Leximi i pare: Jeremia 17:5-10
Psalm: Psalm 1:1-4, 6
UNGJILLI: Luka 16:19-31
---------------------------------------------
Leximi i pare: Jeremia 17:5-10
5. Kështu thotë Zoti:
"Mallkuar qoftë njeriu që ka besim te njeriu dhe e bën nga mishi krahun e
tij, dhe zemra e të cilit largohet nga Zoti!
6. Ai do të jetë si një
brukë në shkretëtirë; kur vjen e mira, nuk ka për ta parë. Do të banojë në
vende të thata në shkretëtirë, në një tokë të kripur pa banorë.
7. Lum ai njeri që beson
te Zoti dhe besimi i të cilit është Zoti!
8. Ai do të jetë si një
pemë i mbjellë pranë ujit, që i shtrin rrënjët e tij gjatë lumit. Nuk do ta
ndjejë kur vjen vapa dhe gjethet e tij do të mbeten të gjelbra; në vitin e
thatësirës nuk do të ketë asnjë shqetësim dhe do të vazhdojë të mbajë fryte.
9. Zemra gënjehet më tepër
se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë
atë?
10. Unë, Zoti, hetoj
zemrën, vë në provë mendjen për t`i dhënë secilit sipas rrugëve të tij, sipas
frytit të veprimeve të tij.
Psalm: Psalm 1:1-4, 6
1. Lum njeriu që nuk ecën
sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk
ulet bashkë me tallësit,
2. por që gjen kënaqësinë
e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.
3. Ai do të jetë si një
pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe
të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi.
4. Të tillë nuk janë të
pabesët; janë si byku që era e shpërndan.
6. Sepse Zoti njeh rrugët e të drejtëve, por rruga e të pabesëve të çon në shkatërrim.
UNGJILLI: Luka 16:19-31
19. Por atje ishte një
njeri i pasur, që vishej me të purpurta dhe me rroba të çmueshme prej liri dhe
për ditë e kalonte shkëlqyeshëm.
20. Atje ishte edhe një
lypës, i quajtur Llazar, që rrinte para derës së tij, dhe trupin e kishte plot
me plagë të pezmatuara,
21. dhe dëshironte të
ngopej me thërrimet që binin nga tryeza e pasanikut; madje edhe qentë vinin e
ia lëpinin plagët.
22. Por ndodhi që lypësi
vdiq dhe engjëjt e çuan në gji të Abrahamit; vdiq edhe pasaniku dhe e varrosën.
23. Dhe, duke pasur
mundime në ferr, i çoi sytë dhe pa nga larg Abrahamin dhe Llazarin në gji të
tij.
24. Atëherë ai bërtiti dhe
tha: "O atë Abraham, ki mëshirë për mua, dhe dërgoje Llazarin të lagë
majën e gishtit të vet në ujë që të më freskojë gjuhën, sepse po vuaj
tmerrësisht në këtë flakë.
25. Por Abrahami thoshte:
"O bir, kujto se ti i ke marrë të mirat e tua gjatë jetës sate, kurse
Llazari të këqijat; tashti, përkundrazi, ai po përdëllehet dhe ti vuan.
26. Dhe, veç të gjithave,
midis nesh dhe jush është një humnerë e madhe, kështu që ata që do të donin të
kalonin që këtej tek ju nuk munden; po ashtu askush nuk mund të kalojë që andej
te ne".
27. Por ai i tha:
"Atëherë, o atë, të lutem ta dërgosh atë te shtëpia e tim eti,
28. sepse unë kam pesë
vëllezër e le t`i paralajmërojë rreptësisht që të mos vijnë edhe ata në këtë
vend mundimesh".
29. Abrahami u përgjigj:
"Kanë Moisiun dhe profetët, le t`i dëgjojnë ata".
30. Ai tha: "Jo, o atë
Abraham, por nëse dikush nga të vdekurit do të shkojë tek ata, do të
pendohen".
31. Atëherë ai i tha:
"Nëse ata nuk e dëgjojnë Moisiun dhe profetët, nuk do të binden edhe në se
dikush ringjallet prej të vdekurish"``.