Leximi i parë: Danieli 3: 14-20, 46-50, 91-92, 95
Psalm: Danieli 3:52-56
UNGJILLI: GJONI 8:31-42
Leximi i parë: Danieli 3:14-20, 24-25, 28
14
|
Nebukadnetsari u drejtoi atyre fjalën,
duke thënë: "Shadrak, Meshak dhe Abed-nego, a është e vërtetë që nuk u
shërbeni perëndive të mia dhe nuk adhuroni figurën e artë që unë kam ngritur? |
15
|
Tani, posa të dëgjoni zërin e bririt, të
flautit, të qestes, të lirës, të salterit, të gajdes dhe të çdo lloj vegle,
në rast se jeni gati të bini përmbys për të adhuruar figurën që unë kam bërë,
mirë; por në rast se nuk do ta adhuroni, do t`ju hedhin menjëherë në mes të
një furre të ndezur; dhe cila ështe ajo perëndi që do të mund t`ju çlirojë
nga duart e mia? |
16
|
Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego iu
përgjigjën mbretit, duke thënë: "O Nebukadnetsar, ne nuk kemi nevojë të
të japim përgjigje lidhur me këtë. |
17
|
Ja, Perëndia ynë, të cilit i shërbejmë,
është në gjendje të na çlirojë nga furra e ndezur, dhe do të na çlirojë nga
dora jote, o mbret. |
18
|
Por edhe sikur të mos e bënte, dije, o
mbret, që ne nuk do t`u shërbejmë perëndive të tua dhe nuk do të adhurojmë
figurën e artë që ti ke ngritur". |
19
|
Atëherë Nebukadnetsari u mbush me inat
dhe shprehja e fytyrës së tij ndryshoi ndaj Shadrakut, Meshakut dhe
Abed-negos. Duke marrë përsëri fjalën, urdhëroi që furra të ngrohej shtatë
herë më shumë se zakonisht. |
20
|
Pastaj urdhëroi disa njerëz të fortë dhe
trima të ushtrisë së tij të lidhnin Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon dhe
t`i hidhnin në furrën e zjarrit përvëlues. |
24
|
Atëherë mbreti Nebukadnetsar, i habitur,
u ngrit me nxitim dhe filloi t`u thotë këshilltarëve të tij: "Nuk i kemi
hedhur tre burrat të lidhur në mes të zjarrit?". Ata u përgjigjën dhe i thanë
mbretit: "Sigurisht, o mbret". |
25
|
Ai foli përsëri: "Ja, unë po shoh
katër burra të palidhur, që ecin në mes të zjarrit, pa pësuar asnjë dëm; dhe
pamja e të katërtit i përngjan asaj të një biri të Perëndisë". |
28
|
Nebukadnetsari filloi të thotë:
"Qoftë i bekuar Perëndia i Shadrakut, i Meshakut dhe i Abed-negos, që ka
dërguar engjëllin e tij dhe ka çliruar shërbëtorët e tij, që kanë pasur besim
tek ai; ata |
Psalm: Danieli 3:52-56
52
“I bekuar je, o Zot, Hyji i etërve tanë,
I bekuar emri shenjt i
lavdisë sate!
53
I bekuar je në Tempullin e lavdisë sate të
shenjtë!
54
I bekuar je në fronin e mbretërisë sate!
55
I bekuar je, ti që shqyrton humnerat
e që rri mbi kerubinë,
56
I bekuar je në kupën qiellore!
UNGJILLI: GJONI 8:31-42
31
|
Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan
në të: ``Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e
mi; |
32
|
do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta
do t`ju bëjë të lirë``. |
33
|
Ata iu përgjigjën: ``Ne jemi pasardhës
të Abrahamit dhe s`kemi qenë kurrë skllevër të askujt; si mund të thuash ti:
"Do të bëheni të lirë"?``. |
34
|
Jezusi u përgjigj atyre: Në të vërtetë,
në të vërtetë po ju them: |
35
|
Por skllavi nuk rri përgjithmonë në
shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë. |
36
|
Pra, nëse Biri do t`ju bëjë të lirë, do
të jeni me të vërtetë të lirë``. |
37
|
``Unë e di se jeni pasardhësit e
Abrahamit, por ju kërkoni të më vrisni, sepse fjala ime nuk gjen vend në ju. |
38
|
Unë flas për ç`kam parë tek Ati im, dhe
ju bëni gjërat që keni parë tek ati juaj``. |
39
|
Ata, duke u përgjigjur, i thanë: ``Ati
ynë është Abrahami``. Jezusi u tha atyre: `` |
40
|
por ju tani kërkoni të më vrisni mua, që
ju kam folur të vërtetën që kam dëgjuar nga Perëndia; Abrahami këtë nuk e
bëri. |
41
|
Ju bëni veprat e atit tuaj``. Prandaj
ata i thanë: ``Ne nuk lindëm nga kurvërimi; ne kemi një Atë të vetëm:
Perëndinë``. |
42
|
Atëherë Jezusi u tha atyre: `` |
Konsiderojeni veprimin e Jezusit të pranimit në kopësht
dhe sa shumë i kushton Atij, duke e bërë Atë të derdhë djersë gjaku! Bëheni vetë
këtë veprim kur gjërat ju shkojnë mirë si dhe kur edhe janë kundër jush. Nëse vullneti
juaj largohet nga rebelimi ju mund të jeni të sigurtë se vullneti, sipas mënyrës
së vetë, e ka shprehur veprën e vet të pranimit.
-- Shën Pio i Pietrelcinës