, ai thotë: ``Ti nuk deshe as flijim as mblatë, po bëre gati për mua një trup;
6 ti nuk pëlqeve as olokauste as flijimet për mëkatin.
7 Atëherë unë thashë: "Ja, unë po vij; në rotullin e librit është shkruar për mua; për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd"``.
 8 Mbasi tha: ``Ti nuk deshe as flijim as mblatë, as olokauste as flijime për mëkatin, që të blatohen sipas ligjit``,
9 ai shtoi: ``Ja, unë vij për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd``. Ai heq të parën, që të vërë të dytën.
10 Prej këtij vullneti, ne jemi shenjtëruar me anë të kushtimit të trupit të Jezu Krishtit, që u bë një herë për të gjithë.

Ungjilli: Luka 1:26-38
26 Në muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret,
27 te një e virgjër, që ishte e fejuar me një njeri që quhej Jozef, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës ishte Maria.
28 Dhe engëlli hyri te ajo dhe tha: ``Tungjatjeta, o hirplote, Zoti është me ty; ti je e bekuar ndër gratë``.
29 Por kur e pa atë, ajo mbeti e shqetësuar nga fjalët e tij, dhe pyeste vetveten çfarë kuptimi mund të kishte një përshëndetje e tillë.
30 Dhe engjëlli i tha: ``Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë.
31 Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t`ia vesh emrin Jezus.
32 Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t`i japë fronin e Davidit, atit të tij;
33 dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur``.
34 Dhe Maria i tha engjëllit: ``Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?``.
35 Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ``Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.
36 Dhe ja, Elizabeta, e afërmja jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, mbeti shtatzënë me një djalë; dhe ky është muaji i gjashtë për të, që e quanin shterpë,
37 sepse me Perëndinë asgjë s`është e pamundshme``.
38 Atëherë Maria tha: ``Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate``. Dhe engjëlli u largua prej saj.

“Sa e embel ka qene per mua mungesa e kenaqesive te kesaj bote te pavlere! Çfare kenaqesie te pakrahasueshme qe kam ndjere pas kesaj mungese edhe pse me pare ishte e tmerrshme”-- Shen Augustine


Shenim:
- Perkthimet e bibles jane marre nga faqja elektonike
http://albkristian.com/bibla_shqip/
- Leximet ditore te bibles ne anglisht: http://www.ewtn.com/devotionals/inspiration.asp