Pages

Besimi tek Zoti - E Merkure 28 Mars 2012

Leximi i pare: Danieli 3:14-20, 91-92, 95
Ungjilli: Gjoni 8:31-42
 ----------------------------------------
Leximi i pare: Danieli 3:14-20, 91-92, 95
14 Nebukadnetsari u drejtoi atyre fjalën, duke thënë: "Shadrak, Meshak dhe Abed-nego, a është e vërtetë që nuk u shërbeni perëndive të mia dhe nuk adhuroni figurën e artë që unë kam ngritur?
15 Tani, posa të dëgjoni zërin e bririt, të flautit, të qestes, të lirës, të salterit, të gajdes dhe të çdo lloj vegle, në rast se jeni gati të bini përmbys për të adhuruar figurën që unë kam bërë, mirë; por në rast se nuk do ta adhuroni, do t`ju hedhin menjëherë në mes të një furre të ndezur; dhe cila ështe ajo perëndi që do të mund t`ju çlirojë nga duart e mia?
16 Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego iu përgjigjën mbretit, duke thënë: "O Nebukadnetsar, ne nuk kemi nevojë të të japim përgjigje lidhur me këtë.
17 Ja, Perëndia ynë, të cilit i shërbejmë, është në gjendje të na çlirojë nga furra e ndezur, dhe do të na çlirojë nga dora jote, o mbret.
18 Por edhe sikur të mos e bënte, dije, o mbret, që ne nuk do t`u shërbejmë perëndive të tua dhe nuk do të adhurojmë figurën e artë që ti ke ngritur".
19 Atëherë Nebukadnetsari u mbush me inat dhe shprehja e fytyrës së tij ndryshoi ndaj Shadrakut, Meshakut dhe Abed-negos. Duke marrë përsëri fjalën, urdhëroi që furra të ngrohej shtatë herë më shumë se zakonisht.
20 Pastaj urdhëroi disa njerëz të fortë dhe trima të ushtrisë së tij të lidhnin Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon dhe t`i hidhnin në furrën e zjarrit përvëlues.
24 Atëherë mbreti Nebukadnetsar, i habitur, u ngrit me nxitim dhe filloi t`u thotë këshilltarëve të tij: "Nuk i kemi hedhur tre burrat të lidhur në mes të zjarrit?". Ata u përgjigjën dhe i thanë mbretit: "Sigurisht, o mbret".
25 Ai foli përsëri: "Ja, unë po shoh katër burra të palidhur, që ecin në mes të zjarrit, pa pësuar asnjë dëm; dhe pamja e të katërtit i përngjan asaj të një biri të Perëndisë".
28 Nebukadnetsari filloi të thotë: "Qoftë i bekuar Perëndia i Shadrakut, i Meshakut dhe i Abed-negos, që ka dërguar engjëllin e tij dhe ka çliruar shërbëtorët e tij, që kanë pasur besim tek ai. Ata nuk ju binden urdherit mbreteror dhe me pare jepnin jeten sesa ti sherbenin apo adhuronin ndonje zot tjeter pervec se Zotit te tyre.

Ungjilli: Gjoni 8:31-42
31 Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan në të: ``Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;
32 do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t`ju bëjë të lirë``.
33 Ata iu përgjigjën: ``Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe s`kemi qenë kurrë sk-llevër të askujt; si mund të thuash ti: "Do të bëheni të lirë"?``.
34 Jezusi u përgjigj atyre: Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit.
35 Por skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë.
36 Pra, nëse Biri do t`ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë``.
37 ``Unë e di se jeni pasardhësit e Abrahamit, por ju kërkoni të më vrisni, sepse fjala ime nuk gjen vend në ju.
38 Unë flas për ç`kam parë tek Ati im, dhe ju bëni gjërat që keni parë tek ati juaj``.
39 Ata, duke u përgjigjur, i thanë: ``Ati ynë është Abrahami``. Jezusi u tha atyre: ``Po të ishit bij të Abrahamit, do të bënit veprat e Abrahamit;
40 por ju tani kërkoni të më vrisni mua, që ju kam folur të vërtetën që kam dëgjuar nga Perëndia; Abrahami këtë nuk e bëri.
41 Ju bëni veprat e atit tuaj``. Prandaj ata i thanë: ``Ne nuk lindëm nga kurvërimi; ne kemi një Atë të vetëm: Perëndinë``.
42 Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Po të ishte Perëndia Ati juaj, ju do të më donit, sepse kam dalë dhe kam ardhur nga Perëndia; nuk kam ardhur, pra, nga vetja ime, por ai më ka dërguar.

Shenim:
- Perkthimet e bibles jane marre nga faqja elektonike
http://albkristian.com/bibla_shqip/
- Leximet ditore te bibles ne anglisht: http://www.ewtn.com/devotionals/inspiration.asp