Pages

Jesu Krishti: Biri i Zotit - E Merkure, 2 Maj 2012

Leximi i pare: Veprat e Apostujve: 12:24 -- 13:5
Psalm: Psalm 67:2-3, 5, 6, 8
Ungjilli: Gjoni 12:44-50
--------------------------------------------------- 
Leximi i pare: Veprat e Apostujve: 12:24 -- 13:5
24 Ndërkaq fjala e Perëndisë rritej dhe përhapej.
25 Dhe Barnaba dhe Sauli, mbasi e përfunduan misionin e tyre, u kthyen nga Jeruzalemi në Antioki duke e marrë me vete Gjonin, të mbiquajtur Marku.
1 Por në kishën e Antiokisë ishin profetë dhe mësues: Barnaba, Simeoni, i quajtur Niger, Luci nga Kireneas, Manaeni, që ishte rritur bashkë me Herodin tetrark, dhe Sauli.
2 Dhe, ndërsa po kryenin shërbesën e Zotit dhe po agjëronin, Fryma e Shenjtë tha: ``M`i ndani veç Barnabën dhe Saulin për veprën për të cilën i kam thirrur``.
3 Atëherë, pasi agjëruan dhe u lutën, vunë duart mbi ta dhe i nisën.
4 Ata, pra, të dërguar nga Fryma e Shenjtë, zbritën në Seleuki dhe që andej lundruan për në Qipro.
5 Kur arritën në Salaminë, shpallën fjalën e Perëndisë në sinagogat e Judenjve; dhe ata kishin me vete edhe Gjonin si ndihmës.

Psalm: Psalm 67:2-3, 5, 6, 8
2 me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote dhe shpëtimi yt midis gjithë kombeve.
3 Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi, të gjithë popujt do të të kremtojnë.
5 Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt.
6 Toka do të prodhojë frytin e vet; Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.
7 Perëndia do të na bekojë dhe tërë skajet e tokës do ta kenë frikë

Ungjilli: Gjoni 12:44-50
44 Pastaj Jezusi thirri dhe tha: ``Kush beson në mua, nuk beson në mua, por në atë që më ka dërguar.
45 Dhe kush më sheh mua, sheh atë që më ka dërguar.
46 Unë kam ardhur si drita për botën, që kushdo që beson në mua të mos mbetet në errësirë.
47 Dhe nëse ndokush i dëgjon fjalët e mia dhe nuk beson, unë nuk e gjykoj; sepse unë nuk kam ardhur ta gjykoj botën, por ta shpëtoj botën.
48 Kush më hedh poshtë dhe nuk i pranon fjalët e mia, ka kush e gjykon; fjala që kam shpallur do të jetë ajo që do ta gjykojë në ditën e fundit.
49 Sepse unë nuk kam folur nga vetja ime, por Ati vetë më ka dërguar dhe më ka urdhëruar ç`duhet të them e të shpall.
50 Dhe unë e di se urdhërimi i Tij është jetë e përjetshme; gjërat, pra, që them unë, i them ashtu siç m`i ka thënë Ati``.
  

 “T’i doni te varferit me butesi, duke i trajtuar ata si pronaret tuaj dhe veten tuaj si sherbetoret e tyre.” - Shen Gjoni i Zotit