Pages

Besimi tek Zoti - E Marte, 27 Mars 2012

Leximi i pare: Numrat 21:4-9
Psalm: Psalm 102:2-3, 16-21
Ungjilli: Gjoni 8:21-30
 ------------------------------------------------
Leximi i pare: Numrat 21:4-9
4 Pastaj bijtë e Izraelit u nisën nga mali i Horit, dhe u drejtuan nga Deti i Kuq, për t`i ardhur qark vendit të Edomit; dhe populli u dëshpërua për shkak të rrugës.
5 Populli, pra, foli kundër Perëndisë kundër Moisiut, duke thënë: "Pse na nxorët nga Egjipti që të vdesim në këtë shkretëtirë? Sepse këtu nuk ka as bukë as ujë, na vjen neveri për këtë ushqim të keq".
6 Atëherë Zoti dërgoi midis popullit gjarpërinj flakërues, të cilët kafshonin njerëzit, dhe shumë Izraelitë vdiqën.
7 Dhe kështu populli shkoi te Moisiu dhe i tha: "Kemi mëkatuar, sepse kemi folur kundër Zotit dhe kundër teje; lutju Zotit që të largojë nga ne këta gjarpërinj" Dhe Moisiu u lut për popullin.
8 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Bëj një gjarpër flakërues dhe vëre mbi një shtizë; kështu çdo njeri që do të kafshohet prej tij dhe do ta shikojë, ka për të jetuar".
9 Moisiu bëri atëherë një gjarpër prej bronzi dhe e vuri mbi një shtizë, dhe ndodhte që, kur një gjarpër kafshonte dikë, në rast se ky shikonte gjarprin prej bronzi, ai vazhdonte të jetonte.


Psalm: Psalm 102:2-3, 16-21
2 Mos ma fshih fytyrën tënde ditën e fatkeqësisë sime. Zgjate ndaj meje veshin tënd; kur unë të kërkoj, nxito të më përgjigjesh.
3 Sepse ditët e mia davariten si tymi dhe kockat e mia digjen si urë zjarri.
16 kur Zoti do të rindërtojë Sionin dhe do të duket në lavdinë e tij.
17 Ai do të dëgjojë lutjen e njerëzve të braktisur dhe nuk do ta përbuzë lutjen e tyre.
18 Kjo do të shkruhet për brezin e ardhshmëm, dhe populli që do të krijohet do të lëvdojë Zotin,
19 sepse ai shikon nga lartësia e shenjtërores së tij; nga qielli Zoti këqyr dheun,
20 për të dëgjuar vajtimin e robërve, për të çliruar të dënuarit me vdekje;
21 me qëllim që në Sion të shpallin emrin e Zotit dhe në Jeruzalem lavdinë e tij,

Ungjilli: Gjoni 8:21-30
21 Jezusi, pra, u tha atyre përsëri: ``Unë po shkoj dhe ju do të më kërkoni, dhe do të vdisni në mëkatin tuaj. Atje ku shkoj unë, ju nuk mund të vini``.
22 Prandaj Judenjtë thoshnin: ``Mos don të vrasë veten, sepse thotë: "Ku shkoj unë, ju nuk mund të vini"?``.
23 Dhe ai u tha atyre: ``Ju jeni nga këtu poshtë, kurse unë jam nga atje lart; ju jeni prej kësaj bote, unë nuk jam prej kësaj bote.
24 Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja``.
25 Atëherë ata i thanë: ``Kush je ti?``. Dhe Jezusi u tha atyre: ``Pikërisht atë që ju thashë.
26 Shumë gjëra kam për të thënë e për të gjykuar lidhur me ju; por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe gjërat që kam dëgjuar nga ai, ia them botës``.
27 Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste atyre për Atin.
28 Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar.
29 Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s`më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë``.
30 Ndërsa ai thoshte këto gjëra, shumë veta besuan në të.

Ne duhet ta duam Zotin sepse Ai eshte Zoti dhe masa e dashurise sone duhet te jete q eta duam Ate pa mase. -- Shen Bernard

Shenim:
- Perkthimet e bibles jane marre nga faqja elektonike
http://albkristian.com/bibla_shqip/
- Leximet ditore te bibles ne anglisht: http://www.ewtn.com/devotionals/inspiration.asp